Search this site
Results found for empty search
- 29 Nëntori i 1944-2024, – 80-vjetori/ Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta
70 mijë luftëtarë pjesë e luftës, ranë 28 mijë dëshmorë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Sot më 29 Nëntor 2024, në Shqipëri festohet 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Prej Prej 7 Prillit të vitit 1939 e deri më 29 Nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 Nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Pa Shkodrën e çliruar nuk mund të kishte Shqipëri të çliruar. Shkodra nuk ishte vetëm një territor, ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i Shqipërisë, kryeqendra historike e Veriut të saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire . Shkodra ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna për bashkëpunëtorë të tjerë. Shkodra u çlirua më 29 Nëntor të vitit 1944, datë kjo, e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Historiku… Në fillim të vitit 1944, fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor, ku vendosej fati i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë, fronti i dytë akoma nuk ishte hapur. Në Itali, trupat angloamerikane, me 19 divizione, përballonin vetëm 9 divizione gjermane. Gjatë tre muajve të parë të vitit 1944, Ushtria e Kuqe çliroi pjesën më të madhe të tokës së saj dhe hyri në Rumani. Këto suksese të Ushtrisë së kuqe shqetësonin qeverinë e SHBA dhe të Anglisë, të cilat filluan me ngut pregatitjet për hapjen e frontit të dytë. Më 5 prill 1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, me urdhër urdhëroi gjithë njësitë partizane për t’u hedhur kudo në mësymje, në sulm të përgjithshëm. Duke zbatuar këtë urdhër, Brigada e parë çliroi Qukësin, Shpatin e Bërzezhtë dhe ju afrua qytetit të Elbasanit. Forcat partizane të Korçës çliruan Pogradecin dhe sulmuan trupat gjermane në Bilisht e Ersekë. Brigada V dhe VI Sulmuese spastruan krahinat e Himarës e të Mallakastrës, goditën trupat gjermane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Konispol, Vlorë dhe Fier. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 Nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe. Dokumenti i 30 nëntorit 1944 “Shqipëria plotësoi çlirimin e saj Shkodra që këta muajt e fundit ishte bërë fortesa e okupatorit nazist dhe aq më tepër foleja e politikanëve hajdutë të reaksionit shqiptar u çlirua nga forcat e ushtrisë sonë heroike. Atje lart mbi Taraboshin historik valon flamuri i lirisë, i lyer me gjakun e partizanëve trima. Populli shqiptar pas tre vjet lufte të përgjakshme dhe sakrificash të jashtëzakonshme mbasi u dogj dhe u poq në këtë luftë vigane kundër hordhive fashisto- naziste dhe mercenarëve të tyre, në saj të ushtrisë së tij dhe të politikës së drejtë të frontit nacionalçlirimtar realizoi ëndrrën e tij dhe amanetin që i lanë dëshmorët e rënë në këtë luftë të shenjtë. Populli me gjakun e derdhur rrëke e spastroi të gjithë Shqipërinë nga armiqtë e saj të jashtëm dhe të brendshëm, s’mbeti asnjë ushtar gjerman, asnjë mercenar ballist ose zogist në Shqipëri. Dhe tashti? Dëshmorët e rënë në sheshin e luftës na kanë lënë edhe një amanet tjetër, testamentin e ndërtimit të Shqipërisë së re, po me ato sakrifica, po me atë heroizma, po me atë entusiazëm me të cilën vazhduam luftën e madhe për liri. Përpjekjet gjigante të popullit tonë kishin dhe kanë një përmbajtje politike dhe ushtarake të caktuar. Nëpërmjet luftës kundër okupatorit dhe tradhëtarëve të ndërtohet skeleti i pushtetit të tij popullor dhe ky skelet u ndërtua në kongresin antifashist të Përmetit, i cili i dha popullit kompleksin e fuqisë së tij, zgjedhja e qeverisë demokratike në Berat është një hap përpara drejt realizimit të ëndrrës së popullit tonë. Tani që me çlirimin e Shkodrës historike plotësohet spastrimi i vendit tonë nga xhelatët e brendshëm dhe të jashtëm. Tani që armiku u thye dhe u shpartallua ushtarakisht, na mbetet të vazhdojmë rrugën e idealit të dëshmorëve tonë për të cilën ranë në fushën e nderit, rrugën e përforcimit dhe perfeksionimit të pushtetit tonë popullor. I vetmi thesar që fitoi populli ynë nga kjo përplasje e madhe është pushteti i tij, me anë të këtij aparati do të ndërtohet Shqipëria e re ku me punën dhe me djersën tonë do të arrijmë shkallë- shkallë në një jetë gjithnjë më të mirë dhe më të lumtur. Këshillat nacionalçlirimtare janë pushteti ynë popullor, janë organet që i japin popullit të gjitha mundësitë për zhvillimin e tij politik, ekonomik, kulturor dhe administrativ. Kjo është esenca e demokracisë sonë, këtu mbështetet deklarata e këshillit antifashist të Shqipërisë mbi të drejtat e qytetarit. Pra, zgjedhjet për këshillat nacionalçirimtare tani me çlirimin e plotë të vendit tonë marrin një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm pse ato janë pushteti i vërtetë i popullit, por edhe pse ato duhet ta çojnë popullin në punë për ndërtimin e një Shqipërie të tipit të ri ku punëtori, fshatari, zanatçiu, intelektuali, etj të gjejnë punë dhe një përmirësim gradual të jetës së tyre. Prandaj, duhet të mendojmë mirë përpara se të japim votën, prandaj duhet të zgjedhim punëtorë energjikë dhe me koshiencë në këshillat nacionalçlirimtare. Fjala jonë e fundit është që të zgjedhim në këto këshilla ato që e meritojnë atë vend si vazhdë e idealeve të dëshmorëve tanë, ata që punojnë dhe do të punojnë në farkën e ndërtimit të vendit tonë……” Ndihemi krenarë për atë luftë. Ajo na emocionon edhe sot, pavarësisht se duan t’i hedhin baltë. Lufta ANÇ, ishte dhe një katalizator i madh social, që solli ndryshime epokale në gjirin e shoqërisë. Tërë shqiptarët e ndershëm kanë detyrim historik për t’u krenuar e për të mbrojtur LANÇ-in. Se ajo ka qënë dhe mbetet pikë referimi, për të sotmen dhe për të ardhmen, se kur populli është i bashkuar dhe në unitet mendimi e veprimi, është i pamposhtur. Ngjarje të tilla madhore përsëriten rrallë në histori dhe mbeten si përmendore lavdie. Ndryshe ndodhi me ata që u larguan me arsyetime të ndryshme nga lufta e shkuan ne prehrin e pushtuesit, bënë krime së bashku me ta, dhe morën dënimin e merituar në gjyqin ndërkombëtar të Nurembergut, e nga çdo shtet antifashist për kriminelët e vet. 78 -vjetori i Çlirimit të Shqipërisë (28 nëntor 1944), është ngjarje e rëndësishme kombëtare, që na kujton, se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit tonë, është një nga luftërat më të mëdha e më të suksesshme që kanë zhvilluar shqiptarët në historinë e tyre mijëra vjeçare dhe i bën nder Kombit Shqiptar. Ajo u zhvillua në kushtet e Luftës së Dytë Botërore gjatë së cilës shtetet e Koalicionit Antifashist Botëror dhanë ndihmesë të çmuar me këshilltarë dhe materiale. 78- vjetori i çlirimit të Atdheut tonë bën apel, që si patriotë të duam Atdheun me gjithë forcën e zemrës, të respektojmë LANÇ, dhe gjakun e derdhur për liri e pavarësi, të forcojmë unitetin pa dallim feje, krahine, ideje e përkatësie partiake, të edukojmë rininë me dashurinë për vendin që e kemi me histori krenarie e që ta mbajnë kokën lart. Kush nderon LANÇ, nderon historinë.
- Një universitet në SHBA do shtojë një lëndë të re dedikuar yllit të popit Beyonce.
