top of page

Search this site

Results found for empty search

  • RTV publik RAI ka vendosur të ofrojë programe në gjuhën Arbëreshe

    Këshilltari italian e konfirmon: RAI vjen me programe në gjuhën arbëreshe Radio Televizioni Publik Italian ka vendosur të ofrojë programacion në gjuhën shqipe të arbëreshëve. Këshilltari për Minoritetet Gjuhësore Gianluca Gallo, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka folur për vizitën e zhvilluar nga një delegacion përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe në Tiranë dhe takimin me Presidentin Begaj. Gallo u shpreh se ruajtja e gjuhës nga arbëreshët në Itali është një përvojë e jashtëzakonshme në një botë me konflikte e luftëra. Sipas tij ruajtja e traditave nga arbëreshët prej më shumë se 5 shekujsh është një shembull që duhet mbrojtur. Ai përmendi risinë e prezantuar nga RAI, i cili do të transmetojë edhe programe në gjuhën arbëreshe së shpejti. Përfaqësimi i arbëreshëve në Itali, ruajtja e gjuhës. Çfarë perceptimi ka dhe çfarë po bëjnë autoritetet vendase për futjen e gjuhës në shkolla? Gallo: Është një përvojë e jashtëzakonshme në një botë ku ka konflikte e luftëra edhe në botën perëndimore ku derdhet gjak njerëzish të pafajshëm çdo ditë. Pas 550 vitesh arbëreshët kanë ruajtur gjuhën pa ndryshuar, traditat, kostumet, etj. I dhuruam një prej këtyre kostumeve Zonjës së Parë. Ky shembull i jashtëzakonshëm i integrimit është një shembull që duhet mbrojtur e ruajtur. Është një risi e javëve të fundit që në kontratën e televizionit RAI është futur gjuha arbëreshe. Për herë të parë do të ketë programe në RAI me përmbajtje arbëreshe. A e promovon Italia trashëgiminë arbëreshe? Gallo: Kjo futet në objektivat tona, të ruajmë këtë trashëgimi. Unë kam mësuar të kem respekt dhe të kuptoj se sa e rëndësishme është prania e arbëreshëve në Itali. Është e jashtëzakonshme që arbëreshët kanë ruajtur çdo gjë që ka qenë e lidhur me trashëgiminë e tyre. Stërgjyshja ime ka qenë me origjinë arbëreshe. Ajo ishte një grua krenare, sepse të tillë janë arbëreshët. Gratë e familjeve të mëdha ishin të forta. Si i konsideroni ju marrëdhëniet Kalabri-Shqipëri? Gallo: Është në qëllimet e kryetarit të rajonit dhe Presidentit Begaj. Ne e pritëm Presidentin Begaj në një vizitë në Kalabri dhe është folur për vlerësimin dhe investimin në komunitetin arbëresh si edhe ringjalljen e raporteve dypalëshe. Kjo nënkupton investime të ndërsjella në arsim dhe jo vetëm biznes. Ka pasur takime studimore që janë shoqëruar me propozime konkrete të cilat shpresoj të bëhen publike në vijim.

  • Rita Ora hap arkivat, me veshje kombëtare kujton origjinën

    Rita Ora hap arkivat, me veshje kombëtare kujton origjinën E shtunë, 23 Mars 2024 - 14:00albinfo.chwrwer Rita Ora nuk heziton asnjëherë të kujtojë dhe të përmend në postimet e saj origjinën shqiptare, përcjell albinfo.ch . Këngëtarja me famë botërore ka bërë disa projekte që e lidhin me rrënjët e saj, përfshirë “Shine Ya Light”, koncerte në Kosovë, e organizime të tjera. Ajo ka kujtuar publikimin e albumit “Bang”, të cilin e ka realizuar edhe në versionin akustik, e që videoklipin e këngës e kishte realizuar e veshur me veshje kombëtare. “WOW jam e mahnitur nga të gjitha komentet tuaja për performancën akustike të “Bang”! Më pëlqeu kjo epokë dhe krijimi i këtij mini-filmi për projektin, një letër e pastër dashurie për shtëpinë time” ka shkruar Rita.

  • Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

    LAJM I MIRË/ Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. 20:15 | 16 PRILL 2024 SHPËRNDA Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express. Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

  • Media britanike: Në zbulim të thesareve të Shqipërisë

    5 Prill, 2024 -Të frymëzuar nga udhëtimet e tre britanikëve, poetit Lord Byron, diplomatit Aubrey Henry Molyneux Herbert dhe artistes dhe shkrimtares Edith Durham, ne u nisëm për të eksploruar Shqipërinë, ku ndërthuren tre peizazhe- lumi, mali dhe deti, sipas britanikes “Mail Online”. Ishim katër veta, unë (Bettany), bashkëshorti im dhe dy vajzat tona 20-vjeçare. Kam 15 vjet që i sjell këtu, por tani udhëtimet në Shqipëri po lulëzojnë. Pas 50 vitesh izolim nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha – në detyrë nga viti 1944 deri në 1985 dhe plotësisht e pavarur vetëm që nga viti 1992 – Shqipëria po e pret botën krahëhapur. Shqiptarët kanë një frazë të bukur, të nderuar –  ‘lum këmbët që ju sollën këtu’. Pra, shkoni shpejt në Shqipëri ndërsa mikpritja është e ngrohtë dhe autentike, dhe një gosti për katër persona kushton më shumë se në një pijetore në Britaninë e Madhe. E admiroj qëndrimin shqiptar ndaj ëmbëlsirave. Ata janë të mrekullueshëm dhe i hanë ato herët në mëngjes, shpesh të sapopjekur me portokall dhe krokante me fara kungulli. Për fat të mirë ka shtigje ku mund të bëni ecje malore. Mbi Kalanë e Krujës, 40 minuta nga kryeqyteti Tirana, ndodhet një faltore e gdhendur në shkëmb që i përket sektit bektashi (një ndërthurje e besimeve myslimane, të krishtera dhe të lashta). Rreth 915 metra e lartë, faltorja vizitohet nga pelegrinë të shumtë. Një grua e moshuar më shiti për çaj lule të këputura të sapo vjela dhe vaj trëndafili për flokët. Është e lehtë të imagjinohet pse Lord Byron e donte kaq shumë këtë vend. I kujtonte malësitë e largëta të Skocisë. Duke lëvizur në jug nga Tirana në qytetin me pamje malore të Beratit, me malin e shenjtë Tomorr që ndez flakën e kuqe në mëngjes, shpatet e tij janë shtëpia e arinjve, shqiponjave dhe shkabave të zeza, qyteti ‘i njëmijë dritareve’ ishte ndalesa e tregtarit në rrugët e vjetra të mëndafshit. Ne u akomoduam në “Hotel Vila Aleksander” dhe u zgjuam nga pulat që bënin vezë. Shqipëria ka një kod të ashpër mikpritjeje – Besa – që do të thotë se njerëzit do të heqin dorë nga gjithçka për të mbrojtur mysafirët e respektuar. Shqipëria u bë një nga vendet e rralla e cila strehoi popullsinë hebreje, kryesisht refugjatë që ikën nga nazistët, pas Luftës së Dytë Botërore. Me ishullin e Korfuzit, i dukshëm në një ditë të kthjellët, dhe Italinë vetëm katër orë me traget larg, Riviera Shqiptare ka nisur të lulëzojë. Kapiteni im i preferuar detar shqiptar, në bregdetin e Jonit në qytetin e Vlorës, quhet Baci, i cili organizon udhëtime me porosi në rezervatin natyror të pabanuar të Karaburunit, ku në gjirin e Gramës ka ende mbishkrime të lashta, rreth 23-shekullore të gdhendura në shkëmbinj. Ka lutje të përzemërta për vëllezërit mitikë marinarë të Helenës së Trojës, Kastorit dhe Polluksit. Pas një eksplorimi të shpellave detare të përhumbura, të denja për Homerin, tryezat e kapiten Bacit në brendësi të portit ofruan peshk të freskët dhe të skuqur ndërsa prisnim, patate të skuqura ari dhe një sallatë trengjyrësh – më e mirë se çdo sallatë që kam ngrënë në Itali. Më në jug, rreth tre orë me makinë, Butrinti – që thuhet se është themeluar nga heroi i Luftës së Trojës, Enea – është një vend ku mbetjet greke të lashta vështrojnë harqet romake, mozaikët bizantinë dhe mbetjet e lagunave veneciane. Aty pranë, figura të njohura si Dua Lipa dhe yje të tjerë marrin me qira vila në “Resortin Kep Merli”. Lumenjtë në Shqipëri mbartin një histori të gjatë. Lumi i egër i Vjosës është kthyer në një park kombëtar, që derdhet në Adriatik nga malet e Pindit në Greqi. Çaji i kamomilit kultivohet në livadhe, reçeli i qershisë nga qershitë e egra. Rreth qytetit kala të Tepelenës, derdhet lumi i Vjosës i cili ofron mundësinë për rafting në ujërat transparente. Ia vlen të ndiqni lumin Osum dhe degët e tij, midis qytetit të Beratit dhe fshatit të vogël Roshnik, i rrethuar nga sipërfaqe të mbjella me ullinj dhe kajsi. Vajzat tona, Sorrel dhe May këmbëngulën që të na shtronin një vakt falënderimi. Vendasit na thanë të vizitonim vendin e quajtur “Alpeta Agrotourism & Winery”. Në tavolinën tonë u shërbyen; djathë dhie me erëza, kana me verë të kuqe dhe të bardhë, bukë misri, byrekë me kunguj. Ne hëngrëm derisa nuk mundëm të hanim dot më. I gjithë vakti për katër persona kushtoi 42 euro.

