top of page

Xhenet Syka Kelmendi gruaja e fortë me tipare multidimensional

  • Feb 2
  • 10 min read

Xhenet Syka Kelmendi: Gazetaria,Mesimdhenja, angazhimi publik tiparet e gruas së fortë me përkushtim multidimensional


Hyrje

Një rrugëtim i bukur i pergjegjshëm.


Xhenet Syka Kelmendi është një grua që e tejkalon thjeshtësinë e profesionit; ajo është simbol i multidimensionalitetit ku jeta private dhe përgjegjësia publike eci paralel në një etikë të admirueshne


Ajo është shembull se fjala e lirë, kur kombinohet me veprimin e menduar dhe të drejtë, mund të krijojë një ndikim të qëndrueshëm në shoqëri.


Rruga e saj në gazetari, arsim, politikë dhe administratë lokale nuk është vetëm karrierë, por një udhëtim i pasur filozofik dhe etik, ku çdo përvojë formon jo vetëm individin, por edhe komunitetin që ajo përfaqëson.


Formimi i saj i hershëm është një testament i vlerave të forta. Babai, Shyqri Syka, profesor, i mësoi rëndësinë e dijes, disiplinës dhe kurajës për të kërkuar ekselencën; ndërsa mamaja, Elmaze Syka, gjyqtare dhe më pas Kryetare e Gjykatës në Pejë, e frymëzoi me integritet dhe përkushtim ndaj drejtësisë sociale. Ky bashkim i shembujve të jashtëzakonshëm njerëzorë e mësoi Xhenet të kombinojë ambicien personale me përgjegjësinë kolektive, duke e bërë etikën profesionale një udhërrëfyes të vazhdueshëm në jetën e saj.


Arsimi ka qenë çelësi i fuqizimit dhe kreativitetit. Nga shkolla “Tete Marsi”, ku mësuesi Vajdin Xhafa (RIP) i dha bazat e ndershmërisë dhe kureshtjes intelektuale, deri te Masteri në IEDC-Bled School of Management, Xhenet fitoi jo vetëm njohuri, por edhe aftësinë për të menaxhuar sfidat komplekse me vizion dhe strategji.


Si lektore në Kolegjin Evropian “Dukagjini”, ajo praktikoi pedagogjinë si dialog, duke ndërtuar urë mes teorisë dhe praktikës, duke pasqyruar modelin e grave lidere botërore që e përdorin dijen për të ndërtuar shoqëri, si Malala Yousafzai apo Michelle Bachelet.


Gazetaria për Xhenet është më shumë se profesion; është ushtrim i guximit dhe ndershmërisë. Në vitin 1999, në Radio “Dukagjini”, ajo lidhi zërin e saj me komunitetin, ku fjala nuk është vetëm informacion, por angazhim moral.


Më vonë, në Televizionin “Dukagjini”, si gazetare, redaktore përgjegjëse dhe drejtoreshë administrative deri në vitin 2017, ajo përjetoi kompleksitetin e strukturave mediale dhe formoi një ndjeshmëri të thellë ndaj realitetit social. Përkushtimi i saj për të pasqyruar të vërtetën e bëri atë një figurë në lartësinë e grave që transformojnë media ndërkombëtare, si Christiane Amanpour apo Maria Ressa.


Aktivizmi .


Zëri për të pambrojturit

Aktivizmi i Xhenet Syka Kelmendit është një dritare e hapur për të drejtën dhe barazinë. Ajo u dallua për përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, sidomos të grave dhe fëmijëve, duke i trajtuar fenomenet e dhunës gjinore si plagë shoqërore dhe jo si raste individuale. Aktivizmi i saj, nuk është opozitar, por human, një kompas moral që udhëheq të gjitha rolet e saj profesionale. Në këtë aspekt, ajo ngjan me figurat globale të aktivizmit, që përdorin dijen dhe ndikimin për të sjellë ndryshim, duke transformuar shoqërinë nga brenda, si Malala Yousafzai apo Ellen Johnson Sirleaf.