Një universitet në SHBA do shtojë një lëndë të re dedikuar yllit të popit Beyoncé 14 Nëntor, 2024 - 7:15 pm Universiteti Yale do të prezantojë një lëndë të re vitin e ardhshëm që do të studiojë punën e yllit të popit Beyoncé, e cila ka një rekord prej 99 nominimesh për Grammy dhe njihet si një nga artistët më me ndikim në historinë e muzikës. E titulluar “Beyoncé Makes History: Radical Afriko-American Tradition, Culture, Theory and Politics Through Music”, lënda do të fokusohet në periudhën nga albumi i saj i titulluar i vitit 2013 deri në “Cowboy Carter” të këtij viti dhe sesi këngëtarja me famë botërore kantautori krijoi ndërgjegjësimin dhe angazhimin në ideologjitë sociale dhe politike. Profesorja e studimeve afrikano-amerikane të Universitetit të Yale, Daphne Brooks planifikon të përdorë repertorin e gjerë të këngëtares, duke përfshirë regjistrimet e performancave të saj live, si një “portal” për studentët për të mësuar rreth intelektualëve afrikano-amerikanë, nga Frederick Douglass te Toni Morrison. “Ne do t’i marrim seriozisht mënyrat në të cilat puna kritike, puna intelektuale e disa prej mendimtarëve tanë më të mëdhenj në kulturën amerikane lidhet me muzikën e Beyoncé dhe do të mendojmë për mënyrat se si mund ta zbatojmë filozofinë e tyre në punën e saj”, tha Brooks. Beyoncé, emri i plotë i së cilës është Beyoncé Gisele Knowles-Carter, nuk është artistja e parë që studiohet në një universitet. Universitetet kanë studiuar punën e kantautorit Bob Dylan dhe disa universitete së fundmi kanë ofruar mësime për këngëtaren Taylor Swift dhe tekstet e saj dhe trashëgiminë në kulturën pop. Dhe profesorë në universitete të tjera gjithashtu kanë përfshirë Beyoncé në kurset e tyre ose kanë ofruar klasa për superyllin. /KultPlus.com
- Timo Flloko – Ylli i Kinematografisë Shqiptare Timo Flloko, aktor me përmasa të rralla në artin shqiptar.
Timo Flloko – Ylli i Kinematografisë Shqiptare Timo Flloko, aktor me përmasa të rralla në artin shqiptar, ka lënë një ndikim të thellë në kinematografinë dhe teatrin e Shqipërisë. I lindur më 28 prill 1948 në Pejë, dhe i rritur në një familje gjirokastrite, ai kreu shkollën e mesme në Vlorë dhe më pas përfundoi studimet në Dramaturgji në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në vitin 1970. Një Karrierë Filmike që Ndriçon Timo Flloko ka ndriçuar ekranet shqiptare me interpretimet e tij në disa nga filmat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij të hershëm, si "Ngadhënjim mbi vdekjen" dhe "Përse bie kjo daulle", pavarësisht ndalimeve fillestare, shënuan fillimin e një karriere të shkëlqyer. Pjesëmarrja në filma si "Kur zbardhi një ditë", ku ai luajti rolin e Meços, dhe "Malet me blerim mbuluar" e bëri të njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe për natyrshmërinë me të cilën mishëronte personazhe të ndryshme. Roli i tij në "Lulëkuqet mbi mure" i dha Medaljonin e Festivalit të Filmit në 1977, duke theksuar aftësitë e tij në portretizimin e personazheve të ndërlikuar dhe emocionalë. Shkëlqimi në Skenën e Teatrit Përveç kinemasë, Flloko ka lënë gjurmë të thella në skenën teatrore shqiptare. Në Teatrin Kombëtar, ai ka interpretuar në drama të ndryshme ku ka shkëlqyer me role komplekse, si Orfeu në "Orfeu zbret në ferr" dhe Prometeu në "Stine e merzitshme në Olimp". Me një lojë poetike dhe dramatike, ai solli në skenë dimensione të reja për publikun shqiptar. Në vitin 1991, pas ndryshimeve politike, Flloko interpretoi një ushtarak të pafajshëm në filmin "Vdekja e kalit", një rol që mbetet një nga kulmet e karrierës së tij, duke e bërë atë edhe më të njohur ndërkombëtarisht. Një Mësues i Vlerave Artistike Pas kthimit të tij nga Amerika, ku ai mori pjesë në projekte si "Angel's Dance" dhe "K-911", Flloko u rikthye për të kontribuar si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ka qenë një frymëzim për studentët e tij, duke i ndihmuar të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ushqejnë pasionin për aktrimin. Një Familje e Devotshme për Artin I martuar me Vera Grabockën, producenten e njohur të spektakleve shqiptare, Flloko ka ndërtuar një familje të përkushtuar ndaj artit dhe kulturës. Ata kanë një vajzë, e cila gjithashtu ka ndjekur gjurmët e prindërve të saj, duke kontribuar në kulturën artistike shqiptare. Përkushtimi dhe dashuria e çiftit për artin janë kthyer në një trashëgimi të gjallë që i frymëzon brezat e rinj. Një Trashëgimi e Pavdekshme Timo Flloko mbetet një figurë e papërsëritshme e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Karriera e tij e pasur dhe interpretimet e tij mbresëlënëse kanë lënë një trashëgimi të çmuar për artin shqiptar, duke i siguruar një vend të veçantë në zemrat e publikut. Ai vazhdon të shquhet si një artist i virtytshëm dhe një model për brezat e ardhshëm të aktorëve. Timo Flloko – Ylli i Kinematografisë Shqiptare Timo Flloko, aktor me përmasa të rralla në artin shqiptar, ka lënë një ndikim të thellë në kinematografinë dhe teatrin e Shqipërisë. I Një Karrierë Filmike që Ndriçon Timo Flloko ka ndriçuar ekranet shqiptare me interpretimet e tij në disa nga filmat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij të hershëm, si "Ngadhënjim mbi vdekjen" dhe "Përse bie kjo daulle", pavarësisht ndalimeve fillestare, shënuan fillimin e një karriere të shkëlqyer. Pjesëmarrja në filma si "Kur zbardhi një ditë", ku ai luajti rolin e Meços, dhe "Malet me blerim mbuluar" e bëri të njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe për natyrshmërinë me të cilën mishëronte personazhe të ndryshme. Roli i tij në "Lulëkuqet mbi mure" i dha Medaljonin e Festivalit të Filmit në 1977, duke theksuar aftësitë e tij në portretizimin e personazheve të ndërlikuar dhe emocionalë. Shkëlqimi në Skenën e Teatrit Përveç kinemasë, Flloko ka lënë gjurmë të thella në skenën teatrore shqiptare. Në Teatrin Kombëtar, ai ka interpretuar në drama të ndryshme ku ka shkëlqyer me role komplekse, si Orfeu në "Orfeu zbret në ferr" dhe Prometeu në "Stine e merzitshme në Olimp". Me një lojë poetike dhe dramatike, ai solli në skenë . Pas kthimit të tij nga Amerika, ku ai mori pjesë në projekte si "Angel's Dance" dhe "K-911", Flloko u rikthye për të kontribuar si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ka qenë një frymëzim për studentët e tij, duke i ndihmuar të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ushqejnë pasionin për aktrimin. Një Trashëgimi e Pavdekshme Timo Flloko mbetet një figurë e papërsëritshme e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Karriera e tij e pasur dhe interpretimet e tij mbresëlënëse kanë lënë një trashëgimi të çmuar për artin shqiptar, duke i siguruar një vend të veçantë në zemrat e publikut. Ai vazhdon të shquhet si një artist i virtytshëm dhe një model për brezat e ardhshëm të aktorëve. Timo Flloko, gjatë karrierës së tij të pasur në kinematografi dhe teatër, ka marrë