  • Jeta e zonjës së parë të Francës Brigitte Macron do të jetë subjekt i një seriali të ri televiziv.

    Film për jetën e tte Macron. Si reagoi Zonja e Parë e Francës! Film për jetën e Brigitte Macron. Si reagoi Zonja e Parë e Jeta e zonjës së parë të Francës Brigitte Macron do të jetë subjekt i një seriali të ri televiziv. Kompania e prodhimit Gaumont tha se seria me gjashtë pjesë, do të titullohet Brigitte, një grua e lirë. Seriali do të nisë me takimin e parë të çiftit, tha një prej autorëve të serialit. Zonja Macron u takua për herë të parë me bashkëshortin e saj kur ajo ishte mësuese në shkollën e tij të mesme. Çifti u martua në vitin 2007, kur Macron ishte 29 vjeç dhe zonja Macron 54. Zonja Macron filloi të jepte mësim, por ajo e la punën e saj në vitin 2015 kur bashkëshorti i saj filloi të përfshihej në politikë. Macron u zgjodh president në vitin 2017. Shtypi francez thotë për Macron bashkëshortja e saj ka një ndikim të madh edhe në politikë. Seriali i ri televiziv do të shkruhet nga shkrimtarët francezë Bénédicte Charles dhe Olivier Pouponneau, tha Gaumont. “Brigitte Macron është një personazh magjepsës dhe ne duam ta trajtojmë atë në një mënyrë romantike, gati melodramatike për shkak të dimensionit romantik të fatit të saj”, tha zonja Charles për Le Figaro. I pyetur për produksionin e ri të jetës së zonjës Macron, një burim anonim pranë zonjës së parë i tha agjencisë së lajmeve AFP: "Ne nuk kemi dijeni për këtë projekt për të cilin mësuam sot në shtyp". Kasti i serialit ende nuk është bërë i ditur. Gaumont është një nga kompanitë kryesore të prodhimit televiziv në Francë./

  • Rritja globale e temperaturave po bën që Toka të rrotullohet më ngadalë

    Rritja globale e temperaturave po bën që Toka të rrotullohet më ngadalë Rritja globale e temperaturave po bën që Toka të rrotullohet Për shumë mijëvjeçarë, njerëzimi e ka matur kohën bazuar në rrotullimin e Tokës. Një ditë zgjat 24 orë, nga 60 minuta secila. Dhe çdo minutë zgjat 60 sekonda. Por djalli, siç e dimë, fshihet në detaje. Dhe lëvizja e planetit rreth boshtit të saj nuk është aspak e qëndrueshme, në shkallën kohore gjeologjike. Kështu, me ardhjen e orëve atomike, që nga viti 1972 na është dashur të “rregullojmë” kohën duke shtuar herë pas here një sekondë të brishtë, në kohën e meridianit të Grinuiçit, për ta mbajtur atë në linjë me ditën diellore. Sekonda e radhës e kërcimit pritej për vitin 2026. Por sipas një analize të publikuar në Nature, shkrirja e shtresave të akullit për shkak të ndryshimeve klimatike po bën që rrotullimi i Tokës të ngadalësohet në një masë të tillë, që po e shtyn atë me tre vjet, në 2029. Për herë të parë, për më tepër, do të jetë një sekondë më pak, dhe jo më shumë. Kohëzgjatja e ditës varet nga disa faktorë, të tillë si tërheqja e Hënës në oqeanet ose rrymat në bërthamën e shkrirë të planetit. Dhe të dhënat satelitore tregojnë se që nga vitet 1990 planeti ynë është bërë më pak sferik, sepse akulli i Antarktidës dhe Grenlandës, duke u shkrirë, e ka zhvendosur masën e vet drejt ekuatorit. Është kjo rrjedhje e ujit larg boshtit që ngadalëson rrotullimin e saj. Sigurisht, një sekondë… që nuk do të jetë kurrë. Në realitet, në një botë të bazuar në sisteme kompjuterike, për shembull për vendndodhjen gjeografike, pasaktësia në matjen e kohës mund të shkaktojë probleme serioze. Për ekspertët, shqetësimi kryesor është se do të ketë efekt negativ dhe kodet ekzistuese nuk e marrin parasysh këtë, komenton Elizabeth Donley, nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë në Boulder, Kolorado. Kemi gjithë kohën për ta kuptuar, por kjo sekondë e vogël është një tjetër shenjë se sa shpejt po ndryshon planeti para syve tanë.