Politika – Pushteti si shërbim

Hyrja në Asamblenë e Komunës së Pejës në 2007 shënoi një kalim nga raportimi në vendimmarrje. Si asambleiste e disa mandateve, ajo u konfirmua ndër gratë më të votuara në zgjedhjet lokale. Për Xhenet, politika nuk është pushtet, por përgjegjësi dhe shërbim publik. Fjala e saj u shndërrua në akt institucional dhe human, duke krijuar një model të qëndrueshëm për përfaqësim dhe lidership etik.


Administrata dhe zhvillimi komunitar

Emërimi si drejtoreshë në Komunën e Pejës në 2018 e çoi në fazën e zbatimit të ideve. Duke udhëhequr Drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoratin për Zhvillim Ekonomik, ajo konceptoi zhvillimin ekonomik si proces gjithëpërfshirës, kulturën si identitet dhe rininë si potencial. Ngjarje si inaugurimi i Qendrës për Mësim dhe Edukim për të Rinj dhe të Rritur në Pejë reflektojnë filozofinë e saj të investimit afatgjatë te njeriu.


Dimensioni personal – Nënë, bashkëshorte dhe shembull

Jeta publike nuk e përjashton atë personale; ajo e kërkon ekuilibrin e saj. Si nënë e Ador Kelmendit dhe bashkëshorte e Arben Kelmendit, Xhenet e përjeton përgjegjësinë jo vetëm si funksion, por si trashëgimi morale. Përmes kujdesit, edukimit dhe vlerave që transmeton, ajo e praktikojë atë që predikon: integritet, përkushtim dhe dashuri për të tjerët. Familja mbetet hapësira ku vlerat testohen në heshtje dhe ku lidhja me realitetin njerëzor ruhet, duke e bërë atë jo vetëm një lidere, por një model njerëzor për komunitetin dhe brezat e rinj.


Rruga e hapur dhe shembulli global.


Rruga e Xhenet Syka Kelmendit nuk ka mbaruar. Ajo është një proces i vazhdueshëm mësimi, shërbimi dhe reflektimi filozofik.


Në një shoqëri që ndryshon shpejt, ajo mbetet shembull i koherencës mes fjalës dhe veprimit, dhe një inspirim për gratë që synojnë të bashkojnë profesionin, familjen, aktivizimin dhe angazhimin publik. Përmes veprës së saj,


Xhenet ngjan me gratë më të shquara të botës që kanë kombinuar lidershipin me etikën dhe humanizmin, duke treguar se fjalët bëhen veprime, dhe veprimet krijojnë trashëgimi.


E dashur Xhenet. Je e mirëseardhur në Prestige për Intervistë.

Fillojmë:


Intervista me Xhenet Sykja.


Pyetje.

1. Çfarë roli ka fjala e lirë në ndërtimin e përgjegjësisë publike?



Pergjigje.Xh.

Fjala e lirë u mundëson grave të shprehin hapur mendimet, shqetësimet dhe përvojat e tyre në shoqëri. Ajo ndihmon në denoncimin e padrejtësive, dhunës dhe diskriminimit, duke nxitur reagim dhe llogaridhënie nga institucionet. Në këtë mënyrë, fjala e lirë forcon përgjegjësinë publike dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse për komunitetin dhe gaetë e vajzat në veçanti.


Pyetje.

2. Si ndryshon identiteti profesional kur kalon nga media në politikë?


Pergjigje.Xh.

Në media, identitetin profesional e kam ndërtuar mbi neutralitetin, analizën kritike dhe informimin e publikut.

Si gazetare dhe moderatore kam paraqitur një figurë ndërmjetëse mes ngjarjes dhe qytetarit, me përgjegjësi për të ruajtur besueshmërinë dhe distancën nga palët politike.

Në politikë, ky identitet më është ri-kontekstualizohet: nga vëzhguese e realitetit, figura publike bëhet aktore aktive me qëndrime, agjendë dhe përgjegjësi vendimmarrëse. Gjuha bëhet më normative dhe mobilizuese, ndërsa objektiviteti zëvendësohet nga përfaqësimi i interesave dhe bindjeve politike.

Në këtë tranzicion, sfida kryesore më mbetet menaxhimi i kapitalit të besimit të fituar në media. Publiku shpesh vazhdon ta gjykojë figurën politike përmes filtrit të rolit të mëparshëm mediatik, duke kërkuar koherencë, transparencë dhe integritet.

