top of page

Poezia “If” (“Në munç”) të Rudyard Kipling përkthyer nga Fan Noli.

  • Jan 21
  • 2 min read









Rrevista Prestige

Poezia “If” (“Në munç”) të Rudyard Kipling përkthyer nga Fan S. Noli, një nga përkthimet më të njohura dhe të përhapura në gjuhën shqipe


Në munç


Në munç të mbash në kokë terezinë

Kur shokët çmenden dhe fajtor të nxijnë;

Në munç të kesh besim, kur të dyshon

Kushdo, dhe s’ka njeri që të beson;


Në munç të preç, dhe pritjen s’e kursen,

Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen,

Në të urrefshin, ti s’i çan me brirë,

Dhe s’hiqesh as m’i mënçim as m’i mirë.

Në munç të çndërrosh e të mejtosh,

Dhe nga këto në mos u robërofsh;


Në munç të preç Triumfin dhe Hatanë,

Dhe t’i shkelmosh të dy si kallpazanë;

Në munç të mbahesh, kur një dreq ta dreth


Të drejtën dhe në lak syleshin heth,

Kur sheh kalan’ e jetës të rrëzuar

Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar;

Në munç të vësh m’i grumbull çdo thesar,


Edhe t’i loç të gjitha me një zar,

T’i humpç edhe të nisësh përsëri

Pa thën’ asgjë për këtë batërdi;


Në munç të kesh një zemër, trup e kokë

Që të shërbejnë sa të bëhen trokë,

Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë,

Dhe të thërrasë vullneti: “Mbahu, or burrë!”


Në munç të zbreç në turm’ e ta mbash nderin,

Të hash me mbretin, e të pish me neferin;


Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë,

N’i daç të gjithë, po asnjë për dasmë;


Në munç për çdo minutë të përpjetë

Të rëntë tamam sekunda gjashtëdhjetë;

Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir,

Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir!


Në shqip ky përkthim ruan strukturën poetike duke i dhënë theks të veçantë virtyteve të durimit, guximit, qëndrueshmërisë dhe nderit .

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page