top of page

Vjosa "Gjerdani i Artë i Shqipërisë, tashmë edhe pasuri e UNESCO-s" Lugina e Vjosës është shpallur zyrtarisht Rezervat Biosfere nga UNESCO.

  • May 27
  • 2 min read

Updated: May 28


ree
ree
ree

Vjosa "Gjerdani i Artë i Shqipërisë, tashmë edhe pasuri e UNESCO-s"


Një lajm i gëzueshëm erdhi nga Parisi: Lugina e Vjosës është shpallur zyrtarisht Rezervat Biosfere nga UNESCO. Ky është një vlerësim ndërkombëtar për lumin e fundit të egër të Europës, një dhuratë që natyra nuk mund ta kishte gdhendur më bukur.


Vjosa është një lumë një jete një histori.

Ajo është fryma e jugut, zemra që rreh në gjoksin e maleve, fushave dhe gurëve të Permetit. Aty ku gurgullimi i ujit nuk është vetëm fllad freskie – është klime frymemarrje. Është është histori.


Vjosa rrjedh e lirë, pa diga, pa pengesa, duke ushqyer një ekosistem të mrekullueshëm, me qindra specie të rralla. Është një pasuri natyrore, shkencore, kulturore dhe shpirtërore.


Sot, pas Beratit, Gjirokastrës dhe Butrintit, edhe Vjosa bëhet pjesë e trashëgimisë botërore, duke i dhënë Jugut një tjetër gjerdan të artë në qafë.


Dhe siç thoshte Naim Frashëri, në vargjet e tij për natyrën:


> “Shkon lumi duke gurgulluar,

Qetësisht e pa pushuar,

Me bukuri rrjedh i ndarë,

Nën hijen e gjelbëruar.”


> “Natyra bukur punon,

E gjithë bota gjallë rron,

Lumi, mali, fusha, deti,

Janë dhurata të vërteti.”


Permeti – i përmendur edhe nga Naimi dhe më pas nga shumë poetë si simbol i qytetarisë, urtësisë dhe dashurisë për natyrën “ka sot një krenari më shumë. Sepse në këtë qytet u desh të lindte një lumë kaq i bukur, kaq i lirë”


Ky është një lajm për Shqipërinë, është një tregues për gjithë njerëzimin që të mësojë nga Vjosa se si natyra dhe njeriu mund të jetojnë në paqe.


Vjosa është një kujtesë e gjallë se e bukura dhe vlera është në lirine e vet.

Në atë që nuk preket me egërsi, por ruhet me dashuri. Dhe kështu do të mbetet: gjerdan i çmuar në qafën e Shqipërisë.


Pergatiti:

Rrevista Prestige

Liliana Pere.

ree
ree

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page