top of page

Shkencëtarja shqiptare anëtare e jashtme e Akademisë së shkencave.

Updated: May 28, 2024

Shkencëtarja shqiptare

Shkencëtarja shqiptare, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka fituar  çmimin LOEWE Top Profesorship.

Mezinit, inxhiniere për shkencat kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmshtadit në Gjermani, ky çmim i siguron rreth 1.9 milionë euro për një periudhë prej pesë vjetësh për kërkimin shkencor mbi bazat e programimit për zhvillimin e sistemeve të softwer-it të të mësuarit interaktiv të decentralizuar të sigurt dhe të besueshëm.

LOEWE është programi i promovimit të kërkimit shkencor që përdor shteti federal i Hessen-it që nga viti 2008, për të përcaktuar tendencat e politikave kërkimore, me objektivin që t’i japë një shtysë të qëndrueshme peizazhit kërkimor të Hessen-it.

LOEWE do të thotë “Landes-Offensive zur Entwicklung wissenschaftlich-ökonomischer Exzellenz” (Ofensivë shtetërore për zhvillimin e përsosmërisë/ekselencës shkencore dhe ekonomike).

Biografi

Mira Mezini, profesore e shkencave kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmstadt-it (Gjermani); profesore e ftuar në disa vende të Botës, duke përfshirë Britaninë e Madhe; zëvendëspresidente e Universitetit të Darmstadt-it për transferimin teknologjik dhe më pas edhe për kërkimin dhe inovacionin ka shprehur në mbledhjen solmne të Asamblesë një mesazh falënderimi për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që e zgjodhi anëtare të jashtme.

Ajo falënderoi personalisht Kryetarin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushin që ky status i jepet në një kohë kur Kryetar i Akademisë është edhe profesori i saj i preferuar, duke pasur në kujtesë leksionet e tij të analizës matematike.

Mira Mezini është autore e 233 artikujve shkencorë të indeksuar në Scopus List dhe i 293 artikujve të kuotuar në Research Gate, me rreth 7000 citime; e cilësuar kërkuese shkencore ekselente me njohje dhe vlerësim ndërkombëtar në fusha shumë të rëndësishme të shkencave kompjuterike si gjuhët e programimit dhe paradigmat, zhvillimi i softuerëve të automatizuar, analiza e programeve dhe siguria e softuerëve; bashkëthemeluese e nëndisiplinës mbi paradigmën e zhvillimit të softuerëve të orientuar duke vendosur parime

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page