një sërë çmimesh dhe vlerësimesh që nderojnë kontributin e tij artistik. Më poshtë janë renditur disa nga filmat e tij kryesorë, së bashku me çmimet e fituara në festivale të ndryshme. Timo Flloko është një yll i pashuar në horizontin e artit shqiptar dhe më gjerë. Me një karrierë të pasur, me interpretime të thella e karaktere të papërsëritshëm, ai ka arritur të mbetet jo vetëm në kujtesën e publikut, por edhe në zemrat e tyre. I përkushtuar gjithmonë ndaj artit, ai nuk ndalet kurrë së dhëni nga vetja; sot ai shkruan poezi të fuqishme, të ndjera, që reflektojnë thellësinë e shpirtit dhe përvojës së tij. I interpreton ato me një mjeshtëri unike, duke i dhënë zë një bote të brendshme të pasur, të formuar nga vitet e përvojës dhe nga ndjeshmëria e tij artistike. Në çdo hap të karrierës së tij, Timo Flloko vazhdon të gjenerojë energji të re, të rrezatojë për artdashësit, duke u bërë frymëzim për brezat e rinj dhe përkrahës i përhershëm i vlerave të larta artistike. Ai është një artist që shndrit, duke krijuar yje të reja në universin e artit shqiptar dhe duke mbetur gjithmonë një figurë që larton shpirtin e kulturës tonë. Filmografia Kryesore e Timo Fllokos 1. Ngadhënjim mbi vdekjen (1967) - Fatosi 2. Përse bie kjo daulle (1969) 3. Malet me blerim mbuluar (1971) - Kapo Dalipi 4. Kur zbardhi një ditë (1971) - Meço 5. Shtigje lufte (1974) - Kanan Tafili (Kajo Karafili) 6. Lulekuqet mbi mure (1976) - Luan Sina, mësuesi 7. Njeriu me top (1977) - Mato Gruda 8. Liri a vdekje (1979) - Cerciz Topulli 9. Ballë për ballë (1979) 10. Militanti (1984) - Visar Shundo (Vasil Shanto) 11. Nata e parë e lirisë (1984) - Ceçemi 12. Rrethimi i vogël (1986) - Shoku Agron, kryetari 13. Fillim i vështirë (1986) - Bujari 14. Vdekja e kalit (1992) - Agroni 15. Balada e Kurbinit (1990) 16. Loin des barbares (1994) - Vladimiri 17. Angel's Dance (1999) - Shanku (The Shank) 18. K-911 (1999) - Johnson 19. Syri magjik (2005) - Niko 20. In Between (2006/I) - Nick 21. Stay Awake (2006) - Mirosh 22. Watch! (2008) - Andrea Çmime dhe Vlerësime Medaljoni i Festivalit të Filmit për rolin e tij në Lulekuqet mbi mure (1976), ku interpretoi një mësues me një theks të veçantë psikologjik dhe dramatik. Kupa e Festivalit për filmin Militanti (1984) për rolin e Visar Shundos, një interpretim që pasqyroi thjeshtësinë dhe tragjedinë poetike. Kupa e Festivalit për rolin në Nata e parë e lirisë (1984) si Ceçemi, një portret i thellë realist dhe njerëzor. Kupa e Festivalit VII për interpretimin në Rrethimi i vogël (1986), ku portretizoi një drejtues të lartë pushteti me vërtetësi dhe humanizëm. Kupa e Festivalit X dhe Çmimi i Parë i Euro-Festivalit në Saint Etienne, Francë për interpretimin e tij në filmin Vdekja e kalit (1992), në rolin e Agronit, një ushtarak i pafajshëm i dënuar padrejtësisht nga diktatura. Përveç këtyre çmimeve, Timo Flloko mban titullin e lartë "Artist i Merituar" për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin shqiptar, duke u bërë një figurë e dashur dhe e respektuar për publikun dhe një shembull frymëzues për artistët e rinj. Pergatiti : Dr.Li liana Pere
- Angelina Jolie tregon se ndihet se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit, teksa rikthehet me filmin “Maria”
Angelina Jolie tregon se ndihet se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit, teksa rikthehet me filmin “Maria” Angelina Jolie tregon se ndihet se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit, teksa rikthehet me filmin “Maria” Para 1 dite Angelina Jolie, një nga aktoret më të njohura dhe të vlerësuara në botë, ka pranuar se ndihet se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit. Në një intervistë të fundit për ‘Radio Times’, ajo shprehu se për shumë vjet, pasionet e saj artistike janë shpesh eklipsuar nga famën dhe biznesin që vijnë me të. Në rolin e saj të ri si këngëtarja e famshme e operës Maria Callas në filmin “Maria”, Jolie theksoi se ky ishte një hap i madh për të, duke u ballafaquar me një sfidë të madhe artistike, shkruan DailyMail. Ajo është një nga aktoret më të famshme në botë, duke fituar shumë vlerësime për punën e saj, por Angelina Jolie thotë se ndjen se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit. Ajo tha se kishte kaluar muaj të tërë duke mësuar të këndonte opera dhe se për këtë rol, kishte eksploruar thellësisht zanatin e aktrimit, duke u frymëzuar nga Callas. “Nuk kam pasur kurrë dikë që të merrte seriozisht për zanatin tim” shpjegoi Jolie, duke shtuar se si artista e ndiente se ndonjëherë karriera e saj ishte formuar nga imazhi dhe fama, jo nga puna e vërtetë artistike. Përgjatë trajnimit për rolin, Jolie përjetoi një udhëtim transformues, duke përdorur këndimin e operës si një formë terapie për të çliruar emocionet dhe energjinë e mbajtur. Ajo pranoi se ky ishte një “rithemelimin” i dashurisë për aktrimin, dhe se ky rol i kishte mundësuar të risjellë një pjesë të vetes që ishte humbur. Pas paraqitjes së saj, Jolie u nominua për një ‘Golden Globe’ për rolin e saj si Maria Callas. Ky film e ka ndihmuar të rindërtojë lidhjen me artin, duke përshkruar një përvojë thellësisht personale dhe shpirtërore, e cila i dha mundësinë të eksploronte emocionet më të thella të Callas. Në një moment tjetër, ajo theksoi se këndimi i operës nuk mund të falsifikohet – duhet të vijë nga thellësia e trupit dhe shpirtit. “Kur këndon opera, zëri të kërkon të hapësh çdo pjesë të trupit dhe të ndjesh çdo emocion të bllokuar”, tha Jolie, duke përmendur se kjo ka qenë një përvojë e fuqishme dhe shpërblyese për të. Angeline Jolie, që njihet për rolet e saj në filma si “Maleficent” dhe “Mr. & Mrs. Smith”, është gjithashtu një aktiviste e njohur dhe nënë e gjashtë fëmijëve, duke përfshirë tre fëmijë biologjikë dhe tre të birësuar. Ajo është ende duke luftuar për çështjet e kujdestarisë dhe pronën e saj me ish-bashkëshortin, Brad Pitt.
- Kate Middleton nga koka te këmbët në ngjyrën e sezonit, ajo tërhoqi vëmendjen me një kombinim
Kate Middleton nga koka te këmbët në ngjyrën e sezonit, ajo tërhoqi vëmendjen me një kombinim vishnje ne lejla Kate Middleton tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së saj të fundit publike me kombinimin e saj të veshjeve dhe për këtë rast ishte nga koka deri te këmbët në ngjyrën bordo, e cila është një hit absolut këtë sezon. Anëtarët e familjes mbretërore u takuan me emirin e Katarit, i cili mbërriti për një vizitë dyditore në Britaninë e Madhe. Kate, së bashku me princin William dhe Emirin e Katarit dhe gruan e këtij të fundit, pozuan për fotot e zakonshme të mirëseardhjes përpara se të shoqëronin mysafirët e tyre në një paradë pranë Whitehall. Aty i prisnin mbreti dhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe u bë një pritje festive. Për këtë rast, princesha zgjodhi një pallto bordo të krijuar nga Sarah Burton për markën Alexander McQueen dhe një kapele Sahar Millinery.