  • Specializimet në mjekësi, Koçiu: Më shumë kuota, prioritet mjekët e familjes dhe të urgjencës

    Specializimet në mjekësi, Koçiu: Më shumë kuota, prioritet mjekët e familjes dhe të urgjencës SHKRUAR NGA SOT.COM.AL Specializimet në mjekësi, Koçiu: Më shumë kuota, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndoqi sot nga afër procesin për zgjedhjen e degëve të specializimeve në mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë. Në fazën e parë të këtij procesi, kanë aplikuar 430 kandidatë, prej të cilëve 372 janë kualifikuar për procesin e përzgjedhjes në bazë të meritës për 272 kuota pranimi, të miratuara në total nga Senati akademik i Universitetit Mjekësor të Tiranës. Përzgjedhja e specializimit bëhet në mënyrë transparente nga vetë kandidatët fitues, sipas rendit zbritës të pikëve në listën përfundimtare në bazë të pikëve të fituara. Ministrja Koçiu ka theksuar se studentët që do të nënshkruajnë marrëveshjen me Fakultetin e Mjekësisë për të ndjekur kursin e specializimit, janë një garanci në plotësimin e nevojave për specializantë në të gjithë vendin. Ajo tha se këtë vit janë hapur më shumë kuota se një vit më parë. “Të rinjtë sot nisin specializimin me një garanci për punësim të menjëhershëm pas përfundimit dhe me një pagesë që është sa 80% e pagës që do të marrin me fillimin e punës. Për këtë vit kanë aplikuar në total 430 kandidatë nga të cilët, 372 janë kualifikuar për procesin e përzgjedhjes në bazë të meritës. Është merita ajo që shpërblen 272 më të mirët e këtij brezi me fillimin e menjëhershëm të specializimit. Duke planifikuar nevojat tona për sot dhe nesër, kemi hapur më shumë kuota se një vit më parë, por më e rëndësishmja kemi vendosur theksin mbi specialitetet prioritare si mjekësia e familjes apo ajo e urgjencës”, nënvizoi Koçiu. Ministrja shtoi se “të gjithë ata bëhen pjesë e një sistemi që ofron paga 70% më të larta për të gjithë. Ky proces I rritjes së vlerësimit monetar dhe i shpërblimeve për mjekët do të vazhdojë me 18 mijë mjekë familje dhe infermierë që do të përfitojnë nga një rritje e re e konsiderueshme në muajin korrik të këtij viti”. “Këta të rinj që nesër do të jenë fytyra e mjekësisë europiane, do të bëhen pjesë e një sistemi ku merita dhe punësimi kalojnë përmes filtrit të vetëm që është filtri i meritokracisë. Ndaj, diferenca me të shkuarën është e jashtëzakonshme. Jam besimplotë që falë asaj që po bëjmë bashkarisht, falë ngushtimit të vazhdueshëm të hendekut mes nesh dhe Europës së zhvilluar, zgjedhja e Shqipërisë do jetë një zgjedhje gjithmonë e më popullore, gjithmonë edhe më e lehtë për t’u bërë. Dua edhe njëherë të përgëzoj të gjithë studentët falë të cilëve e ardhmja jonë e përbashkët duket më e sigurt se kurrë më parë dhe dua t’ju uroj të gjithëve suksese në rrugëtimin e tyre”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

  • Përdoruesit më të paktë offline, më pak se një përqind, janë në Luksemburg, Danimarkë, Holandë dhe Suedi.

