top of page

Papa foli për frytet e Shpirtit Shenjt, duke u ndaluar tek rëndësia e të jetuarit .

  • Nov 27, 2024
  • 3 min read

Në katekizmin e audiencës së përgjithshme, Papa foli për frytet e Shpirtit Shenjt, duke u ndaluar tek rëndësia e të jetuarit të fesë me gëzim. Citoi, ndërmjet tjerash, Shën Filip Nerin, shembull i ndritshëm i ungjillëzimit të praktikuar me hare dhe vlerës së faljes: “Të gjithë, pa dallim, mund dhe duhet të jenë bamirës, ​​të durueshëm, të përvuajtur, punëtorë të paqes dhe jo të luftës”.

Dashuria, gëzimi, paqja, shpirtmadhësia, dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia, vetëkontrolli… Këta, frytet e Shpirtit Shenjt për të cilat foli Papa Françesku në katekizmin e sotëm, 27 nëntor, në audiencën e përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan, në prag të Kohës së Ardhjes. Pasi reflektoi javën e kaluar për dhuratat e Shpirtit Shenjt, sot u përqendrua posaçërisht te gëzimi i cili,  kur është vërtet ungjillor, është edhe ngjitës. Kështu e nisi Papa katekizmin, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ndriçuar nga dielli dimëror  e përplot me një turmë gazmore, mbi dhjetë mijë besimtarë. Si zakonisht, xhipi i bardhë me Ipeshkvin e Romës dhe disa fëmijë në bord, mbërriti në  Shesh, i shoqëruar nga një grup i madh të rinjsh, rreth njëqind. Ata u ulen tek këmbët e altarit dhe i  sollën një dinamizëm shumë të veçantë atmosferës. Pastaj Papa i përshëndeti lexuesit dhe e nisi katekizmin e audiencës së përgjithshme duke folur jashtë tekstit zyrtar: “Një potere e vogël të bën mirë!”.

Hiri dhe liria

Nuk mungon kurrë bashkëpunimi ndërmjet veprimit të Zotit e atij të njeriut, që duhet pasur parasysh kur flasim për frytet e Shpirtit Shenjt – kujtoi Papa, për të sqaruar më pas:

Ndryshe nga karizmat, të cilat Shpirti Shenjt ia jep kujt dëshiron dhe kur dëshiron për të mirën e Kishës, frytet e Shpirtit janë rezultat i bashkëpunimit ndërmjet hirit dhe lirisë. Këto fruta shprehin gjithmonë krijimtarinë e njeriut, në të cilën “feja vepron përmes dashurisë hyjnore” (Gal. 5,6), ndonjëherë në mënyrë të habitshme dhe të gëzueshme. Në Kishë jo kushdo mund të jetë apostull, profet, ungjilltar; por të gjithë, pa dallim, mund dhe duhet të jenë bamirës, ​​të durueshëm, të përvuajtur, punëtorë të paqes dhe jo të luftës, e kështu edhe më tej”.

Gëzimi ungjillor është ngjitës

Papa citoi nxitjen apostolike Evangelii gaudium kur kujtoi gëzimin, përmasë të cilën e thelloi në vijim të katekizmit, sepse e ka veçanërisht për zemër. Kujtoi, se i ngjall një ndjenjë kënaqësie, e cila nuk mund të krahasohet me atë që sot konsumohet shpejt nga mërzitja gjithnjë e më e përhapur dhe nga mënyra e jetesës gjithnjë e më e ngutshme. Gëzimi ungjillor – kujton Papa –  jo vetëm që nuk i nënshtrohet gjobës së pashmangshme të kohës, por shumëfishohet, duke e ndarë me të tjerët. E, ndryshe nga çdo gëzim tjetër,  mund të rinohet çdo ditë dhe të bëhet ngjitës”.

Papa Françesku ngul këmbë në këtë aspekt, duke shtuar:

Nganjëherë mund të ketë edhe çaste të trishtuara, por me Jezusin ka  gëzim dhe paqe. […] ndërsa rinia, shëndeti, forca, mirëqenia, miqësitë, dashuritë… mund të zgjasin njëqind vjet, por më pas jo më, kalojnë shpejt.

Ungjilli nuk komunikohet me ‘turinj’ varur

Papa, duke lënë mënjanë tekstin e shkruar dhe duke folur lirisht, nënvizoi se “shqetësimi i zemrës” është ai, që na shtyn të kërkojmë paqen, dashurinë, gëzimin. E vijoi duke cituar Shën Filip Nerin, i cili hyri në histori si shenjtori i gëzimit: “Ai kishte një dashuri të tillë për Zotin, sa nganjëherë i dukej se po i shpërthente zemra në kraharor. Gëzimi i tij ishte, në kuptimin më të plotë, fryt i Shpirtit Shenjt”. I këshillonte të rinjtë të mos kenë skrupuj as melankoli. E, rishtas pa ndjekur tekstin e shkruar, Françesku shtoi një tipar dallues të shenjtit, që e përshtat plotësisht me Jezusin: falte gjithkënd e gjithçka.

Lajtmotivi i faljes

Këtu Papa Françesku kujtoi edhe një herë lajtmotivin e magjisterit, që u drejtohet të gjithëve, veçanërisht rrëfyesve: Zoti fal gjithçka, fal gjithmonë dhe ky është gëzim:

Shenjti mori pjesë në jubileun e vitit 1575, të cilin e pasuroi edhe me praktikën e mbajtur më vonë, të vizitës së Shtatë Kishave në Romë. Ai ishte, në kohën e tij, ungjillëzues i vërtetë përmes gëzimit. Fjala “Ungjill” do të thotë lajm i mirë. Prandaj nuk mund të komunikohet me turinj të varur e   me fytyra të zymta, por me gëzimin e atyre që gjetën thesarin e fshehur dhe perlën e çmuar.

Vatikan



 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page