- Muzetë e Vatikanit janë të njohur në mbarë botën për bukurinë e tyre, si dhe për veprat e shumta të artit që ekspozohen këtu,
Cmimi nga 205 euro Turne në muzeun e Vatikanit dhe kapelën Sistine Muzetë e Vatikanit janë të njohur në mbarë botën për bukurinë e tyre, si dhe për veprat e shumta të artit që ekspozohen këtu, të cilat shtrihen nga mesjeta deri në periudhën bashkëkohore. Ky turne do t'ju çojë nëpër disa koleksione arti.... Vizita e muzeut të Vatikanit dhe kapelës së Sistinës përfshin: Galerinë e Shandelabrave , e cila e merr emrin nga shandani i mermerit që e ndan zonën në gjashtë seksione, tregon disa piktura dhe veshje të bukura mermeri. Galeria e Hartave Gjeografike, në zemër të Muzeut të Vatikanit, strehon një seri afreskesh që datojnë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Afresket përshkruajnë shumë peizazhe italiane, të mbledhura këtu për kënaqësinë tuaj të shikimit. Turneu i Muzeut të Vatikanit do t'ju çojë gjithashtu në Galerinë e Tapestries , e cila përfshin një seri flamande që përshkruan episode nga jeta e Krishtit, krijuar bazuar në studimet e bëra nga nxënësit e piktorit të rilindjes " Raphael" dhe një sixhade që përshkruan episode nga jeta. të Papës Urban VIII, prodhuar në punishten e “Kardinalit Antonio Barberini” në shekullin XVII. Turneu i Muzeut të Vatikanit përfshin gjithashtu një vizitë në Kapelën Sistine me famë botërore . Dikur një kishëz private e aksesueshme vetëm për Papa, tani përdoret për të strehuar konklava papale, e cila mban zgjedhjet papale. Tavani mban afreskun e bukur Gjykimi i Fundit, i bërë nga Mikelanxhelo midis 1535 dhe 1541. Afresk tregon Ditën e Gjykimit dhe procesin përmes të cilit, sipas Biblës, çdo shpirt do të gjykohet se do të dërgohet më pas ose në parajsë ose ferr. Figura e Krishtit, së bashku me shenjtorët, janë paraqitur edhe në murin e lartë. Turneu do t'ju çojë gjithashtu në dhomat private të Papa Julius II. Katër dhomat, të njohura si " Dhomat e Raphaelit" , u dekoruan nga Raphaeli dhe ndihmësit e tij me afreske të bukura në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. PIKAT KRYESORE DHE ÇFARË PËRFSHIHET E aksesueshme: Vizitoni faqen e internetit të aksesueshme © 2019 Romë & Itali - P.IVA: 09466991008 Ne përdorim cookie për të siguruar që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.
- Jennifer Lopez nuk heq dorë nga Ben Affleck: A do të ketë një pajtim mes tyre?
Jennifer Lopez nuk heq dorë nga Ben Affleck: A do të ketë një pajtim mes tyre? Ben Affleck dhe Jennifer Lopez Kanë kaluar gati tre muaj që kur Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc nga Ben Affleck dhe sipas mediave të huaja, martesa e tyre kishte përfunduar tashmë në prill të këtij viti, por procedura e divorcit ka zgjatur më shumë. Edhe pse dashuria thuhet se mori fund, jeta e tyre mbeti e lidhur përmes fëmijëve të tyre. Tre fëmijët e Benit dhe dy fëmijët e Jenniferit u afruan veçanërisht gjatë martesës së tyre. Kjo është pikërisht arsyeja pse Lopez nuk dëshiron të heqë dorë nga Affleck. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck Sipas Heat World, Affleck po përpiqet të distancohet nga Lopez, por ajo nuk e dëshiron. Aktorja tani dëshirojnë të festojnë së bashku Ditën e Falënderimeve dhe Krishtlindjet, duke pretenduar se gjithçka është për hir të fëmijëve. Duke gjykuar nga kjo, Lopez shpreson se është e mundur të zgjidhen dallimet e mëparshme me Affleck. Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez Divorci ende nuk është finalizuar, ndaj ka ende shpresë që ata të ruajnë lidhjen e tyre të dashurisë. Kujtojmë se Jennifer Lopez u shfaq në festën intime të ditëlindjes së Ben Affleck në gusht në mes të një krize martesore. Përveç saj, në festë mori pjesë edhe ish-bashkëshortja e Benit, Jennifer Garner dhe tre fëmijët e tyre. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck Affleck dhe Lopez ende mbanin unazat e tyre të martesës në korrik, edhe pse ata kaluan përvjetorin e dytë të martesës dhe ditëlindjen e saj në anët e kundërta të vendit. Marrëdhënia e tyre ka qenë mjaft e ndërlikuar dhe e papajtueshme për një kohë të gjatë.
- Shqiptari ndërton superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale Superkompjuteri i ri italian për inteligjencën artificiale quhet Colosseum. Kjo u njoftua nga iGenius, një kom
Shqiptari ndërton superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale Superkompjuteri i ri italian për inteligjencën artificiale quhet Colosseum. Kjo u njoftua nga iGenius, një kompani milaneze e udhëhequr nga shqiptari Uljan Sharka, e njohur tashmë për lëshimin e softuerit të AI që i dha etiketën e OpenAI italiane.Kompania milaneze – e cila ka seli gjithashtu në Shtetet e Bashkuara – njoftoi lançimin e një prej SuperPOD-ve më të mëdhenj Nvidia DGX në botë, të pajisur me superçipet tashmë të famshme Nvidia Grace Blackwell, për të mbështetur shpërndarjen e modeleve të avancuara të AI kushtuar klientëve në sektorin financiar, shëndetësi dhe sektorin publik globalisht.Superkompjuteri Colosseum – i shpjeguar nga iGenius – është i pajisur me sisteme Nvidia Dgx GB200 që përmbajnë mijëra superçipa Nvidia Grace Blackwell të krijuar për trajnime në kohë reale dhe konkluzione për modelet LLM me mbi një trilion parametra. Të tjera Kanabisi me vlerë 2.3 mln paund, ja rolet që kishin 3 shqiptarët/ Njëri kishte paguan 18 mijë£ për të hyrë në Angli Sa paguhet deputeti në Shqipëri, të ardhurat mujore 400 mijë lekë, gjysma shpërblime Rënia e Assad/ Çfarë do të ndodhë me trupat amerikane që janë vendosur në Siri? Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim Përshtaste ambiente për prostitucion, arrestohet 44-vjeçari që tentoi të largohej nga Shqipëria Altin Dumani apo hakmarrja e popullit! Rubrik
- Pikture nga Marjana Eski
Kjo pikturë e Marjana Eskit paraqet një përzierje të elementeve të ndryshme që krijojnë një dialog midis traditës dhe modernitetit. Disa elemente kryesore për të komentuar janë: 1. Figura klasike: Në plan të parë është një grua, e cila duket si një përfaqësim i artit klasik apo i Rilindjes, për shkak të stilit dhe ngjyrave të zbehta. Kjo mund të simbolizojë një lidhje me të kaluarën, estetikën dhe bukurinë tradicionale. 2. Lidhja me natyrën dhe arkitekturën: Ura që shfaqet në pjesën e poshtme të imazhit mund të simbolizojë kalimin, lidhjen e epokave ose një tranzicion të vazhdueshëm midis kohës dhe hapësirës. Elementet natyrore përreth përforcojnë këtë ide. 3. Sfondi abstrakt: Përzierja e ngjyrave të ndezura si vjollcë, verdhë dhe jeshile në sfond sjell një kontrast të fortë me figurën klasike. Ky sfond abstrakt mund të përfaqësojë modernitetin, kaosin ose dimensione të ndryshme emocionale apo shpirtërore. 4. Perdja/transparenca: Pjesa e kaltër transparente që mbulon figurën krijon një ndjenjë distance, misteri ose intimiteti të fshehur. Kjo mund të simbolizojë një mbrojtje nga realiteti apo një shfaqje të pjesshme të së vërtetës. Në këtë kompozim, Eskit duket se eksploron temat e kontrastit midis së kaluarës dhe së tashmes, traditës dhe inovacionit, por gjithashtu lë hapësirë për interpretime të ndryshme subjektive. Puna mund të konsiderohet një përpjekje për të kapur kompleksitetin e ekzistencës njerëzore dhe kohës.
