top of page

Profili i Mësueses qe mban Titullin "Mjeshtër"Alida Feci në qytetin e Elbasanit. Nga: Liliana Pere.

  • Apr 28, 2024
  • 4 min read

Updated: May 31, 2024



Në vitin e gjuhës shqipe vendosa të bisedoj me një mësuese të shkëlqyer të gjuhës e letërsisë në qytetin e Elbasanit , Alida Feci.

Puna dhe integriteti i saj profesional të impresionojnë .

Alida mendon se gjuha e folur dhe e shkruar, kultura, zakonet, doket, traditat, folklori kanë një rëndësi të veçantë në ndërtimin dhe zhvillimin e një kombi, brez pas brezi. Gjuha është ‘mushkëria’ e kombit, forcon personalitetin e tij si një bashkësi unifikuese me shumë të përbashkëta, që e dallon nga kombet e tjera. Gjuha është një thesar i çmuar, drita e popullit, që ndriçon të ardhmen e nacionalitetit! Duhet t’i rezistojë çdo uragani të mundshëm, pasi një komb pa gjuhë, është një komb i nëpërkëmbur, pa identitet dhe histori!

Gjuha shqipe, gjuha pellazge, është quajtur Gjuha e Perëndive, për nga vjetërsia e saj. Kur gjuha jote ekziston, bashkë me të ekziston edhe ti!

Alida Feçi ka lindur në qytetin e bukur të Elbasanit më 14.04.1979

Elbasani është qyteti i mendimtarëve e gjuhëtarëve Dhaskal Todrit e Kristoforidhit, në të cilin u hap shkolla e parë e mesme shqiptare në 1909. Këmbëngulja e burrave të shquar si Aqif Pashë Elbasani, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Ahmet Dakli, Qamil Guranjaku etj, që sot kujtohen edhe përmes shkollave, emrat e të cilëve i mbajnë, e bëri Elbasanin simbol të arsimdashësve. Është pikërisht ky qytet dhe vlerat e tij të cilët e ndikuan dhe e mbrujtën Alidën me dashurinë për gjuhën dhe kombin e saj.

Shkollën 8-vjeçare e ka kryer në shkollën " Naim Frashëri" ndërsa të mesmen në gjimnazin " Dhaskal Todri " shkolla, emrat e të cilave duket se kanë shenjuar që herët prirjen, apo pasionin për mësuesinë .

Mbaroi studimet universitare në degën " Gjuhë shqipe dhe letërsi " në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në vitet 1997-2001, një tjetër vatër ku mësuesia ishte shndërruar në traditë.

Është mësuese e lëndës së gjuhës shqipe që nga viti 2001. Studimet Master shkencor në letërsi, janë tregues i ambicies personale dhe profesionale të Alidës .

Njohëse e tri gjuhëve të huaja të mbrojtura si dhe e një botimi shkencor mbi letërsinë , e përshkallëzojnë cilësisht nivelin kulturor të mësueses , të cilin nuk e ka thjesht stoli.

Është rritur në një familje arsimdashëse në të cilën nuk ka munguar asnjëherë dashuria, përkujdesja, respekti dhe përçimi i vlerave më të larta njerëzore.

Prej më shumë se 20 vitesh ka krijuar familjen e saj të bukur dhe është nënë e nje vajze dhe dy djemve , të cilët e plotësojnë mrekullisht .

Dashurinë për arsimin ua ka përçuar dhe fëmijëve të saj të cilët janë nxënës me rezultate shumë të larta.

Nga viti 2001-2019 ka qenë mësuese në shkollën " Ismail Kasa " dhe që nga viti 2019 është mësuese në shkollën " Qamil Guranjaku " në Elbasan , ku përmendet për një marrëdhenie miqësore me nxënësit, prindërit dhe kolegët .Ka një eksperiencë 10 vjeçare si Koordinatore e Qeverisë së nxënësve. Prej 5 vitesh është Koordinatore për Ekstremizmin, rol që i nxjerr në pah pamjen e plotë te karakterit .

Ka 23 vite eksperiencë në arsim si dhe mban titullin " Mësues mjeshtër ", mbrojtur me rezultatin Shkëlqyeshëm .

Është anëtare e Misionit " Kujtesë për vazhdimësi " dhe së fundmi ka marrë titullin " Ambasadore për paqen ".

Sa këngë e poema i kanë thurrur rilindasit Gjuhës së Perëndive, duke e ngritur në altarin e pavdekshmërisë!

Disa nga thëniet e rilindasve e gjuhëtarëve të njohur shqiptarë që kanë mbetur në mendjen e Alidës dhe të cilat ia transmeton dhe nxënësve të saj janë :

Themelin e diturisë dhe atdhetarisë e përbën gjuha shqipe. ( Mit'hat Frashëri)

Gjuha më mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe. ( Ismail Kadare)



Gjuha është sendi më i çmueshëm i një kombi dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar. ( Eqerem Çabej )

Këto mesazhe për gjuhën janë të pakohshme dhe të paçmueshme , aq më tepër këtë vit i cili është quajtur dhe "Viti i gjuhës shqipe ".

Mësimdhënia është art dhe si i tillë duhet dashur , kultivuar dhe përsosur gjithmonë. Duke pasur këtë lajtmotiv në profesionin e saj , Alida e kryen detyrën e saj me ndërgjegje dhe krenari . Mendon se nxënësit e saj nuk do të jenë vetëm nxënës , por edhe femijë dhe kurrë nuk do harrojë që për fatin e tyre edhe vetë mban një pjesë tē përgjegjësisë. Kolegët e saj janë miqtë e saj me te cilët ndan profesionin , shqetësimet dhe gëzimet marrë së bashku.

Në bashkëpunim me ta përpiqet vazhdimisht ta përkryejë veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjitha të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.

Dashuron profesionin e mësuesit dhe beson që motivimi, përkushtimi, empatia, besimi, mbështetja, inkurajimi, krijimi i një klime pozitive e miqësore si me nxënësit ashtu dhe me kolegët , është çelësi i suksesit në këtë profesion fisnik.

Brenda rolit te mësuesit Alida ka plot role bashkëngjitur , një prej të cilëve është ai i përgjegjëses së bibliotekës në shkollë, të cilin e përmbush me dashuri. Shpesh e sheh mes nxënësish në rafte librash , a biseda rreth tyre.

Veprimraritë që frymëzon dhe ndjek me kursin e teatrit , janë mbresëlënese .Viti i gjuhës shqipe ia ka berë këto role shumë impenjative .

Në këte vazhdë te bukur , ka ralizuar me anëtarët e kursit , por dhe nxënësit e tjerë të shkollës , veprimtari e konkurse të tipit “Eseja më e mirë për gjuhën e kombit tim”, konkursi i recituesve , copëza dramatizimesh nga dramaturgë të njohur,etj.

"Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person, të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri” ndaj për Alidën roli i gruas në shoqëri është thelbësor.

Mesazhi i Alidës për gratë shqiptare është :

“Instinkti i grave është i barabartë me mendjemprehtësinë e burrave të mëdhenj.” thotë

Honore de Balzac , ndaj gra besoni fort tek instikti dhe potenciali juaj sepse kështu ju mund të arrini gjithçka doni .


Ju falenderoj ju missionaret e dijes, për nivelin e lart profesional, për pëkushtimin tuaj ne mësimdhënje, ne rritjen e nivelit tuaj të dijeve, për bashkëpunimin serioz dhe të ngrohtë me nxënënesit dhe nderkolege.

Ishte kënaqësi biseda me ju.

Bisedoi:

Dr.Liliana Pere


 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page