"Pandeli Papalilo – Inxhinieri i palodhur, që i dha zë TV- Shqiptar, një jetë mbi valët e transmetimit"
- Jun 14
- 5 min read




"Pandeli Papalilo – Një jetë mbi valët e transmetimit"
Në historinë teknologjike dhe kulturore të Shqipërisë, emrat e mëdhenj nuk janë gjithmonë ata që qëndrojnë para kamerës. Shpesh, janë njerëzit pas skenës ata që me dije, përkushtim dhe vizion e kanë ndryshuar rrjedhën e një epoke. Një prej tyre është Pandeli Papalilo – inxhinieri specialist, Drejtori Teknik i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), njeriu që ngriti antenat që lidhën një komb me pamje te veçanta përmes sinjalit televiziv.
Dokumentari me titull "Pandeli Papalilo – Imazhi yt mbi re", realizuar nga bashkëshortja e tij, Angjelina Xhara Papalilo, një nga spikeret e para të lajmeve dhe skenariste me kontribut të veçantë në kinematografinë shqiptare, sjell në vëmendje një histori të bukur dashurie për profesionin dhe për atdheun.
Ky dokumentar nuk është thjesht një portret i një inxhinieri të shquar, por edhe një rrëfim i ndjeshëm mbi jetën familjare, kujtimet, sfidat dhe arritjet që lanë gjurmë në zhvillimin e transmetimeve audiovizive shqiptare.
Pandeli Papalilo ishte një strateg i heshtur, një mendje e kthjellët në kohë të vështira.Një nga veteranët e Televizionit, Astrit Omeri thekson personalitetin e veçante te tij.”per mua Pandeli Papalilo nuk ishte inxhinier por Shkencetar. Nuk kishte problem qe nuk e zgjidhte ai njeri…
Inxhiniere, regjizore, kolege e te aferm na krijojnë portretin e një njeriu, qe ishte shumë i vlefshëm për kohën qe jetoi!
Një nga arritjet më të mëdha të tij ishte drejtimi me kopetentencë te plote profesionale në ngritjen e antenës në malin e Dajtit, një projekt i ndërlikuar që kërkonte jo vetëm aftësi të jashtëzakonshme teknike, por edhe diplomaci të hollë, pasi drejtimi i bisedimeve me specialistët kinezë për këtë projekt nuk ishte i lehtë, në një kohë të mbushur me tensione ideologjike dhe sfida infrastrukturore.
Ing. Sulejman Basha dhe ing Rexhep Hoxha përshkruajnë me hollësi rrezikun e atij profesioni te veçante .Aty ra Çen Pao Y, duke u bërë hero.Veshtirsite ishin te shumta por pasioni i brigadës se te rinjve qe punonin në Dajt, drejtuar nga ing.Papalilo, i sfidonte ato.
Angjelina e përjetonte dyfish difektin në ekran, kur kishte shkarkime rrufesh në Dajt, si spikere e bashkëshorte…
Linja e këtij cifti ishte destinacion i një fati, qe mblodhi shumë adhurim pranë tyre.
Në televizion ata ishin nga çiftet e para, pastaj shpërtheu pranvera edhe për cifte te tjera te njohura.
Linja poetike e përshkon nga fillimi në fund te gjithe dokumentarin, qe kthehet në një poemë kinematografike…
Zeri i ëmbël dhe shumë i veçante i Angjelinës, shumë herë te bën te jetosh emocione te plota të një lidhje sa interesante, aq edhe sfidante!
Por mbi te gjitha në këtë dokumentar flasin kujtimet e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, të cilët e përshkruajnë Pandeliun si një profesionist të përkushtuar, të qetë dhe të saktë, një njeri që e njihte mirë vlerën e përgjegjësisë dhe ndikimin e punës së tij mbi jetën e përditshme të shqiptarëve.
Regjisori i njohur, Ylli Pepo ështe si një kolonë vertebrore e filmit. Tre intervistat e tij mbeten historike nga mënyra e vlerësimit emocional te një specialisti te vertetë…”E kisha si Vlla, si idhull, si shëmbull”…,thote ai.
Falë tij dhe brezit të inxhinierëve e teknikeve te atyre kohëve Shqipëria u lidh për herë të parë me botën përmes ekraneve bardh e zi, dhe më vonë, me ngjyra.