- Pikture nga Marjana Eski
Kjo pikturë abstrakte nga Marjana Eski përmban elementë të ndryshëm që mund të interpretohen në mënyra të shumta, varësisht nga perceptimi individual: Elementët kryesorë të pikturës: 1. Koloriti dhe Tonaliteti: Dominon jeshilja dhe bluja, të cilat shpesh lidhen me natyrën, paqen, ose qetësinë shpirtërore. Bluja përçon ndjenjë thellësie dhe hapësire, ndërsa jeshilja simbolizon rilindjen dhe harmoninë. 2. Objekti qendror: Në pjesën e qendrës është një vazo që duket organike dhe natyrore. Kjo mund të simbolizojë mbajtjen ose ruajtjen e diçkaje të çmuar, ndoshta kujtime ose emocione. 3. Detajet gjeometrike dhe tekstilet: Pjesët e vogla me dizajne të ndryshme mund të simbolizojnë kulturën, traditën ose ndërlikimet e jetës moderne. Ato mund të pasqyrojnë edhe diversitetin kulturor ose emocional. 4. Fluiditeti i ngjyrave: Ndarja mes toneve krijon një ndjesi lëvizjeje dhe rrjedhsh. Kjo mund të përfaqësojë ndryshimet e vazhdueshme të jetës ose kalimin nga një fazë në tjetrën. Interpretimi i përgjithshëm: Piktura mund të interpretohet si një reflektim i përbashkimit të botës natyrore dhe asaj kulturore. Vazoja qendrore mund të simbolizojë përpjekjen për të ruajtur një thelb të pastër përmes ndryshimeve dhe kontrasteve të botës që na rrethon. Në piktura abstrakte, nuk ka një "lexim" të vetëm të saktë, prandaj ndjesia dhe lidhja personale që krijon shikuesi është më e rëndësishmja. Çfarë ndjesish të përcjell ty? Interpretoi.Dr.Li liana Pere
- Muzetë e Vatikanit janë të njohur në mbarë botën për bukurinë e tyre, si dhe për veprat e shumta të artit që ekspozohen këtu,
Cmimi nga 205 euro Turne në muzeun e Vatikanit dhe kapelën Sistine Muzetë e Vatikanit janë të njohur në mbarë botën për bukurinë e tyre, si dhe për veprat e shumta të artit që ekspozohen këtu, të cilat shtrihen nga mesjeta deri në periudhën bashkëkohore. Ky turne do t'ju çojë nëpër disa koleksione arti.... Vizita e muzeut të Vatikanit dhe kapelës së Sistinës përfshin: Galerinë e Shandelabrave , e cila e merr emrin nga shandani i mermerit që e ndan zonën në gjashtë seksione, tregon disa piktura dhe veshje të bukura mermeri. Galeria e Hartave Gjeografike, në zemër të Muzeut të Vatikanit, strehon një seri afreskesh që datojnë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Afresket përshkruajnë shumë peizazhe italiane, të mbledhura këtu për kënaqësinë tuaj të shikimit. Turneu i Muzeut të Vatikanit do t'ju çojë gjithashtu në Galerinë e Tapestries , e cila përfshin një seri flamande që përshkruan episode nga jeta e Krishtit, krijuar bazuar në studimet e bëra nga nxënësit e piktorit të rilindjes " Raphael" dhe një sixhade që përshkruan episode nga jeta. të Papës Urban VIII, prodhuar në punishten e “Kardinalit Antonio Barberini” në shekullin XVII. Turneu i Muzeut të Vatikanit përfshin gjithashtu një vizitë në Kapelën Sistine me famë botërore . Dikur një kishëz private e aksesueshme vetëm për Papa, tani përdoret për të strehuar konklava papale, e cila mban zgjedhjet papale. Tavani mban afreskun e bukur Gjykimi i Fundit, i bërë nga Mikelanxhelo midis 1535 dhe 1541. Afresk tregon Ditën e Gjykimit dhe procesin përmes të cilit, sipas Biblës, çdo shpirt do të gjykohet se do të dërgohet më pas ose në parajsë ose ferr. Figura e Krishtit, së bashku me shenjtorët, janë paraqitur edhe në murin e lartë. Turneu do t'ju çojë gjithashtu në dhomat private të Papa Julius II. Katër dhomat, të njohura si " Dhomat e Raphaelit" , u dekoruan nga Raphaeli dhe ndihmësit e tij me afreske të bukura në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. PIKAT KRYESORE DHE ÇFARË PËRFSHIHET E aksesueshme: Vizitoni faqen e internetit të aksesueshme © 2019 Romë & Itali - P.IVA: 09466991008 Ne përdorim cookie për të siguruar që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.
- Atdheu yne i dashur është një tokë e mbushur me trashëgimi të pasur kulturore dhe një identitet unik që e veçon atë në hartë. Nga rrënojat e lashta deri te traditat e saj të gjalla,
Albania, e njohur në vend si Shqipëria, Atdheu yne i dashur është një tokë e mbushur me trashëgimi të pasur kulturore dhe një identitet unik që e veçon atë në hartë. Nga rrënojat e lashta deri te traditat e saj të gjalla, Shqipëria krenohet me një mozaik thesaresh historike dhe kulturore që vazhdojnë të formësojnë identitetin e kombit edhe sot e kësaj dite. Le të thellohemi në thelbin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe në zemrën e identitetit të saj në këtë listë zbulimi dhe festimi. 1. Peizazhe që të lënë pa frymë Peizazhi i Shqipërisë është si një perlë e fshehur që pret të zbulohet. Nga ujërat bruz të Rivierës Shqiptare deri te majat e thyera të Bjeshkëve të Nemuna, vendi ofron një gamë të larmishme mrekullish natyrore. Çdo cep i Shqipërisë tregon një histori të qëndresës dhe bukurisë së tokës, duke mahnitur ata që kërkojnë ngushëllim në përqafimin e natyrës. 2. Mrekullitë historike Kthehuni pas në kohë ndërsa eksploroni vendet historike të Shqipërisë, si qyteti antik i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që pëshpërit përralla të qytetërimeve të së kaluarës. Arkitektura osmane në Gjirokastër dhe amfiteatri antik në Durrës janë dëshmi e historisë së pasur të Shqipërisë dhe shtresave të ndikimit që kanë formësuar vendin gjatë shekujve. 3. Kënaqësi Kulinare Kuzhina shqiptare është një ndërthurje e këndshme e shijeve mesdhetare dhe ballkanike, duke ofruar një sërë pjatash që flasin për bollëkun bujqësor të vendit dhe diversitetin kulturor. Nga bureku i shijshëm dhe tave kosi kremoz te qebapa e dashur, çdo kafshatë është një udhëtim nëpër trashëgiminë e kuzhinës shqiptare. Mrekullia e parajses shqiptare te Jonit Rruga gjarpëron në shtatë kthesat e famshme të Llogorasë, aty ku bregasit e kanë pagëzuar “Rrugët e Bardha” ku kaloi Çezari në vitin 48 para Krishtit, në prag të ndeshjes së tij me Pompeun. Më tej peizazhi pason me plazhet e Dhralesë në Palasë, të Perivolit, të Jaliskarit, të Shkambos në Dhërmi, të Gjipesë e me tej me mrekullinë e Jalit që shtrihet në këmbët e fushës së Vunoit. Që nga Karaburuni malet e Vetëtimës i qëndrojnë si “roje” sipër detit sikur ta ruanin atë nga valët shkumëzuese të detit në dimër. Vetëm në verë deti duket sikur bën paqe më bregun, me gjiret, me plazhet, me njerëzit, me rërën e zallin, me shkëmbinjtë e honet, me grykat e shpellat, me gjallesat nënujorë dhe ato të florës dhe faunës së mrekullisë joniane. Kush i shkeli një herë këto treva dhe nuk ngeli “rob” për të shijuar sërish mrekullitë e natyrës joniane. Panorama mahnitëse në mes