top of page

Sopranoja Ermonela Jaho shpallet "Artistja e vitit" nga ICMA 2023

Updated: May 16, 2024



ree

 Sopranoja Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit” nga ICMA

 JANAR 2023

 Sopranoja Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit” nga ICMA

Sopranoja Ermonela Jaho me një aktivitet të vlerësuar ndërkombëtar u shpall “Artistja e vitit 2023” nga “International Classical Music Awards -ICMA”.  Çmimi i delegohet sopranos së shquar të operës botërore, Ermonela Jaho me motivacionin: "Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo nuk është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca elektrizuese teatrale. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, me një vërtetësi absolute dhe me një emocion prekës. Me të dalë në skenë Ermonela Jaho e hedh tej personalitetin e vet si një mantel dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”. Në një postim në rrjetet sociale, Ermonela Jaho shprehet se ndihet e nderuar për këtë titull. Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ermonela Jaho filloi ta mësojë këngën në moshën 6 vjeçare. Pas diplomimit nga Liceu Artistik “Jordan Misja”, studion në Akademinë e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore në Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë. Karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Albumi “Anima Rara” i Ermonela Jahos është vlerësuar gjithashtu me një çmim të madh ndërkombëtar më parë.  “International Classical Music Awards” vlerësoi me çmimin e parë Ermonela Jahon në kategorinë “Vocal Music” (Muzika Vokale). Vetëm pak ditë më parë ajo pati suksesin e radhës në Metropolitan Opera të Nju Jorkut.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page