Sa bukur flet vajza e Drejtorit teknik, Emin Klosi, e paraprirë nga thënia e ing. Xhemil Dautaj, se Pandi dhe ai ishin si dy pende qe, qe tërhiqni teknikën e RTSH.
Teuta Klosi Strazimiri, në kuadrot e filmit vendoset mes dy fotove historike nga kolektivi i apasionuar i Televizioni Shqiptar, tek shkallët e nderteses se re.
Sa imresionuse edhe fotot e kujtimeve nga puna dhe nga jeta.
Në analizën e këtij dokumentari emocional tepër interesante është thurja si e një “gërshete” plot ngjyra episodeve jetesore pranë ujrave te lumenjve, liqeneve, detit…Te befasishme montohen edhe majë malet nga origjina deri në pika te ndryshme ku montoheshin antenat.
Në filmin dokumentar ka vibracione te thellë , te dukshme e te padukshme njëkohësisht…
Angjelina , jo vetëm që na jep një pasqyrë të rrallë të punës e jetes se bashkëshortit të saj si figurë teknike, por edhe si bashkëshort , prind dhe njeri i ndjeshëm…
Poezia ku flasin syte…Vete perqafimi mes çiftit, në mes të filmit, flasin për gjuhë ndjenjash dhe emocionesh fine…
Kujtimet nga jeta në Tiranë dhe më pas në Athinë, tregojnë një jetë të pasur në përjetime, në përkushtim dhe në përballje me ndryshimet e kohës.
Ky dokumentar nuk është thjesht një homazh për një inxhinier të shquar, por edhe një akt dashurie, një testament i heshtur i një epoke që shpesh harrohet, por që ka qenë themeli mbi të cilin u ndërtua e ardhmja mediatike e Shqipërisë.
Në një kohë ku transmetimet televizive janë bërë rutinë, pakkush e mendon se dikur çdo valë që arrinte në shtëpi ishte fryt i një pune të jashtëzakonshme, të lodhshme dhe shpesh të rrezikshme.
Dokumentari "Pandeli Papalilo – Imazhi yt mbi re" e risjell këtë ndërgjegjësim. Një film që është njëkohësisht rrëfim teknik, poetik dhe njerëzor.
Dhe si gur themeltar në këtë dokumentar është tregimi i Drejtorit Teknik te RTSH, prof. Rifat Kryeziu, që kur u largua nga jeta Pandeli Papalilo, shkroi kujtimet themelore nga jeta e tij,duke theksuar si pike kulminante ngritjen e Stacionit transmetues te Mides, ku sinjali televiziv i shpernda nga Shqiperia në Kosovë e gjithë trojet shqiptare përreth.
Bukur shumë dhe intervista e prof. te Universitetit te Prishtinës, Jeton Kelmendi. Teper emocionale edhe tregimet e te afermeve, Cancovi e Xharovi.
Ndersa mediton mbasi ke pare filmin…do t'a shikosh përseri…Te mbetet një peng, si ikin disa njerëz para kohe…
Cuditerisht në tre intervista theksohet pirja e duhanit…
Ashtu e kujton regjisori Xhelil Aliu, në intervistën e plotë per te, ashtu e kujton gazetarja e Rtsh, Luiza Musta, ashtu e citon vete Angjelina në poezinë e saj për bashkëshortin Pandi …
Familja është e çeliktë, kur trashëgimtaret ndjekin rrugën e prinderve…Fëmijët ,Donaldi dhe Ilirjana, nipat e mbesat do e kujtojnë gjyshin e tyre, jo vetem nga vëllimi poetik i Angjelines, Vese mëngjesi, jo vetem nga Libri i saj autobiografik, Vrapi e jetes, por edhe nga ky dokumentar i qendisur me mjeshtëri profesionale dhe dashuri të dlirë.
Sekreti i krijimit të tij, ështe se filmi i ravijezua nga casti afizik qe i ndodhi kineastes me kariere…kur ju shfaq mbi re portreti i tij…
Çuditë e shoqerojnë botën e saj te pasur emocionale.
Nga filmi në film ajo ka treguar se nuk ndalet nga mosha…
Dokumentari tregon se pas çdo figurë publike, pas çdo zhvillimi të madh kombëtar, qëndron një njeri i thjeshtë me një ideal të madh!
Pandeli Papalilo ishte njëri prej tyre.
Pergatiti:Liliana Pere.








