top of page

Sonete të Shekspirit.(Koleksion poezish)

  • Mar 21
  • 2 min read



ree

Në sonetat e tij, Shekspiri shpesh shqyrton tema të dashurisë, kohës, vdekjes dhe bukurisë. Ai shpreh përjetësinë e ndjenjave njerëzore dhe pasigurinë e jetës përmes poezise nën një formë të thellë, ku tregon kontrastet mes pasionit dhe kalimit të kohës.

Po ashtu, ai flet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe për ndikimin e mendimeve dhe veprimeve të individëve në jetët e të tjerëve.


Sonete të Shekspirit.(Koleksion poezish)


Soneti 23


Si një aktor i ri, në skenë i pamësuar,


Me frikën mbarsur, fjalët i harron,


A si një bishë me tërbim ngarkuar,


Që tepri e forcës zemrën i rrënon,


Ashtu dhe unë, se s’kam besim, harroj


Ritualin e fjalëve t’dashurisë t’kryej,


Dhe nga pesh’ e vrulltë e dashurisë, shikoj


Se si fuqia ime merr të thyer.


Le t’jenë, pra, librat e mi, elokuencë


Dhe orakuj t’pagojë të gjoksit tim që flet,


Që luten për dashuri dhe presin për shpagesë,


Shumë më shumë se ç’gjuha mund të shprehë!


Mëso, t’ lexosh ç’ka shkruar heshtj’ e dashurisë:


Të dëgjosh me sy është maja e mençurisë!


Soneti 138


Kur bronzi, guri, toka, deti pa kufi,


Para fuqisë së vdekjes krejt përkulen,


Ç’të bëjë bukuri e brishtë në k’të furi,


Kur ajo s’është më e fortë se një lule?


Ah, si mund frym’ e mjaltë e pranverës


Sulmin e vrazhdë të ditëve të mposhtë,


Kur dhe shkëmbinjtë me Kohë mpaken erës


Dhe çeliku thyhet prej s’ashprës Kohë?


O mendim i friktë! Ku, nën këtë diell,


Rubini m’i çmuar i Kohës, Kohës mund t’i fshihet?


Ç’dredhi e hollë mund ndaljen e saj të ndjellë?


Me ç’barna prishj’e bukurisë mund të mpihet?


Ah! S’ka shërim, veç në ka fuqi kjo mrekulli


Soneti 75


Si ushqimi për jetën je ti për mua,


A si shirat e ëmbël për tokën e shuar;


Dhe për paqen tënde n’varfëri vuaj,


Si një dorështrënguar me pasurin’e pashijuar;


Shijues krenar jam një çast, por çastin tjetër,


Dyshues se koha, si kusar, vjen rrëmben thesarë;


Parajsë është t’jem me ty vetëm për vetëm,


Po Qiell m’i Epërm, kënaq’sinë po t’ma shohë bota mbarë;


Nganj’herë ngopem n’gostinë e pamjes tënde,


Por prapë pas pak uritem gjer në deje,


As zotëroj, as ndjek nga pas, jo, asnjë ëndje,


Veç asaj që vjen a vij ta marr prej teje.


Kështu lëngoj për ty e velem ditë për ditë,


Herë uritur pa ty, herë duke të t’ngrënë t’gjithë.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page