gjelbërimit e të ullirit të shfaq papritur një hapësirë të pafund kaltërsie. Përpara të shfaqet madhështia e detit dhe e bregdetit të tij dhe nga ana tjetër ashpërsia e malit që në shumë vende bie thikë mbi det. Gjiret e shumta detare (për të cilat duhet thënë se natyra ka qenë e kursyer) ja shtojnë edhe më tepër bukurinë piktoreske. Peizazhi natyror është shumë tërheqës, prandaj edhe plazhet e Dhërmiut, të Jalit, të Himarës, të Qeparoit, Borshit, Piqerasit e Lukovës janë bërë këto vitet e fundit tepër të pëlqyer dhe të frekuentuar. Të joshur nga ky ballkon i natyrës mendja më shkon tek vargu brilant i poetit të njohur të bregut Lefter Çipa “…Këtu në vendet e mia/ ku dhe zoti vjen i ftuar…”. Parajsa e plazheve është padyshim, në Dhërmi, në Jalë, Himarë, Qeparo, Borsh, Piqeras, Lukovë e deri në Butrint. Rruga edhe pse është vënë dorë mbi të përsëri mban për autor projektusesit austriakë të vitit 1918. Ajo gjarpëron përmes ullishtesh dhe ngjitet në Palasën historike. Sa kalon urën e Palasës bletërritës të shumtë të ofrojnë mjaltin e famshëm të zonës. Ata tashmë kanë “pushtuar” territoret e ish-batalionit ushtarak të Palasës, që pati një jetëgjatësi mëse 20 vjeçare. Më tej rruga të fton mes aromë lulesh dhe frutash të limonave dhe portokalleve që janë simbol i bregut të begatë dhe i dorës së palodhur të punës dhe të djersës së bregasve. Nga Llogoraja në Dhërmi makina “fluturon” falë investimit në një rrugë të re kryesisht në funksion të turizmit të ri që lulëzon vrullshëm në këtë zonë. Vunoi dhe Vranishti - një shtëpi me një çati dhe me dy porta Në Dhërmi në fshatin më shkollë më se 400 vjeçare, në fshatin e shkrimtarit të shquar shqiptar Petro Marko marrin jetë libra të prozatorit të madh shqiptar që prehet nën hijen e një ulliri. Në të dalë të këtij fshati buzë rrugës bare e restorante duken se janë ngritur në qiell mbi plazhin e Dhërmiut. Ata janë ngritur kryelartë si kapedanët e bregut, “të penës e të dyfekut”. Të papërsëritshëm në llojin e vet, mahnitës sikur je në avion dhe jo në tokë sikur je vizitor i qiellit dhe jo i tokës. 500 metra mbi det dhe të shikosh poshtë nuk ke tokë por detin e kaltër të paanë e të pafund. Nuk dëshiron që kjo pamje të mbarojë. Kur kalon fshatin Ilias befas përballemi me qytet-fshatin Vuno. E quajmë qytet prej planimetrisë, vendosjes, kanalizimeve që është i pari fshat i Shqipërisë. Por Vunoi ose siç thirret “mal” është i binjakëzuar me fshatin mbrapa malit, Vranishtin, fshat me traditë të madhe në lumin e Vlorës. Është kjo arsyeja që Vunoi dhe Vranishti quhen një shtëpi më një çati dhe me dy porta. Vunoi me mençurinë zgjuarsinë dhe trimërinë e bijve dhe bijave i ka dhënë emër dhe e ka ngritur atë në altarin e kombit. Dhjetëra e dhjetëra intelektualë dhe sidomos oficerë madhorë ka “prodhuar” fshati-qytet me emrin Vuno. Jala dhe kisha veneciane Në këmbët e Vunoit ndodhet Jala, një emër i vjetër dhe i ri i rivierës dhe i turizmit shqiptar. Të duket sikur në këtë parajsë të perëndisë zbret nga qielli dhe jo nga toka përmes rrugësh gjarpërushe përmes një fushe të mbushur me ullinj e me fruta të shumta si portokalle, limonë, fiq, kumbulla, arra, vreshta etj. Në Jalë bashkëjeton deti me tokën e malin, me ajrin e pastër, me ujin e kristaltë, me klimën e shëndetshme, aty majë një kodre, kodrës më të bukur të Jalës në një sipërfaqe prej 8000 m² ngrihet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve që mban emrin e “arkitektit” të saj “Andon Sheti”, burrit të mençur, ushtarakut të zotë që kishte origjinën nga Bregu i Kapedanëve, bregu i burrave të kuvendit, që u godit nga diktatura. Janë 226 shkallë që lidhin kaltërsinë e detit befasues me korpusin e tre godinave të pushimit të ushtarakëve. Vijnë këtu ushtarakë të niveleve të larta drejtuese të Forcave të Armatosura Shqiptare. Shtëpinë e pushimit të ushtarakëve e nderojnë edhe miq, gazetarë e deputetë të parlamentit shqiptar etj. Në lartësinë sunduese të kodrës më piktoreske të Jalës dy godinat e Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve sikur ja hijeshojnë edhe më shumë bukurinë qytezës turistike të Jalit. Duket sikur ndërron klimë dhe del nga plazhi në mal por jo me teleferik por me shkallët e sheshta dhe të shtruara me mjeshtëri. Diellit të verës së nxehtë “i bëjnë shoqëri” pushuesit e shumtë, që kur ai çel syrin mbi malet e Vunoit deri sa “shtrihet” për gjumë tej në perëndim mbi det. Pikërisht këtu nuk ka nevojë për kondicionerë pse flladi i detit, dhe era nuk mungon. Këtu klima të fal shëndet dhe të përtërin forcat për punë. Por këtu në Jalë pluhuri i historisë ka “mbuluar” visare të së shkuarës, të kulturës dhe të traditës sonë. Ne mësuam që në këmbët e Majës së Taborit (tabur- nga osmanishtja do të thotë batalion) ndodhen rrënojat e një kishe veneciane gati 700 vjeçare, që sipas banorit Hil Bala atë deri më sot e kanë vizituar vetëm vizitorë të huaj (gjermanë e italianë) që kanë mbërritur edhe me harta të posaçme për vendndodhjen e tyre më të vjetër të Jalit. Kisha veneciane e Jalës ka një mbishkrim ende të padëshiruar. Ah sikur të ishte ilirisht!. Nga “Kulla e Pashait” tek Vila 30 vjeçare e Jalit Në çdo skutë të Jalës ka një histori. Nuk ka kaluar veçse një shekull kur Jalën e bukur të Jonit e zotëronte një tabur (batalion) osman. Në krye të kodrës gjendej një “kazermë” e thjeshtë dhe një stallë kafshësh, por edhe kulla e vrojtimit, që thirrej “Kulla e Pashait”. Në shkallaret e Jalës si një dëshmi historike e ndërtimit ka të dokumentuar një datë 3.5.1973. Ka qenë pikërisht viti kur “Vila” e Jalit merrte jetë nën kujdesin e Ish-drejtorit të drejtorisë së Zbulimit Andon Sheti. Në kuadrin e 30 vjetorit të çlirimit, në nëntorin e vitit 1974 Jala bëhej gati të inaugurohej. Por në vend të inaugurimit të saj vinte e ashtuquajtura “fshesë e hekurt” që ra pa mëshirë mbi ushtarakët madhorë të ushtrisë. Arkitekti i saj do të burgosej dhe persekutohej, do të shkonte si shumë të tjerë në gijotinën e diktaturës. Jala nuk do të ngelej “jetime”. Fare pranë saj në Himarë në 1976 do të ngrihej Brigada e Himarës që pati jetë vetëm 20 vjeçare (1976-1996), e cila kishte në vartësi repartin e Jalës. Në fakt Vilat e Jalës vetëm në vitin 1977 do të quheshin “të përfunduara”, por në fakt edhe të harruara. Pas vitit 1985 ajo do të kompletohej dhe me një kapacitet prej 11 dhomash do të vihej në shfrytëzim vetëm për pak kohë. Në vitet 1992 deri 1997 do të shfrytëzohej me një kapacitet dhomash tepër të reduktuar dhe që ishte në vartësi të Brigadës së Himarës. Vetëm pas viteve 2000 do të vihej përsëri në funksion të plotë pune dhe