    Caktimi i një ekzaminimi mjekësor, blerja e një bilete treni, madje edhe caktimi i një takimi me miqtë – sot njerëzit bëjnë pothuajse gjithçka me një celular ose kompjuter. Në Gjermani, megjithatë, ka ende miliona njerëz që nuk kanë hyrë kurrë në internet. Miliona gjermanë nuk e kanë përdorur kurrë internetin – cila moshë është ‘offline’ Nuk është për t’u habitur që ka shumë prej tyre ndër më të moshuarit. Caktimi i një ekzaminimi mjekësor, blerja e një bilete treni, madje edhe caktimi i një takimi me miqtë – sot njerëzit bëjnë pothuajse gjithçka me një celular ose kompjuter. Në Gjermani, megjithatë, ka ende miliona njerëz që nuk kanë hyrë kurrë në internet. Në përgjithësi, kjo është rreth pesë për qind e popullsisë gjermane midis moshës 16 dhe 74 vjeç, ose 3.1 milionë njerëz, njoftoi të martën Zyra Federale e Statistikave. Të ashtuquajturit persona offline janë kryesisht në mesin e të moshuarve – 15 për qind e të gjithëve nga grupmosha 65-74 vjeç. Mes njerëzve të moshës 45-64 vjeç, përqindja e përdoruesve offline është pak më pak se pesë për qind. Në grupin më të ri, nga 16 deri në 44 vjeç, vetëm një në 50 nuk ka përdorur kurrë internetin. Sipas këtyre të dhënave, Gjermania qëndron pak më mirë se mesatarja e Bashkimit Evropian, në të cilin përqindja e njerëzve jashtë linje është gjashtë për qind. Përdoruesit më të paktë offline, më pak se një përqind, janë në Luksemburg, Danimarkë, Holandë dhe Suedi. Shumica e tyre janë në Kroaci, 14 për qind, Greqi 13 për qind, Portugali dhe Bullgari, nga 12 për qind secila. /Telegrafi/

  • Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

    Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act” Para 41 min Mbrëmja e së martës ishte e gjitha për Lea Seydoux pasi filmit të saj të fundit iu dha nderi të hapte Festivalin e 77-të vjetor të Filmit në Kanë në Rivierën Franceze. Aktorja, e cila ka një rol kryesor në “The Second Act” (Le Deuxieme Acte), u mbështet nga një mori yjesh teksa bota e filmit, muzikës dhe modës zbriti në qytetin turistik për rreth dy javë. Supermodelja Heidi Klum, bashkatdhetarja franceze e Lea-s, Eva Green, regjisorja Greta Gerwig dhe legjenda e Hollywoodit, fituese e ‘Oscar’, Meryl Streep, ishin mes atyre për të bërë dolli për prezantimin zyrtar të filmit. Por ishte nata e Lea -s dhe aktorja ka mahnitur me një fustan me tegela argjendi pasi iu bashkua kastit dhe ekipit të filmit të ri në tapetin e kuq. Duke u siguruar që ajo të merrte pjesën e saj të vëmendjes, supermodelja Heidi ktheu kokën me një fustan mbrëmjeje të kuq të veçantë dhe gjatësi të mjaftueshme për të treguar këmbët e saj të tonifikuara. Diku tjetër, Eva Green u dallua me një fustan të ndërlikuar me shtresa ndërsa pozoi për fotot në tapetin e kuq menjëherë pas mbërritjes së saj. Për të mos u lënë pas, presidentja e jurisë së Kanës, Greta Gerwig, e veshur me një fustan të purpurt të plotë me të çara deri tek kofshët, ndërsa shoqërohej me anëtarët e tjerë të jurisë, mes tyre yllin e “Killers Of The Flower Moon”, Lily Gladstone Foto: Shutterstock Festivali i filmit në Kanë Greta Gerwig Heidi Klum Lea Seydoux Meryl Streep Albumi fotografik

  • Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

    Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri Para 1 jave Në Met Gala të këtij viti ndër të tjera erdhi edhe sipërmarrësja indiane Mona Patel. Ajo kishte veshur një krijim të stilistit holandez Iris Van Herpen, për të cilin shumë e quajtën si zonja e veshur më mirë në ceremoninë e mbrëmshme. Fustani që ka veshur ka të qepura flutura, korse dhe dantella. Me këtë Mona ka kombinuar sandalet e arta dhe shumë shpejt fotot e saj janë përhapur në rrjetet sociale. Shumë komentuan se nuk e dinin se kush ishte në të vërtetë Mona, por theksuan se ajo ishte veshur më së miri duke pasur parasysh kodin e veshjes. Për kujtesë, kodi zyrtar i veshjes për këtë ngjarje ishte – Kopshti i Kohës. Tema e ka marrë emrin nga një tregim i shkurtër i vitit 1962 nga shkrimtari britanik JG Ballard, i vendosur në një kopsht të mbushur me lule të tejdukshme që manipulojnë kohën. Ndryshe, Mona është aktive edhe në rrjetet sociale ku ndiqet nga gati 50 mijë persona. /Telegrafi/ Met Gala

  • Saimir Pirgu në “Opera për të gjithë” në ambient të hapur në Sechseläutenplatz, Opernhaus Zürich

