top of page

Jeta e zonjës së parë të Francës Brigitte Macron do të jetë subjekt i një seriali të ri televiziv.

Updated: Jun 15, 2024

Film për jetën e


ree

tte Macron. Si reagoi Zonja e Parë e Francës!


Film për jetën e Brigitte Macron. Si reagoi Zonja e Parë e

Jeta e zonjës së parë të Francës Brigitte Macron do të jetë subjekt i një seriali të ri televiziv.

Kompania e prodhimit Gaumont tha se seria me gjashtë pjesë, do të titullohet Brigitte, një grua e lirë.

Seriali do të nisë me takimin e parë të çiftit, tha një prej autorëve të serialit. Zonja Macron u takua për herë të parë me bashkëshortin e saj kur ajo ishte mësuese në shkollën e tij të mesme.

Çifti u martua në vitin 2007, kur Macron ishte 29 vjeç dhe zonja Macron 54. Zonja Macron filloi të jepte mësim, por ajo e la punën e saj në vitin 2015 kur bashkëshorti i saj filloi të përfshihej në politikë. Macron u zgjodh president në vitin 2017.

Shtypi francez thotë për Macron bashkëshortja e saj ka një ndikim të madh edhe në politikë.

Seriali i ri televiziv do të shkruhet nga shkrimtarët francezë Bénédicte Charles dhe Olivier Pouponneau, tha Gaumont.

“Brigitte Macron është një personazh magjepsës dhe ne duam ta trajtojmë atë në një mënyrë romantike, gati melodramatike për shkak të dimensionit romantik të fatit të saj”, tha zonja Charles për Le Figaro.

I pyetur për produksionin e ri të jetës së zonjës Macron, një burim anonim pranë zonjës së parë i tha agjencisë së lajmeve AFP: "Ne nuk kemi dijeni për këtë projekt për të cilin mësuam sot në shtyp".

Kasti i serialit ende nuk është bërë i ditur. Gaumont është një nga kompanitë kryesore të prodhimit televiziv në Francë./

 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page