Pra, identiteti profesional nuk humbet, por transformohet: nga informuese në përfaqësuese, nga analiste në vendimmarrëse, duke bartur me vete peshën e reputacionit të ndërtuar më herët


Pyetje.

3. A mund të jetë pushteti një formë shërbimi etik?


Pergjigje.Xh.

Po, pushteti mund të jetë një formë shërbimi etik, pikërisht kur nuk kuptohet si privilegj apo si kastë elitare, por si përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj të tjerëve.

Në këtë kuptim, pushtetin nuk e kuptoj si mjet për dominim, por detyrim për të vepruar me ndershmëri, drejtësi dhe përkujdesje ndaj interesit publik.

Ai merr vlerë morale vetëm atëherë kur ushtrohet si shërbim, ku vendimmarrja udhëhiqet nga e mira e përbashkët dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve, jo nga përfitimi personal


Pyetje.

4. Si ndërtohet besimi në nivel lokal?


Pergjigje.Xh.

Besimin në nivel lokal e jam ndërtuar ngadalë, por qëndrueshëm, përmes veprimit të përditshëm, transparencës dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me qytetarët prej vitit 2006 duke qenë pjesë e pushtetit lojal.

Besimi nuk buron vetëm nga fjalët apo premtimet, por nga prania reale në komunitet, nga dëgjimi aktiv i nevojave dhe nga përgjegjësia për vendimet e marra. Në nivel lokal, qytetarët e shohin përfaqësuesin e tyre nga afër: si reagon ndaj problemeve konkrete, si komunikon dhe sa i gatshëm është të mbajë llogari. Kjo afërsi ma bën besimin më të brishtë, por edhe më autentik.

Cili është raporti mes aktivizmit dhe institucioneve?

Raporti mes aktivizmit dhe institucioneve është thelbësor për një demokraci funksionale. Aktivizmi qytetar shpesh më ka shërbyer si zë kritik, si nxitës i ndryshimit dhe si kujtesë morale për institucionet.

Institucionet, nga ana tjetër, e kanë përgjegjësinë ta shndërrojnë këtë energji qytetare në politika publike dhe vendime konkrete. Kur ky raport është bashkëpunues e jo përjashtues, aktivizmi nuk shihet si kërcënim, por si partner; ndërsa institucionet nuk perceptohen si të mbyllura, por si hapësira ku qytetarët mund të ndikojnë realisht.

Besimi i “pafund” më është ndërtuar atëherë kur përfaqësimi tejkalon kufijtë formalë, siç është rasti i të qenit disa herë gruaja më e votuar në Pejë, duke fituar mbështetje përmes votës së lirë dhe pa u mbështetur në kuota.

Ky besim është rezultat i konsistencës, i integritetit personal dhe politik, dhe i një pune që vlerësohet nga qytetarët pavarësisht gjinisë. Vota në këtë rast nuk është thjesht numër, por shprehje e një kontrate morale mes përfaqësueses dhe komunitetit: “ne të besojmë sepse na përfaqëson denjësisht”.

Matësi i vërtetë i demokracisë nuk qëndron vetëm te zgjedhjet periodike, por te bashkëpunimi i vazhdueshëm mes institucioneve dhe shoqërisë civile. Asociacionet civile janë ura lidhëse mes qytetarëve dhe pushtetit, bartëse të shqetësimeve, ideve dhe inovacionit social. Kur institucionet punojnë ngushtë me to, me vëmendje të sinqertë dhe empati të plotë, demokracia bëhet proces i gjallë, jo vetëm procedurë formale. Ky bashkëpunim rrit llogaridhënien, përfshirjen dhe ndjenjën se secili qytetar ka zë dhe ndikim.

Në thelb, besimi lokal, aktivizmi i shëndetshëm dhe institucionet e hapura ushqejnë njëri-tjetrin. Aty ku ka dëgjim, respekt dhe bashkëpunim të sinqertë, demokracia matet jo vetëm me ligje e rregulla, por me marrëdhënie njerëzore të ndërtuara mbi besim të qëndrueshëm.


Pyetje.