    ZVICRA Saimir Pirgu në “Opera për të gjithë” në ambient të hapur në Sechseläutenplatz, Opernhaus Zürich MË: 14 QERSHOR 2024 FOTO GALERI Opernhaus Zürich - Sechseläutenplatz Në kuadër të ngjarjeve të mëdha kulturore të qytetit të Cyrihut, Opernhaus Zürich organizon çdo vit ngjarjen "Opera për të gjithë". Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet më 15 qershor 2024 në Sechseläutenplatz me një transmetim të drejtpërdrejtë të operës së famshme "Carmen" nga Georges Bizet. Kjo ngjarje madhështore në qiell të hapur është tashmë një pjesë e rëndësishme e kalendarit kulturor të Cyrihut dhe pritet të mbledhë rreth 10,000 vizitorë. Në rolin kryesor të Don José do të jetë tenori i njohur shqiptar, Saimir Pirgu, i cili është një ndër artistët më të famshëm shqiptarë në botën e operës. Roli i Carmen do të interpretohet nga Marina Viotti. Regjia e operës është bërë nga Andreas Homoki dhe drejtimi muzikor nga Gianandrea Noseda. Ngjarja fillon me një program të larmishëm paraprak në orën 18:00. Përveç kënaqësisë muzikore. Vlen të përmendet se në natën para ngjarjes, do të mbahet edhe "Kino për të gjithë". Hyrja është falas. Mos e humbisni këtë mundësi për të shijuar një mbrëmje të paharrueshme nën qiellin e hapur me miqtë dhe familjen! Pjesëmarrësit kryesorë: Marina Viotti (Carmen) Saimir Pirgu (Don José) Andreas Homoki (Regjisor) Gianandrea Noseda (Drejtor Muzikor) Vendndodhja: Opernhaus Zürich, ngjarje e veçantë që sjell operën më afër publikut të gjerë dhe krijon kujtime të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit./alb info

  • Flet Pedagoge Marsela Papa, për eksperiencat e saj të punës!