me ngritjen dhe vendosjen në funksion të godinës së re 3 katëshe me kapacitet 12 dhoma vitin që shkoi do të bënte që të rritej kapaciteti pushues për 23 ushtarakë për çdo rejs 10 ditor. Hapësira prej tetë mijë metrash katrorë në pronësi të FA lejon mundësinë e investimit dhe të rritjes së kapacitet në të ardhmen. Tre mini skela dhe pesë plazhe gjysmëhëne Tre mini skelat e Jalës vijnë që nga antikiteti edhe pse ato mbajnë emrat e tyre janë ndërruar disa herë. Tashmë vijnë me emra të rinj nga fise të vjetra Skela e Duke, e Kape dhe e Spire. Pesë plazhet e Jalës janë si ballkon në formën e gjysmëhënës ku dallga dhe valëzimi i detit puthin orë e çast rërën e “lozin” me shkëmbinjtë e përjetshëm. Flladi i Jonit me të pesë gjiret e vegjël ku më i madhi i tyre nuk është më shumë se gjysmë kilometri e me një gjerësi 30-50 metra pasohet me dhjetëra e dhjetëra kilometra vijë bregdetare të karakterit disi shkëmbor. Ishin autorët e antikitetit Pseudo-Skylaksi, Polibi, Straboni, e Apiani të parët që “caktuan kufijtë” e Ilirisë dhe ilirëve në 6500 stade (staid është masë gjatësi helenike 1 stad = 177.6m). Prej stadit vjen edhe emërtimi stadium. Natyrshëm edhe në këtë pjesë të bregut, liburnët “bënin ligjin” sikurse bënin historinë me famën e tyre në Adriatik, Jon dhe në Mesdhe. Anijet liburne, dikur i binin kryq e tërthor detit Adriatik dhe Jon (e deri në Mesdhe), traditë kjo që u pasua edhe nga ardianët, autoriatët, taulantët etj. Dikur këtu në Jalë ishte streha e piratëve të detit, dhe më vonë e të gjithë pushtuesve me radhë. Aty kanë qëndruar romakë, bizantinë, osmanë, venecianë. Këtyre brigjeve, bukurive të pashoqe u ka kënduar Lord Bajroni apo Servantesi. Dallgët e detit kanë përkëdhelur dhe freskuar përjetësisht perlat e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare. Bregu i Jalës të ofron krahas bukurive edhe të papritura të panumërta, plazhe ranore e shkëmbore, skena të një të kaluare të mbushur me mite, legjenda dhe një trashëgimi historike të paçmuar. Janë tashmë të njohura edhe flijimet që ilirët bënin për nder të perëndive të tyre, betejat që zhvillonin perandorët romakë, gjurmët e 4 kryqëzatave, por edhe inspirimet hyjnore të Homerit dhe të Ciceronit. Qetësia, flladi, fëshfërima e valëve të detit, por edhe muzika e mbrëmjes në 7-8 bar restorantet e Jalës i japin jetë këtij gjiri piktoresk. Tek “Gërbi”, “Barba”, tek Lavdosh Halili, Nasi Simoni, Bashkim Andoni, Taqo Bala, Hilë Bala etj., gjen gjithçka që nga pijet gjithë shije por edhe prodhime të freskëta të detit. Në Jalë të duket vetja sikur je në “qiellin e shtatë”, në parajsën turistike të Jonit edhe pse rëra është e ashpër dhe me shumë zhavorr dhe zall. Por kaltërsia e qelqtë e detit me ujë qelibar të josh dhe të fton ta shijosh atë. Edhe kur e vrojton gjatë përsëri s’ngopesh me të. Janë fise të shumtë në Jalë na thotë Berti Rrënja, një ish ushtarak që na tregon si vendali pse është rritur pranë gjyshes së tij këtu në Jalë. Berti na flet për Përroin e Gjik Xhoxhanit, Pusin e Peristerajve (Perister –pëllumb i egër), Gjirin e Qeramidheve, Kodeden, Ngalenë, Gjipenë, Kodrat Ndërmaja, për Molin e Kape, të Spire dhe të Duke, për Qivurin e Cakokos, për rrugën e mushkave që historikisht kanë zbritur në Jalë, për majën e Kol-lekës, për Lerën e Baltovinën, për kodrën e skutarajt (kodra e shkodranit) për stanin e Koçe dhe për pusin më të ri që po hapet mbi Jalë në lartësinë 270 metra mbi nivelin e detit. Një pjesë e mirë e mbiemrave janë të njëllojtë me ata të malësisë së Shqipërisë çka flet për lëvizjen e popullatës. Jala turistike në “darën” e historisë Pushuesit vendas dhe të huaj që vijnë këtu në perlat e Jonit mësojnë edhe për historinë e kësaj treve. Me pushtimin osman, Himara, Vunoi, Jala, Qeparoi dhe i gjithë bregu u pushtua nga Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari, por më 1570 osmanët u dëbuan nga venedikasit. Pas disa dekadash osmanët përsëri u rikthyen në bregdet duke vendosur në Jalë një tabur askerësh osmanë (batalion ushtarak). Më 1797 Ali Pashë Tepelena sulmoi dhe mori Himarën dhe gjithë bregdetin si hakmarrje që bregasit kishin ndihmuar suljotët. Kështu në vitin 1803 filloi të ndërtonte kalanë që sot mban emrin e tij. Pas betejave të shumta e të përgjakshme, Kara Aliu rimori plotësisht dhe vendosi pushtetin e dhunshëm në të gjithë bregun, përfundoi kalanë në vitin1818 dhe e pajisi atë me topat më modernë të kohës. Një lapidar fare buzë detit kaltërosh u flet dhe u kujton të gjithë pushuesve për historinë. Është pjesë e ngjarjeve të mëdha të Luftës së Madhe Antifashiste. Pikërisht në këtë vend është themeluar më 1 gusht 1943 çeta e Bregut e udhëhequr nga Minella Koleka, Andrea Varfi, Arshi Mero dhe Zaho Koka. Vitet do të rridhnin. Kohët do të kalonin dhe objektet e reja dhe të vjetra mesjetare e antike do të shndërroheshin në objekte turistike për tu vizituar dhe për të mësuar më shumë rreth tyre. Ato janë krenaria e historisë, traditës dhe kulturës sonë kombëtare. Monument i rivierës joniane Në kalanë 200 vjeçare të Ali Pashë Tepelenës të bie në sy “plazhi i nuses”, aty ku lahej Vasiliqia, e shoqja e Ali Pashë Tepelenës. Nga Kepi i Stillos deri tek Gjiri i Arushës sa kalon gadishullin e Karburunit mrekullitë nuk kanë të sosur dhe secila ka një histori. Kalaja e Ali Pashës në Palermo vetëm pak kilometra në Jug të Himarës dhe fare pranë ish-bazës së nëndetëseve të Porto-Palermos “pushtohet” çdo ditë nga vizitorë të shumtë: shqiptarë e kosovarë, grekë, italianë, malazezë, maqedonas, serbë, anglezë, gjermanë, studentë nga Evropa etj. Ata shikojnë edhe muret e kalasë së vjetër të Himarës, të ndërtuara fillimisht si fortesë e fisit epirot të Kaonëve (lebërve), që daton shekullin e IV pK- shek. XVI. Monumentet e rivierës joniane të kujtojnë udhëtimin imagjinar të Odisesë, frymëzim i Homerit... Kalaja u ndërtua me mjeshtëri nga punëtorët e Ali Pashës, nën mbikëqyrjen e arkitektit të tij Petro Përmetarit si dhe dy arkitektë të huaj një italian dhe një francez. Përmasat e kalasë janë 150 x 400 m dhe lartësia e bedenave 20 metra. Legjenda e kësaj kalaje vjen deri në ditët tona. Ai e ndërtoi këtë kala edhe si dhuratë për një ndër gratë e tij, Vasiliqinë. Në kala ndodhet dhoma e pashait, dhoma miqve ku priti edhe Lord Bajronin, dhoma e Vasiliqisë, dhoma e haremit, dhoma e rojeve, dhoma e pusit, burgu që ka shërbyer pothuaj për të gjithë regjimet. Korridori qendror brenda kalasë, kufizohet me kolona dhe harqe guri. Në kala nga brenda është edhe shkallarja që të ngjit në bedena. Prej bedenave që bien direkt mbi det mund të soditësh