5. A mund të ekzistojë zhvillimi ekonomik pa kulturë?


Pergjigje.Xh.

Ndonëse sipas Planit Zhvillimor Komunal çdo gjë të orienton tek zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm, zhvillimi ekonomik nuk mund të jetë i qëndrueshëm pa kulturë. Kultura është foleja ku lindin të gjitha proceset shoqërore, përfshirë zhvillimin ekonomik, sepse ajo formëson mënyrën si një shoqëri mendon, krijon, bashkëpunon dhe ndërton të ardhmen.

Në rastin e Pejës, kultura nuk është vetëm trashëgimi, por kapital zhvillimor. Shtegu i pasur kulturor – nga trashëgimia shpirtërore, artizanati, arkitektura tradicionale, gastronomia, festivalet, deri te peizazhi kulturor i Rugovës – është pikënisja e turizmit të qëndrueshëm. Pikërisht këtu fillon gjithçka: ekonomia lokale, punësimi, ndërmarrësia kreative dhe lidhja e qytetit me botën.

Aktivitetet kulturore gjallërojnë qytetin, krijojnë identitet dhe e bëjnë Pejën tërheqëse për vizitorë dhe investitorë. Binjakëzimet me qytete të tjera që të gjitha protokolet i përgaditë dhe i zhvillon Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe bashkëpunimet kulturore ndërkombëtare nuk janë vetëm simbolike – ato hapin rrugë për shkëmbime ekonomike, projekte të përbashkëta, tregje të reja dhe njohuri të reja.

Pa kulturë, zhvillimi ekonomik mbetet i thatë, afatshkurtër dhe i brishtë. Me kulturë, ai bëhet: i qëndrueshëm, inkluziv, krijues dhe i dallueshëm. Prandaj, kultura nuk është luks, por themeli.


Pyetje.

6. Çfarë përgjegjësie ka arsimi në formimin e qytetarit aktiv?


Pergjigje.Xh.

Slogani im i përhershëm është se: “Me arsim fillon çdo ditë e re” – Peja.

Arsimi ka përgjegjësi thelbësore në formimin e qytetarit aktiv, sepse ai nuk përcjell vetëm njohuri, por edhe vlera. Përmes arsimit, individi zhvillon mendimin kritik, ndjenjën e përgjegjësisë, respektin për ligjin dhe pjesëmarrjen në jetën shoqërore. Një qytetar i arsimuar është më i vetëdijshëm për të drejtat dhe detyrimet e tij dhe kontribuon në zhvillimin e Pejës dhe të shoqërisë në tërësi.



Pyetje.

7. Si ruhet integriteti personal në jetën publike?


Pergjigje.Xh.

Integriteti personal në jetën publike e kam ruajtur duke vepruar gjithmonë me ndershmëri dhe drejtësi, duke pasur qartësi parimesh dhe duke u mbajtur besnik ndaj tyre.

Reflektimi im i përhershëm është përputhja mes fjalëve dhe veprave, transparencë në vendime, shmangie të konfliktit të interesit dhe respekt ndaj ligjit dhe etikës profesionale. Profili im asnjëherë nuk ka lejuar që presionet apo përfitimet personale të ndikojnë vendimet, duke qenë e gatshme të përgjigjem edhe me "jo” kur duhet. Gjithë kohës kam prioritet veprimet dhe korrigjohem kur mund të lëviz nga parimet. Integriteti nuk e kuptoj si veprim për një herë, por si qëndrim të qëndrueshëm, me të cilin kam krijuar besimin e publikut.


Pyetje.

8. Çfarë roli kanë gratë në transformimin e politikës lokale?


Pergjigje.Xh.

Gratë dhe vajzat kanë një rol thelbësor në transformimin e politikës lokale, veçanërisht në shoqëri që dalin nga konfliktet si Republika e Kosovës në 1999.

Me përkushtim kam punuar për një perspektivë të re, duke u fokusuar në nevojat reale të komunitetit dhe forcuar urat e dialogut dhe bashkëpunimit.

Roli i grave nuk matet vetëm me mandate apo tituj zyrtarë, por me ndikimin që kanë në jetën e përditshme të njerëzve.


Pyetje.

9. Çfarë do të thotë sukses përtej mandateve dhe titujve?