    Profili i Marsela PAPA. nga Liliana Pere. Pedagoge ne Institutin Kulinar NERANXI E lindur në qytetin e Tiranës, u rrit në një familje me një mjedis të mbushur me plot dashuri, në një hapësirë të pasur me mendime e biseda të ndryshme për jetën që nuk mbaronin kurrë. Marsela, rrjedh nga një familje intelektuale. Babai i saj ka kryer studimet në Leningrad, sot Shën Petërburg, dhe më pas ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake. Mamaja e saj ka punuar si nëpunëse në institucione shtetërore, por veçanërisht e përkushtuar për familjen dhe mirërritjen dhe edukimin e Marselës, si e vetmja fëmijë e familjes. Ajo u rrit me përkujdesje të jashtëzakonshme nga të dy prindërit duke trashëguar prej tyre virtytet më të mira që ata mbartnin, si dashurinë, mirënjohjen, vullnetin për të realizuar pikësynimet në jetë, sakrificën, humanizmin e altruizmin. Marsela është diplomuar në vitin 1988 në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, dega Merceologji. Më pas ka punuar në institucione shtetërore të tregëtisë. Bashkëshorti I saj, diplomat karriere në MPJ, merr emërim në Ambasadën e Shqipërisë në Ljubljanë nëvitin 1997, ku Marsela si shoqëruese e tij punoi në funksionin e financieres dhe administratores së kësaj ambasade. Ajo kishte aftësi të veçantë për të menaxhuar atje situatat me zgjuarsi e durim, duke e bërë atë të sukseshme në detyrën e saj në këtë ambasadë. Vitet 1997-1998 kanë qenë shumë intensive për të, në studime, punë në ambasadë dhe përkushtim në familje. Ajo kryen në këtë kohë studimet për Master Shkencor në Administrim-Bisnes në Qendrën ndërkombëtare ICPE pranë Fakultetit Ekonomik në Ljubljanë. Pas përfundimit të shërbimit diplomatik, Marsela kthehet në Shqipëri duke vijuar punën në organizata ndërkombëtre si Handikap International në funksionin e financieres dhe administratores, duke kryer ndërkohë dhe një trajnim në Lion të Francës për menaxhim financiar. Më pas punon për Kryqin e Kuq Spanjoll, ku ka kryer disa funksione si zëvendës delegate, kordinatore, financere e administratore e kësaj organizate, duke vazhduar me këto detyra në Kryqin e Kuq Shqiptar ku ka shpalosur jo vetëm vlerat intelektuale, por dhe përkushtimin e vlerat e saj humane në ndihmë të shtresave në nevojë. Për më shumë se një dekadë pune në këto organizata ndërkombëtare, Marsela ka dhënë kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara, në ruajtjen e dinjitetit të tyre, në uljen e nivelit të varfërisë së tyre, në mbështetjen e grave në nevojë, duke organizuar dhe kurse profesionale për integrimin e tyre në tregun e punës. Fytyrat e qeshura dhe gëzimi i tyre ia mbushnin asaj zemrën plot. Më tej vjen Projekti për fëmijët e rrugës, si një sfidë e vështirë, por e bukur që i jepte Marselës sadisfaksion shpirtëror të paimagjinueshëm. Më në fund, ajo kalon te Projekti për mirëushqyerjen e fëmijëve nga mosha 0-5 vjeç, një tjetër moment lumturie e përkushtimi për të, ku nënat që trajnoheshin në çdo zonë të vendit për mirëushqyerjen efëmijëve të tyre ishin aq të lumtura dhe kureshtare për tema e informacionet e fundit mbiushqyerjen sa më të mirë të fëmijëve të tyre me receta bashkëkohore. Pas këtyre viteve të mbushura me shumë përkushtim e dashuri nga këto projekte kaq të mrekulueshme, vjen një emërim tjetër detyre për bashkëshortin e saj si këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, Kosovë. Kështu që dhe ajo natyrisht iu bashkëngjita këtij misioni. Për keto eksperienca te bukura dhe të ŕendesishme Marsela flet me shumë pasion e dashuri. Le të mesojmë më tepër nga rrëfimi i saj: Aty fillova të jepja mësim në kolegjin universitar Globus. Ndjesia dhe përgjegjësia ishin vërtet shumë impenjuese. Dua të theksoj se gjeta atje njëmbështetje nga rektori Prof. Nazmi Mustafa dhe stafi pedagogjik i këtij kolegji. Ndërkohë punoja part-time si financiere dhe administratore e ambasadës. Eksperienca në këtë ambasadë, ku ambasador ishte Shkëlqesia e tij z. Qemal Minxhozi do mbetet e paharruar. Aty punoheshe me përkushtim me një kolektiv që ishte si një familje, por qershia mbi tortë ishte ambasadori i cili krijonte përveç motivimit në punë dhe një atmosferë pozitive që rrallë drejtues e kanë. Ndjehem me fat që kam qenë pjesë e këtij stafi. Pas pesë vitesh, me mbarimin e mandatit, u kthyhem në Tiranë . Pjesa më e vështirë për ne që jemi shoqëruese të bashkëshortëve tanë diplomatë është kthimi në Atdhe dhe filllimi i kërkimit të punës, pasi askush nuk interesohet për punësimin tonë të mëtejshëm. Mora dhe mesova shumë në keto eksperienca të nderuara. Të punosh si bashkëshorte e një diplomati është një rol kompleks dhe shpesh sfidues, por edhe me mundësi të mëdha për përvojë ndërkulturore dhe kontribut personal në diplomaci. Gruaja e një diplomati luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e karrierës diplomatike të bashkëshortit të saj dhe shpesh merr pjesë aktive në jetën diplomatike të komunitetit ku janë të caktuar. ### Roli dhe Përgjegjësitë e Bashkëshortes së një Diplomati: 1. Përfaqësimi i Vendit: Ajo shpesh merr pjesë në ngjarje zyrtare dhe sociale, duke përfaqësuar vendin e saj në aktivitete ndërkombëtare. 