top of page

“Statuja e Lirisë, një ndër monumentet më të famshme në botë

  • Nov 19, 2024
  • 1 min read

Updated: Nov 20, 2024

ree

Statuja e Lirisë” (anglisht “Statue of Liberty“), një ndër monumentet më të famshme në botë


Zyrtarisht i është dhuruar SHBA-së nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Statuja paraqet figurën e Libertas (perëndisë së lirisë në mitologjinë romake), e cila në dorën e djathtë mban flakadanin e lirisë, kurse në dorën e majtë mban pllakën në të cilën është e shënuar me numra romak data 4 Korrik 1776, që paraqet ditën kur u shpall Deklarata e Pavarësisë së SHBA nga Anglia.

Me kalimin e viteve ajo u bë simbol i lirisë e demokracisë në botë.

Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi, me skeletin e brendëshëm të bërë nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Eiffelit në Paris.

“Statuja e Lirisë" është e ndërtuar nga bakri dhe është transportuar pjesë-pjesë nga Franca në Amerikë.

Vetë statuja është 46 m, kurse bashkë me bazën (të cilën e kanë bërë amerikanët), është 93 m e lartë.

“Statuja e Lirisë” (anglisht “Statue of Liberty“), një ndër monumentet më të famshme në botë.

ree

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page