29 Nëntori i 1944-2024, – 80-vjetori/ Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta
- Nov 27, 2024
- 5 min read
Updated: Dec 11, 2024



70 mijë luftëtarë pjesë e luftës, ranë 28 mijë dëshmorë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.
Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.
Sot më 29 Nëntor 2024, në Shqipëri festohet 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Prej Prej 7 Prillit të vitit 1939 e deri më 29 Nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 Nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Pa Shkodrën e çliruar nuk mund të kishte Shqipëri të çliruar. Shkodra nuk ishte vetëm një territor, ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i Shqipërisë, kryeqendra historike e Veriut të saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire . Shkodra ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna për bashkëpunëtorë të tjerë. Shkodra u çlirua më 29 Nëntor të vitit 1944, datë kjo, e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.
Historiku…
Në fillim të vitit 1944, fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor, ku vendosej fati i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë, fronti i dytë akoma nuk ishte hapur. Në Itali, trupat angloamerikane, me 19 divizione, përballonin vetëm 9 divizione gjermane. Gjatë tre muajve të parë të vitit 1944, Ushtria e Kuqe çliroi pjesën më të madhe të tokës së saj dhe hyri në Rumani. Këto suksese të Ushtrisë së kuqe shqetësonin qeverinë e SHBA dhe të Anglisë, të cilat filluan me ngut pregatitjet për hapjen e frontit të dytë. Më 5 prill 1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, me urdhër urdhëroi gjithë njësitë partizane për t’u hedhur kudo në mësymje, në sulm të përgjithshëm. Duke zbatuar këtë urdhër, Brigada e parë çliroi Qukësin, Shpatin e Bërzezhtë dhe ju afrua qytetit të Elbasanit. Forcat partizane të Korçës çliruan Pogradecin dhe sulmuan trupat gjermane në Bilisht e Ersekë. Brigada V dhe VI Sulmuese spastruan krahinat e Himarës e të Mallakastrës, goditën trupat gjermane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Konispol, Vlorë dhe Fier. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 Nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.
Dokumenti i 30 nëntorit 1944
“Shqipëria plotësoi çlirimin e saj Shkodra që këta muajt e fundit ishte bërë fortesa e okupatorit nazist dhe aq më tepër foleja e politikanëve hajdutë të reaksionit shqiptar u çlirua nga forcat e ushtrisë sonë heroike. Atje lart mbi Taraboshin historik valon flamuri i lirisë, i lyer me gjakun e partizanëve trima. Populli shqiptar pas tre vjet lufte të përgjakshme dhe sakrificash të jashtëzakonshme mbasi u dogj dhe u poq në këtë luftë vigane kundër hordhive fashisto- naziste dhe mercenarëve të tyre, në saj të ushtrisë së tij dhe të politikës së drejtë të frontit nacionalçlirimtar realizoi ëndrrën e tij dhe amanetin që i lanë dëshmorët e rënë në këtë luftë të shenjtë. Populli me gjakun e derdhur rrëke e spastroi të gjithë Shqipërinë nga armiqtë e saj të jashtëm dhe të brendshëm, s’mbeti asnjë ushtar gjerman, asnjë mercenar ballist ose zogist në Shqipëri. Dhe tashti? Dëshmorët e rënë në sheshin e luftës na kanë lënë edhe një amanet tjetër, testamentin e ndërtimit të Shqipërisë së re, po me ato sakrifica, po me atë heroizma, po me atë entusiazëm me të cilën vazhduam luftën e madhe për liri. Përpjekjet gjigante të popullit tonë kishin dhe kanë një përmbajtje politike dhe ushtarake të caktuar. Nëpërmjet luftës kundër okupatorit dhe tradhëtarëve të ndërtohet skeleti i pushtetit të tij popullor dhe ky skelet u ndërtua në kongresin antifashist të Përmetit, i cili i dha popullit kompleksin e fuqisë së tij, zgjedhja e qeverisë demokratike në Berat është një hap përpara drejt realizimit të ëndrrës së popullit tonë. Tani që me çlirimin e Shkodrës historike plotësohet spastrimi i vendit tonë nga xhelatët e brendshëm dhe të jashtëm.