2. Ndërtimi i Marrëdhënieve: Ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të forta me komunitetin lokal dhe me përfaqësuesit e vendeve të tjera. 3. Mbështetja e Bashkëshortit: Ofron mbështetje morale dhe praktike për diplomatët, duke i ndihmuar ata të përballojnë sfidat e punës dhe jetës në një mjedis të huaj. 4. Angazhimi në Komunitet: Mund të përfshihet në punë vullnetare ose projekte bamirësie që përmirësojnë imazhin e vendit të saj dhe ndihmojnë komunitetin lokal. 5. Organizimi i Eventeve: Mund të organizojë dhe të marrë pjesë në evente kulturore, edukative dhe sociale që promovojnë kulturën dhe interesat e vendit të saj. 6. Adaptimi në Kulturë të Reja: Përballja me sfidat e jetës në një vend të huaj, mësimi i gjuhës së re dhe integrimi në një kulturë të re. ### Sfida dhe Përfitime: - Adaptimi dhe Lëvizjet e Shpeshta: Një nga sfidat më të mëdha është lëvizja e shpeshtë dhe adaptimi në kultura të ndryshme. - Izolimi Social: Mund të ndjehet e izoluar në një vend të huaj, veçanërisht nëse nuk ka një rrjet të fortë mbështetjeje. - Përshtatja Familjare: Të sigurojë që fëmijët dhe familja e saj të jenë të lumtur dhe të integruar në një mjedis të ri. - Karriera Personale: Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të ndjekësh një karrierë personale për shkak të detyrimeve diplomatike të bashkëshortit. ### Përfitime: - Përvoja Ndërkombëtare: Mundësia për të përjetuar kultura të ndryshme dhe për të mësuar gjuhë të reja. - Rrjeti Ndërkombëtar: Ndërtimi i një rrjeti ndërkombëtar të kontakteve dhe miqve. - Kontributi në Diplomaci: Mundësia për të kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të promovuar kulturën dhe interesat e vendit të saj. Në përfundim, roli i një bashkëshorteje të një diplomati është i rëndësishëm dhe shumëdimensional, duke kërkuar fleksibilitet, adaptueshmëri dhe aftësi të mira ndërpersonale. Më pas: Aplikova dhe fillova punë në Institutin Kulinar Neranxi, si pedagoge në lëndën e Shkencës së Ushqimit dhe Shkencës së Gatimit. Dy lëndë që janë tepër tërëndësishme në formimin e studentëve të kulinatisë. Ndihem me fat që jam pjesë e stafit pedagogjik të këtij Institucioni kaq me emër në Shqipëri e më gjerë. Dua të veçoj ditën e ardhjes time në këtë Institucion. Sa hapa derën mu duk sikur hyra në një perandori me një infrastrukturë të krijuar nga një mendje e hollë e vision largpamës që të mahniste, Vërtet u emocionova dhe vendosa të vazhdoj të jap kontributin tim në këtë oaz të kulinarisë. Ndërkohë duke ecur në korridoret e këtij Instituti prestigjioz fillova të mendoja se “Gatimi është dashuri e dukshme dhe kujtimet më të mira bëhen të mbledhura rreth tavolinës sëngrënies me një ushqim sa më të shijshëm” dhe se “Ushqimi i mirë është një ndër themelet e lumturisë së vërtetë”. Kështu që pse të mos kontribuojmë që përveç shijes së mirë në tavolinë të ofrojmë dhe një gatim e ushqim sa më të shëndetshëm. Aforizmi I njohur “ Ne jemi ajo çka hamë” ka marrë sot vlera shkencore sepse lidhet direkt me dietën dhe vlerat e duhura ushqimore që kërkon trupi. U ndjeva akoma më e lumtur që njohuritë e mia do t’i vija në funksion të atyre qe do gatuajnë nesër për të gjithë ne, që bëhen specialisë, shefa dhe master-shefa, që punësohen me sukses në strukturat e restoranteve dhe hotelerive. Në IKN që për më shumë se 16 vite ka përgatitur me mijra studentë, të cilët kanë qenë ambasadorë të kulinarisë dhe turizmit jo vetëm brenda vendit por dhe më gjerë, unë evidentova se mësimi bazohej në dy shtylla kryesore: në artin e gatimit dhe shkencën eushqimit. Kjo e dallon dhe e ka çuar në një stad tjetër këtë institucion të famshëm të përmasave jo vetëm kombëtare, por dhe rajonale e ndërkombëtare. Departamenti që unë drejtoj sot në këtë Institucion të edukimit Europian të Profesionistëve të Turizmit në Shqipëri, është shndruar sot në berthamën e shkencës së Gatimit Brenda kësaj shkolle te madhe. Unë kam 5 vite që aderoj në radhët e stafit pedagogjik të këtij Instituti dhe realisht çdo vit ai rritet, përsoset me vizione e projekte të reja. Këtu funksionojnë motive të tilla si: njerëzit që arrijnë sukses kanë energji e entuziazëm për punën; sa më shumë arrijmë në punë, aq më shumë duam të arrijmë dhe aq më tepër e gjejmë mënyrën për të arritursuksesin; dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga humbja; sekreti i suksesit është të dish atë që të tjerët ende nuk e dijnë. Sot pas gjithë këtyre viteve, studimesh, punë dhe eksperiencash, ndjehem ende e angazhuar dhe e përkushtuar në sherbim të ëndërrave dhe projekteve të mia në sherbim të vendit dhe familjes time. Eshtë e bukur jeta kur ajo bashkëudheton e mbushur me motiv dhe dashuri për atë qëllim që ke projektuar. Pergatiti: Dr. Liliana Pere. __________________________________________________T I R A N E ________________________

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

​

REVISTA PRESTIGE eshte pjese e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.

 

revistpresttige@gmail.com
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

bottom of page