një pamje të rrallë fantastike përmbi kaltërsinë. Kalaja ka gjithashtu një dalje sekrete për në det. Jo larg kalasë, fare pak metra larg detit Aliu dha urdhër për ndërtimin e një kishe për nder të Vasiliqisë. Kjo kishe u ndërtua vetëm në 48 orë dhe pas përfundimit të saj Aliu e testoi fortësinë e saj duke futur brenda saj të tre arkitektët dhe i pagoi ata vetëm pasi e qëlloi kishën me top dhe asaj iu thërrmua vetëm një gur. Duhet thënë se në vendin ku u ndërtua kalaja 2 shekuj më parë ndodhej Manastiri i Shën Kollit të Palermos (dëshmi e mbishkrimit të vitit 1800 të kutisë së lipsanave (eshtrave) të shenjta të tij, që ruhen në Kishën e manastirit të Shën Mitrit në Qeparo). Syri shëtit gjirin e gadishullit dhe piktoresk të Panormës (Panormus - liman me ujëra të thella). Nga deti dhe toka mund të dallosh lehtë muret e kalasë 4000 vjeçare në kodrën e Kukumit si dhe dhjetëra e dhjetëra objekte kulturore dhe historike të turizmit të ri shqiptar. Pushuesit me rejse javore, 10 ditore apo dy javore janë ata që shijojnë kaltërsinë e detit, rërën e ajrin e pastër, por edhe kur vizitojnë monumentet historike kanë çfarë të tregojnë për vepra të përkryera të artit ushtarak me vlera të veçanta arkitektonike dhe turistike të papërsëritshme në llojin e vet. Kalatë dhe veprat e kultit të të gjithë bregut i mbajnë portat e hapur për miq vizitorë të vendit dhe të huaj. Turizmi kulturor në bregdetin jonian Objektet e shumta të bregut ofrojnë edhe turizmin kulturor, historik, arkeologjik etj. Kalatë e manastiret, objektet e kultit janë në masë të konsiderueshme. Le të hedhim një vështrim të shkurtër. Kalaja e Aliut në Porto Palermo është ngritur në Bregun e Kapedanëve, në djepin e këngës, në shtëpinë e erës, në vendin e kontrasteve të mëdha të relievit natyror. Atë e rrethojnë përrenj, hone, gryka, kanione, brigje shkëmbore, kepa, gremina e shpella detare, por edhe tarraca të gjelbëruara. Aty deti ka bërë paqe të përjetshme me tokën, me rërën, zallin dhe shkëmbin. Dhjetëra gojëdhëna, mite e legjenda bashkëjetojnë me të vërtetat historike. Pikërisht aty gjeti strehim Odisea i Homerit (emër ilir që thirrej “O i mjerë”, sepse nuk shikonte). Oazi klimatik është sa i magjishëm aq edhe i papërsëritshëm. Në Bregun e “Vajzës së valëve” të këngëtarit himarjot të viteve 30-të Neço Mukës, të Dhimitër Varfit, të Katinës, Mones e shumë të tjerë në shtëpinë e poetit brilant të Bregut Leftër Çipa, që i tëri është çimentuar si një shkëmb i përjetshëm kënge, vetë kënga është e papërsëritshme me asnjë vend të botës dhe me asnjë polifoni tjetër. Askund nuk këndohet me shtatë zëra në një isopolifoni. Sofra e bregdetit të jonit është e shquar për dije, kulturë e civilizim. Udhëtari dhe pushuesi në bregdetin jonian “puth” valën e shkumëzuar të detit kaltërosh dhe retë e Malit të Vetëtimave; ngitet lart në maja e takuan historinë në bedenat e kalasë 200 vjeçare, por edhe të monumenteve të tjerë historikë të kalasë së Borshit, e më tej në Piqerras, Lukovë, në Shuvasi, në Kakomenë e bukurive, në Manastire e deri në Kalanë e Lëkurësit që ka shkruar histori dhe që më tepër kanë shkruar të huajt se sa vendasit për të. Nuk do të mjaftonin këto radhë për të flisnim për Sarandën, Butrintin dhe qytetërimin e Finiqit. Midis këtyre bukurive të natyrës dhe të dorës së njeriut ka edhe probleme. Këtu koha nuk është gjithmonë “behar” dhe as të gjitha problemet nuk “shkojnë si në vaj”. Bregdeti jonian është një derë tashmë e hapur përjetësisht, që pret jo vetëm vendas, shqiptarë të të gjitha trevave por pushues të vendit dhe të huaj sepse natyra dhe dera e mikpritjes së madhe shqiptare qëndron gjithmonë e për të gjitha stinët e vitit. E gjithë bukuria joniane ka të veçantat e saj në çdo stinë, ka jo vetëm pamje që të mahnitin. Ato të ftojnë të eksploroni në pafundësinë joniane të rivierës shqiptare. Në bregdetin jonian, natyra ka qenë shumë bujare, dora e njeriut pak e kursyer, zalli i bardhë, uji i kristaltë, bukuri magjepsëse, pamje të mrekullueshme e ka emrin: Bregdeti shqiptar një mrekulli e parajsës shqiptare. 4. Veshje tradicionale dhe Folklor Ngjyrat e gjalla dhe modelet e ndërlikuara të veshjeve tradicionale shqiptare simbolizojnë krenarinë kulturore dhe dhuntinë artistike të vendit. Vallëzimi i gjallë dhe muzika e gjallë e festivaleve folklorike shqiptare shfaqin shpirtin elastik dhe ndjenjën e komunitetit që janë përcjellë ndër breza. 5. Gjuhë dhe Letërsi Gjuha shqipe nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një pasqyrim i veçantisë gjuhësore dhe qëndrueshmërisë historike të vendit. Letërsia shqipe, me figura të njohura si Ismail Kadare, thur përralla triumfi dhe mundimesh, duke rrëmbyer thelbin e identitetit shqiptar me fjalë. 6. Artet dhe Muzika Bashkëkohore Kurrë i tepërt për të shijuar tingujt e Polifonisë. Ne marrjes në mbrojtje nga UNESCO të kësaj pasurie muzikore si vlerë e trashëgimisë kulturore botërore, Ansambli Folklorik Lunxheria dhe “Perlat e Jugut”. Kjo muzike sherben për ta rivlerësuar dhe mbartur më tej këtë xhevahir të kulturës kombëtare shqiptare”, Ansambli Lunxheria është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ruajtjen e polifonisë. “Grupi i Lunxherisë është bartës i një thesari këngësh, vallesh, melodish dhe kostumesh mahnitëse me vlerë të papërsëritshme të kulturës kombëtare shqiptare” Skena e artit bashkëkohor të Shqipërisë është një lendine e gjallë krijimtarie, duke ndërthurur ndikimet moderne me motivet tradicionale. Nga arti shumëngjyrësh i rrugës i Tiranës te meloditë emocionuese të muzikës shqiptare, shprehja artistike e vendit vazhdon të evoluojë duke qëndruar e rrënjosur në trashëgiminë e tij kulturore. Pra, trashëgimia kulturore dhe identiteti i Shqipërisë janë fijet që lidhin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj, duke krijuar një sixhade diversiteti dhe qëndrueshmërie. Ndërsa vendi përqafon rrënjët e tij dhe shikon drejt horizontit të mundësive, Shqipëria qëndron si një fener frymëzimi për ata që kërkojnë të festojnë pasurinë e trashëgimisë kulturore dhe fuqinë e identitetit. Le të nisim një eksplorim, zbulimi dhe vlerësimi, ndërsa ngremë një dolli për Shqipërinë: një tokë me bukuri ekstra dhe sharmë mozaik. Përjetoni joshjen e Shqipërisë me trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe identitetin e gjallë. Shqipëria pret eksplorimin tuaj! Ky postim në blog është një festë e pasurisë kulturore të Shqipërisë dhe identitetit të saj të gjallë. Le të zbërthejmë mozaikun e traditave, historisë dhe bukurisë që e bëjnë Shqipërinë një drite të vërtetë unike