Tani që armiku u thye dhe u shpartallua ushtarakisht, na mbetet të vazhdojmë rrugën e idealit të dëshmorëve tonë për të cilën ranë në fushën e nderit, rrugën e përforcimit dhe perfeksionimit të pushtetit tonë popullor. I vetmi thesar që fitoi populli ynë nga kjo përplasje e madhe është pushteti i tij, me anë të këtij aparati do të ndërtohet Shqipëria e re ku me punën dhe me djersën tonë do të arrijmë shkallë- shkallë në një jetë gjithnjë më të mirë dhe më të lumtur. Këshillat nacionalçlirimtare janë pushteti ynë popullor, janë organet që i japin popullit të gjitha mundësitë për zhvillimin e tij politik, ekonomik, kulturor dhe administrativ. Kjo është esenca e demokracisë sonë, këtu mbështetet deklarata e këshillit antifashist të Shqipërisë mbi të drejtat e qytetarit. Pra, zgjedhjet për këshillat nacionalçirimtare tani me çlirimin e plotë të vendit tonë marrin një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm pse ato janë pushteti i vërtetë i popullit, por edhe pse ato duhet ta çojnë popullin në punë për ndërtimin e një Shqipërie të tipit të ri ku punëtori, fshatari, zanatçiu, intelektuali, etj të gjejnë punë dhe një përmirësim gradual të jetës së tyre. Prandaj, duhet të mendojmë mirë përpara se të japim votën, prandaj duhet të zgjedhim punëtorë energjikë dhe me koshiencë në këshillat nacionalçlirimtare. Fjala jonë e fundit është që të zgjedhim në këto këshilla ato që e meritojnë atë vend si vazhdë e idealeve të dëshmorëve tanë, ata që punojnë dhe do të punojnë në farkën e ndërtimit të vendit tonë……”
Ndihemi krenarë për atë luftë. Ajo na emocionon edhe sot, pavarësisht se duan t’i hedhin baltë. Lufta ANÇ, ishte dhe një katalizator i madh social, që solli ndryshime epokale në gjirin e shoqërisë. Tërë shqiptarët e ndershëm kanë detyrim historik për t’u krenuar e për të mbrojtur LANÇ-in. Se ajo ka qënë dhe mbetet pikë referimi, për të sotmen dhe për të ardhmen, se kur populli është i bashkuar dhe në unitet mendimi e veprimi, është i pamposhtur. Ngjarje të tilla madhore përsëriten rrallë në histori dhe mbeten si përmendore lavdie. Ndryshe ndodhi me ata që u larguan me arsyetime të ndryshme nga lufta e shkuan ne prehrin e pushtuesit, bënë krime së bashku me ta, dhe morën dënimin e merituar në gjyqin ndërkombëtar të Nurembergut, e nga çdo shtet antifashist për kriminelët e vet. 78 -vjetori i Çlirimit të Shqipërisë (28 nëntor 1944), është ngjarje e rëndësishme kombëtare, që na kujton, se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit tonë, është një nga luftërat më të mëdha e më të suksesshme që kanë zhvilluar shqiptarët në historinë e tyre mijëra vjeçare dhe i bën nder Kombit Shqiptar. Ajo u zhvillua në kushtet e Luftës së Dytë Botërore gjatë së cilës shtetet e Koalicionit Antifashist Botëror dhanë ndihmesë të çmuar me këshilltarë dhe materiale. 78- vjetori i çlirimit të Atdheut tonë bën apel, që si patriotë të duam Atdheun me gjithë forcën e zemrës, të respektojmë LANÇ, dhe gjakun e derdhur për liri e pavarësi, të forcojmë unitetin pa dallim feje, krahine, ideje e përkatësie partiake, të edukojmë rininë me dashurinë për vendin që e kemi me histori krenarie e që ta mbajnë kokën lart. Kush nderon LANÇ, nderon historinë.