Pergjigje.Xh.

Suksesi përtej mandateve dhe titujve do të thotë të krijosh një ambient ku profili njerëzor, miqësia dhe solidariteti vlerësohen më shumë se çdo pozicion zyrtar. Është ndjenja e të pasurit një shtëpi të ngrohtë, të rrethuar nga fytyra të buzëqeshura, dhe të di se pas sfidave dhe punës së palodhur, ekziston respekti, mbështetja dhe mirënjohja e komunitetit rreth teje.

Në këtë kuptim, roli i grave nuk e kuptoj thjeshtë politik, por human – duke qenë forca që ndihmojnë një shoqëri të rikthehet tek vlerat e solidaritetit dhe kujdesit reciprok, duke e bërë politikën një mjet për jetën reale.


Pyetje.

10. Cili është mesazhi juaj për shoqërinë, për gratë dhe për komunitetin mbi përgjegjshmërinë si vlerë themelore?


Pergjigje.Xh.

Çdo njeri ka një histori, një ëndërr dhe një punë që e bën të ndjehet i vlefshëm. Të punosh me ndershmëri dhe përkushtim nuk është thjesht një detyrë – është një mënyrë për të kontribuar në shoqërinë ku jetojmë dhe për të ndërtuar një botë më të drejtë.

Le të kujtojmë se fuqia e një shoqërie qëndron tek njerëzit e saj – në respektin për njëri-tjetrin, në mbështetjen për punën e ndershme dhe në angazhimin për një botë më të barabartë dhe më humane. Kur secili prej nesh ndjek drejtësinë, empatinë dhe barazinë, krijojmë themelet për një të ardhme që nuk lë askënd pas.

Çdo zë ka rëndësi, çdo punë ka vlerë, dhe çdo njeri meriton drejtësi dhe mundësi të barabarta.


Pyetje.

11. Çfarë keni marrë nga familja, arsimi dhe puna që ka ndikuar në formimin tuaj personal dhe profesional?


Pergjigje.Xh.

Në formimin tim personal dhe profesional, ndikimi i familjes, arsimit dhe përvojës së punës ka qenë thelbësor dhe i ndërthurur.

Jam rritur në një familje ku udhëheqja dhe institucioni ishin vlera thelbësore: babai im (Shyqri Syka), profesor, më mësoi rëndësinë e dijes, disiplinës dhe kurajës për të kërkuar ekselencën, ndërsa mamaja ime (Elmaze Syka), gjyqtare dhe më pas Kryetare e Gjykatës në Pejë, më frymëzoi me integritetin, drejtësinë dhe përkushtimin ndaj përgjegjësisë sociale. Ky mjedis më mësoi të kombinoj ambicien personale me përgjegjësinë kolektive dhe etikën profesionale.

Arsimi ka luajtur një rol po aq të rëndësishëm. Nga shkolla e lagjes “Tete Marsi”, me mësuesin e jashtëzakonshëm Vajdin Xhafa (RIP), kam marrë bazën e vlerave të ndershmërisë dhe kureshtjes intelektuale. Më vonë, studimet e mia të avancuara, përfshirë Masterin në IEDC-Bled School of Management në Slloveni, kanë pajisur me aftësitë strategjike dhe lidershipin e nevojshëm për të përballuar sfidat profesionale në mënyrë të sigurt dhe të menduar mirë.

Puna dhe përvoja brenda familjes tregtare të ndershme (nga bashkëshorti Arben Kelmendi) si dhe rrethimi im i përditshëm me shkelqimin dhe dashurinë e të birit Adorit, më kanë mësuar rëndësinë e punës së palodhur, respektit ndaj bashkëpunëtorëve dhe ruajtjes së integritetit në çdo veprim. Këto eksperienca më kanë formuar si një individ të qëndrueshëm, të përgjegjshëm dhe profesional, i gatshëm të përballet me sfida me mendësi strategjike dhe vlera të forta morale.


Faleminderit znj.Liliana per mundesinë që me dhatë per intervistë.


Faleminderit ju znj. Xhenet.



© 2023–2026 Liliana Pere – Founder. Publisher. Researcher. Author


Prestige Magazine


Albumi fotografik.


 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page