Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo është roman i shkrimtarit Dritëro Agolli i botuar më 1973.
Për Burokratët dhe Servilët është shkruar jo pak, por faji përgjithësisht i është hedhur njërës palë: ose eprorit arrogant, ose vartësit të përulur. Kurse në romanin humoristik të D. Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime të emrave tradicionalë “Zylyftar” dhe “Demir”, ku nuk merret vesh ku fillon “modernizimi” dhe ku mbarojnë “përkëdhelja/ përqeshja”, e meritojnë plotësisht njëri–tjetrin. Të dy janë shkaktarë situatash që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit, por edhe të pezmatohet disi. Produkt i njëri-tjetrit, ata janë njëherësh bashkëfajtorë për lëngatën që e vetëvuajnë. Për artin e humorit paraqitja e dy personazheve në bashkëfajësi është një zgjedhje e njohur. Mjafton të kujtojmë, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanço Pançës në veprën e mirënjohur të Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkën të tillë janë, një në dy apo dy në një. Ata ushqejnë njëri–tjetrin dhe nuk mund të ndahen. Zylo pa Demkë dhe Demkë pa Zylo nuk mund të ketë. Cili prej tyre është më shumë fajtor? Kjo nuk është një gjë që zgjidhet lehtë.
Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkësia shtetërore është edhe hierarki meritash. Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nënpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos. Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tlj është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike.
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Dritëro Agolli pdf libra online falas ne shqip
Kliko mbi foton per te lexuar librin online falas ne shqip. #pdf #libraonline #libraneshqip #booksinsta
Prilli i thyer
Prilli i thyer është një nga romanet më të shquara të shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare. I publikuar së pari në vitin 1980 në përmbledhjen "Gjakftohtësia", ky libër që për temë ka besën, gjakmarrjen dhe kanunin në krahinat malore të Shqipërisë Veriore, është përkthyer dhe botuar në dhjetëra gjuhë dhe është filmuar disa herë. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon Kanuni që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton.
Ky roman fillon me personazhin kryesor Gjorgun që ka zënë pritë dhe pret hasmin të shfaqet për t'ia marrë gjakun vëllait. Pas marrjes së gjakut jeta e tij hyn në një periudhë të re kur ai është i shënjuar për tu vrarë nga famijla me të cilën ishin në gjak. Romani i kushtohet bredhjeve të personazhit kryesor nëpër bjeshkë për t'i kryer detyrimet dhe për t'i gëzuar ditët e mbetura të lirisë para se të mbyllej sipas traditës në kullën e ngujimit.
Paralel me këtë linjë, jepet linja tjetër, e ardhjes së një çifti të porsamartuar nga kryeqyteti për ta kaluar muajin e mjaltit në Rrafsh.
This is your Project description. Provide a brief summary to help visitors understand the context and background of your work. Click on "Edit Text" or double click on the text box to start.
Kur sunduesit grinden
Ky libër përfshin historinë e shkrimtarëve të mëdhenj që iu kanë mbijetuar diktaturave, përderisa diktatorët kanë vdekur e janë harruar. Si fill lidhës i veprës shërben historia e shkrimtarit rus Boris Pasternak.Zuri vendin e parë në një anketë të realizuar nga Gazeta Mapo mbi librat më të mirë të vitit 2018, ku morën pjesë mbi 100 personalitete nga fusha e kulturës dhe medias në Shqipëri.[
Kronik ne gur
“Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë “universin Kadare”. Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të “realizmit magjik”. Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm.
Gjirokastra të fton në magji dhe, siç shkruan Kadare, “duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha”. Ai e quan një fat të madh që e nisi jetën e tij në një mjedis të tillë: “Sa më shumë unë mësoja sekretet e artit të të shkruarit, aq më shumë bindesha që kisha patur fat të rritesha në këtë qytet më se të veçantë, që kisha dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e këtyre plakave të vjetra e të mençura, veshur me të zeza, që mbanin kupën e kafesë në njërën dorë dhe tejqyrën në tjetrën”.