top of page

Pas 8 vitesh, Angelina Jolie i jep fund betejës ligjore me Brad Pitt


ree



Agelina Jolie ka vendosur të heqë dorë nga beteja ligjore me Brad Pitt për situatën e dhunës së pretenduar gjatë një udhëtimi me avion.


Angelina Jolie ka nënshkruar këtë vendim kundrejt Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për dokumentet e lidhura me incidentin e dyshuar në vitin 2016.


Aktorja, përmes një kërkese për informacion të quajtur “Akt i Lirisë së Informacionit” (FOIA) në vitin 2021 kërkonte që dokumentet e FBI-së në lidhje me incidentin t’i jepeshin asaj. Në to kishte detaje nga ngjarja ku Jolie pretendonte se Pitt ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe një prej fëmijëve të tyre, gjë që u hodh poshtë më pas në gjykatë.


Që pas divorcit, ata i janë nënshtruar një beteje ligjore të gjatë lidhur me financat dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.


Fëmijët e tyre thuhet se ishin të pranishëm në konfliktin e supozuar, gjë që u bërë shtysë për një hetim ndaj Pitt nga ana e Departamentit të Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe FBI-së.

Beteja e radhës për Jolie dhe Pitt është për kantinën e tyre të verës në Château Miraval.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page