top of page

Një zë gruaje që flet me mjeshtërine e arkitektes, ekonomistes dhe ngjyrat e pikturës, ajo ka një emër: Anila Hetoja.

  • Feb 22
  • 6 min read



Anila Hetoja

Portret–Intervistë.

Një zë gruaje që flet me mjeshtërine , arkitektes, ekonomistes dhe ngjyrat e pikturës, ajo ka një emër: Anila Hetoja.

Anila, një emër që mishëron hijeshi, inteligjencë dhe qetësi aristokratike, ku bukuria nuk është qëllim në vetvete, por pasojë e një mendimi të kultivuar dhe një shpirti të edukuar.

Mos harroni ajo eshtë Shkodrane!

“Piktura dhe arti janë zëri me të cilin gratë flasin për botën, jo për ta zbukuruar atë, por për ta ndjerë dhe ndërtuar më thellë.”

Në këtë fjali kombinohet  qartë konteksti bashkëkohor, e ushqyer nga përvoja, arsimi dhe kontakti i drejtpërdrejtë me kulturat perëndimore të mendimit dhe krijimit te Aniles.

Anila Hetoja është një artiste bashkëkohore shqiptare e nivelit të lartë profesional, e cila shpreh këtë zë përmes pikturës dhe arkitekturës së brendshme, duke ndërtuar një dialog të rafinuar mes emocioneve, hapësirës dhe mendimit strukturor. 

Qasja e saj është e matur, e kthjellët dhe e përpunuar, një tipar që dëshmon formim serioz dhe ndjeshmëri urbane.

Rrugëtimi i saj krijues nis që në moshën 5-vjeçare, jo si lojë fëmijërore, por si një instinkt i bukur i hershëm, që me kalimin e viteve u kultivua përmes disiplinës, studimit dhe ekspozimit ndaj horizonteve më të gjera kulturore.

E lindur dhe e formuar në Shkodër, Anila Hetoja mbart finesën e një qyteti që ka ditur gjithnjë të komunikojë me Europën përmes artit dhe kulturës. 

Ky identitet qytetar, i ndërthurur më vonë me përvojën akademike jashtë vendit, e ka ndihmuar të ndërtojë një gjuhë vizuale të hapur, bashkëkohore dhe ndërkombëtare.

Formimi akademik në Ekonomi & Biznes në Tiranë, i përfunduar në vitin 2005, i ka dhënë asaj aftësinë për të menduar artin edhe si sistem, organizim dhe përgjegjësi profesionale.

Ndërsa diploma Bachelor në Arkitekturë të Brendshme në RCC Yorkville University, Toronto, Kanada, në vitin 2012, e ka futur natyrshëm në një kulturë perëndimore të funksionalitetit, estetikës së pastër dhe respektit për hapësirën njerëzore.

Aromen e kultures se saj perendimore e ndjen kur e ke pranë.

Po ndjehet gjithashtu dhe ne botkuptimin e saj si e sheh ajo botën.

Ky kombinim mes formimit vendas dhe atij perëndimor reflektohet qartë në veprën e saj, ku çdo element është i menduar, i matur dhe i lirë nga tepricat, një qasje tipike e shkollave bashkëkohore të Perëndimit.

Ekspozitat personale “Love” (2016), “Nature” (2018), “Sensitive” (2022), “Art Expo” (2023) dhe “Folk” (2024) dëshmojnë një vijë kërkimi të qëndrueshme, ku arti nuk ndjek modën, por zhvillon një identitet të vetin, të edukuar dhe të pjekur estetikisht.

Pjesëmarrja në ekspozita dhe simpoziume ndërkombëtare në Gjermani, Canada, Egjipt, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Bullgari nuk është thjesht prani fizike, por dialog kulturor, ku Anila Hetoja përfaqëson me dinjitet një frymë europiane të artit shqiptar.

Nje cilesi e vyer e saj , eshte se ajo kontribuon si mentore në artet pamore, duke transmetuar jo vetëm teknikë, por edhe etikë profesionale, respekt për procesin dhe kulturë pune de edukatë,  elementë thelbësorë të një formimi perëndimor të konsoliduar.

