top of page

Ruki Kondaj, doktore e shkencave farmaceutike është e spikatur në diasporën shqiptare për aktivizimin dhe drejtimin e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze

Updated: May 17, 2024

Dr.Ruki Kondaj Dr.Sc, MSC, RA


ree

Dr. Ruki Kondaj ( Ambasadore Kombi) është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK) dhe Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë kësaj shoqate. Gjatë periudhës 2010-2015, ka qënë presidente e SHBSHK. Nga 2017 - prezent zv/Presidente e Këshillit të Europës Qendrore dhe Lindore në Kanada (CEEC).

Dr. Kondaj mban gradën shkencore dr.Sc. në shkencat farmaceutike nga Universiteti i Tiranës, Master Ndërkombëtar MIHMEP për Politika, Menaxhim dhe Ekonomi shëndetësore nga Universiteti Bocconi, Milano, Itali dhe një diplomë kanadeze me “Distinction” për Çështjet Rregullatore të Farmaceutikës, nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto, Kanada.

Dr. Kondaj vitet e fundit ka qenë Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë në Ontario pranë kolegjit të Dietologjisë, konsulente për krizën siriane, menaxhere projektesh dhe autore e një numri të konsiderueshëm publikimesh si libër, artikuj shkencore etj. në fushën e shëndetësisë dhe farmaceutikës si dhe anëtare e disa shoqatave profesionale dhe bordeve shkencore.

Për kontributin e saj të çmuar për komunitetin shqiptar, për Kanadanë dhe për kontribut ndaj vendit të saj është nderuar nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë me Medalje Diamanti të Kurorës Mbretërore “Queen Elisabeth II Diamond Jubilee Award” në kuadër të 60 vjetorit të qeverisjes së mbretëreshës Elisabet II që përkon me 100 vjetorin e pavaresisë së Shqipërisë në Nëntor 2012.

Në muajin Nëntor 2016, në kuader të Samitit të parë të Diasporës mbajtur në Shqipëri nderohet me Trofeun “Shqiponja e Artë” dhe në Samitin e dytë të Diasporës mbajtur në Mars 2019, nderohet me titullin “Ambasadore Kombi”.

Dr. Kondaj është iniciatore, drejtuese dhe lobuese e Muajit të Tashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kanada pranë SHBSHK, kaluar si ligj në Parlamentin e Ontarios në 5 Dhjetor 2016 dhe mori miratimin e Përfaqesuesit të Mbretëreshës më 8 Dhjetor 2016, ku mujai Nentor u shpall Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Dr.Ruki Kondaj e vazhdoi proçesin e Ligjit të trashëgimisë shqiptare dhe në nivel federal ku më 1 Nentor të vitit 2023 u prezantua në Parlamentin e Kanadasë!

Misioni i saj: Promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në Kanada e diasporë.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page