top of page

Poezi: Nënë Shqipëri – Hymn i Dashurisë dhe Sakrificës.Nga Dritëro Agolli

  • May 5
  • 2 min read

Titull: Nënë Shqipëri – Hymn i Dashurisë dhe Sakrificës.



Poezi nga Dritëro Agolli.Nëne Shqiperi.


Një himn i gjallë për Nënën Shqipëri, ku dashuria për atdheun shndërrohet në vargje të mbushura me dhimbje, nder dhe madhështi.

Dritëro Agolli e ngre figurën e nënës Shqiperi në simbol të përjetshëm të sakrificës dhe jetës shqiptare.


Nënë Shqipëri – Dritëro Agolli

Me ler te bie ne preherin tend te ngrohte

O hallemadhja ime shekullore!

Te puth duart e tua, me te mirat ne bote,

I ngazellyer te hesht me heshtje foshnjore;

Duart e tua qe u rregjen nga puna

Dhe gishterinjte qe zune kallo nga kembezat e dyfekeve,

Dhe supet qe u varen nga xhokja e nga guna,

Dhe mesin qe u hollua nga gjerdanet e fishekeve,

Dhe ballin qe rrudh e u lerua nga mendimi,

Dhe beben e syrit qe u mpreh nga shenjestra,

Dhe kembet qe u zmadhuan nga ecja e mundimi

Dhe qerpiket qe u dogjen nga baruti ne shkrepa...

Ti syte lan ne mengjes me ujin e krojeve te maleve

Ti lleret lemon ne mengjes me shkumen e deteve,

Ti faqet fshin me peshqirin e madh te livadheve,

Ti floket lyen me lengun e luleve te bjeshkeve...

Dhe cdo mengjes behesh me e re dhe perze zhubra e rudha

Ne rrime ne prehrin tend e doren na shkon ne floke

Thinjet na fshin kur gjunjet na dhembin nga udha,

Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi koke...

Qendroj para teje,

Ja tek me ke,

Ne krahet e tua,

Mua,

Birin tend, shembellimin e qenies tende,

Ate qe tha sa hapi syte ne djep:

“Te dua!”

Dhe fjalen e peshes se rende e ruajten malet e rende...

Gjithe dashurite per nenat qe jane e do vijne

Ne prehrin tend te madh i kam vene,

Gjithe dashurite per grate, per shoket e miqte

T’i kam sjelle t’i ngrohesh o nene!

Jeton dashuria per ty, se birin tend s’e thau civilizimi

S’e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes ne hene;

Ne buzet e plasura s’iu vyshk belbezimi,

Belbezimi i foshnjes qe pergjerohet per nene.

Biri yt di te ulet ne sofren qe shtrojne fshataret ne oborr,

Sic ulet ne banketet qe shtrojne kryeministrat;

Biri yt di te hyje ne laboratorin termoberthamor,

Sic hyn ne aren ku zgjatin mustaqet misrat...

Cdo gje qe me dhe trashegim e kam mbajtur

Kudo qe kam shkuar,

Kudo qe kam vajtur.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page