Si nënë e mire e perkushtuar e dy vajzave, të cilat studiojnë në Commercial Law dhe IT, ajo mishëron modelin e gruas që beson te arsimi si themel i lirisë dhe pavarësisë mendore, duke e parë edukimin jo si privilegj, por si domosdoshmëri shoqërore.Si detyren e saj te parë si nënë.

Sot, Anila Hetoja qëndron si një figurë e plotë dhe e denjë e artit bashkëkohor shqiptar, ku eleganca perëndimore, ndjeshmëria shqiptare dhe profesionalizmi i lartë ndërthuren natyrshëm. 

Ajo është një yll i qetë, që ndriçon  , duke sjellë kulturë, standard dhe vizion.

Dhe ke qef te bashkëbisedosh. 

                ----------------------

E dashur Anila jeni e mirëseardhur në Prestige per intervistë 

Fillojmë:


Pyetje.

Si e ndërtoni ekuilibrin mes funksionalitetit dhe përvojës, si në pikturë ashtu edhe në arkitekturën e brendshme, në mënyrë që hapësira dhe vepra t’i flasin njëkohësisht mendjes dhe ndjenjës?


Përgjigje.

Gjithçka nis nga ndjesia. Funksioni është i domosdoshëm sepse sjell rregull dhe qetësi, por pa ndjenjë mbetet i ftohtë, pa jetë. Kur krijoj, mendoj gjithmonë për njeriun që do ta përjetojë hapësirën apo veprën. Dua që ajo të mos imponohet, por të të bëjë të ndihesh mirë, të qetësojë dhe të të ftojë të ndalesh për një moment dhe të gjesh veten.


Pyetje.

A e shihni krijimtarinë tuaj si vazhdimësi të kulturës suaj apo si dialog me të?


Përgjigje.

Është një vazhdimësi e natyrshme e cila rrjedh brenda venave të mia. Nuk përpiqem ta theksoj me zë të lartë, por e mbaj brenda vetes dhe ajo shfaqet vetë në punën time. Krijimtaria për mua është një dialog i qetë mes asaj që kam qenë dhe asaj që jam sot.


Pyetje.

Në ç’mënyrë reflektohet kujtesa kulturore shqiptare në gjuhën tuaj vizuale, edhe kur punoni në kontekste ndërkombëtare?


Përgjigje.

Në mënyrë shumë të heshtur, në ndjeshmëri, ritëm, dizajn, balancë, në zgjedhjen e ngjyrave dhe harmonisë së tyre. 

Edhe jashtë Shqipërisë, kjo kujtesë më ndihmon të mos humbas veten dhe të ruaj autenticitetin tim.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj në pikturë dhe evolucionin e tij me kalimin e kohës?

Stili im është bërë më i thjeshtë, më i qetë dhe më emocional, ka më shumë empati. Përvoja jetësore më ka mësuar të vendos zemrën në çdo punë krijuese. 

Sot, në punët e mia pasqyrohet shpirti i Anilës, i cili kërkon hapësirë dhe qetësi në çdo vepër.


Pyetje.

Sa rol luajnë talenti, puna dhe këmbëngulja në ndërtimin e një vepre arti?


Përgjigje.

Talent është baza, por pa punë dhe këmbëngulje nuk mjafton për të realizuar një vepër të mirë artistike. Procesi krijues kërkon durim dhe përqendrim. Ka ditë kur gjithçka rrjedh lehtë dhe ditë kur duhet shumë përpjekje, por të dyja janë pjesë e rrugëtimit tim artistik.


Pyetje.

Si e ruani identitetin tuaj artistik, ne mendesine dhe botkuptimin tuaj kualitativ, në një realitet ku trendet janë gjithnjë e më të përkohshme?


Përgjigje.

Trendet i vëzhgoj, por nuk i ndjek verbërisht. 

Dëgjoj zërin tim të brendshëm dhe ec me ritmin tim. Ndër vite kam ndërtuar identitetin tim, si në arkitekturën e brendshme, ashtu edhe në artin vizual. Kur ndjek intuintën tënde, puna jote gjen gjithmonë vendin e saj.


Pyetje.

A mendoni se arti ka për mision të frymëzojë apo të reflektojë realitetin bashkëkohor?


Përgjigje.

Për mua, arti ka një mision të dyfishtë, të reflektojë realitetin dhe njëkohësisht të zgjojë vetëdijen. Arti është pasqyrë dhe dritë; ai na ndihmon të shohim botën jo vetëm siç është, por edhe siç mund të ishte. Siç thoshte Leo Tolstoi:

“Arti duhet të na bëjë ta shohim botën jo vetëm siç është, por siç mund të jetë.”

Arti krijon ura ndjeshmërie dhe lidhje mes njerëzve.


Pyetje.

Si ka ndikuar mentorimi juaj plot qetesi durim e dije, i brezit të ri të artistëve në qasjen tuaj personale ndaj artit?


Përgjigje.

Puna me të rinjtë më bën më të vetëdijshme për përgjegjësinë që kemi si artistë. Ata më kujtojnë pasionin e fillimit dhe dëshirën për të kthyer ëndrrën në vepër. Është një shkëmbim i bukur që pasuron dhe të mban të lidhur me realitetin.


Pyetje:

Si i koordinoni ju ekonomikun, si formimin tuaj të parë, me pikturën dhe arkitekturën, të kurorëzuara si dije, disiplina që duken të largëta, por që bashkëjetojnë në veprën tuaj?


Përgjigje:

Ekonomiku më mësoi masën, peshën e burimeve dhe etikën dhe

 Vlerene  vendimit; piktura më dha lirinë e shenjës, intuitën dhe ngjyrën e ndjenjës; arkitektura i bashkoi të dyja në një rend ku ideja bëhet hapësirë.

 Nuk i shoh si etapa të ndara, por si një dialog të brendshëm: ekonomiku vendos kornizën e arsyes, piktura hap horizontin e imagjinatës, ndërsa arkitektura i pajton duke i kthyer në formë të jetueshme. Kështu, racionalja dhe poetikja nuk përplasenato balancohen.


Pyetje.

Kur e konsideroni një vepër të përfunduar?


Përgjigje.

Një vepër nuk mbaron kurrë nëse nuk e le atë, thotë Vincent Van Gogh: “Nëse nuk lë penelin, do ketë çdo ditë diçka për të ndryshuar.” Është një ndjesi e brendshme që më thotë se vepra ka akoma për të thënë.


Pyetje.

Çfarë reflektimi do t’u ofronit grave te reja profesioniste të artit?


Përgjigje.

Të besojnë në vetvete dhe të mos nxitojnë. Rruga artistike kërkon punë, durim dhe përkushtim. Edukimi dhe formimi i vazhdueshëm janë forca që japin pavarësi dhe qëndrueshmëri.


Pyetje.

Si do ta imagjinonit pikturën e së ardhmes?


Përgjigje.

E imagjinoj të qetë, me ngjyra pastel, plot dritë dhe jetë. Një pikturë që nuk imponohet, por të fton të ndalesh, ta ndjesh dhe të gjesh vetveten.


Pyetje.

Duke ju njohur ju që jeni nje grua mjaft kerkuese e mencur mirekuptuese dhe exloruese  kualitative ne kulturen tuaj dua te di- Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?


Përgjigje.

Do të vijoj krijimtarinë pranë studios sime, duke realizuar projekte që pasqyrojnë vizionin tim artistik. Mentorimin me durim.

Dge pa e lene menjane arkitekturen e brendshme.

Kam ftesa për ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, si p.sh. International Exhibition / ArtQuake 17 “Humanity Wake Up” në Niğde, Cappadocia, Turqi. 

Çdo ekspozitë dhe projekt më pasuron profesionalisht dhe shpirtërisht, duke më shtyrë të thelloj kërkimin tim artistik.


Ju faleminderit znj.Liliana.

Faleminderit ju e dashur Anila.


© Liliana Pere

Founder. Publisher. 

Idepedent Researcher Author

Prestige Magazine.2023-2026




 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page