top of page

Search this site

Results found for empty search

  • Sot datëlindja e Naimit, "zemër trimit" "Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar, Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr."

    Sot datëlindja e Naimit, "zemër trimit" "Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar, Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr." Naim Frashëri *Lindja e një drite: Frashëri i Përmetit dhe familja e shenjtë. Në vitin 1846, në zemrën e malësive shqiptare, në fshatin Frashër të Përmetit, lindi një dritë që do të ndriçonte shpirtin dhe ndërgjegjen e kombit shqiptar, Naim Frashëri. Ai erdhi në jetë në një familje të shquar për atdhedashuri dhe kulturë. Babai i tij, Halit Beu, ishte një burrë me shpirt të madh dhe me mendje të ndritur, ndërsa nëna, Emineja, rriti bijtë me dashuri për vendin dhe besimin në dije. *Vëllezërit e tij, Abdyli, udhëheqësi politik i Lidhjes së Prizrenit dhe Samiu, mendimtari enciklopedik, formuan së bashku me Naimin trininë e shenjtë të Rilindjes Kombëtare. Familja Frashëri nuk ishte vetëm një vatër shqiptare, ajo ishte një akademi shpirtërore, një burim frymëzimi për gjithë kombin. *Rruga drejt diturisë: Janina dhe horizontet e diturisë Naimi kreu fillimisht shkollën në vendlindje, më pas vijoi në gjimnazin Zosimea të Janinës, ku përvetësoi gjuhë të shumta: greqishten, turqishten, persishten, arabishten, dhe më vonë edhe frëngjishten. Mësimi për të ishte arsim, ishte një akt dashurie ndaj dijes dhe një mision për t’ia dhënë këtë pasuri kombit të vet. "O drit’ e diturisë, që shpirtin ma ke zbukuruar, Ti më dhe jetë, ti më dhe krah, më ke nderuar!" * Punonjës i Perandorisë, shërbëtor i Shqipërisë Në Stamboll, Naimi punoi për Perandorinë Osmane si zyrtar në Ministrinë e Arsimit, por në zemrën e tij ai ishte gjithmonë shërbëtor i Shqipërisë. I përfshirë në shoqërinë "Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip", u bë shtyllë e përpjekjeve për botimin e librave shqip, duke sfiduar ndalimet osmane dhe errësirën e padijes. "Njerëzia pa dituri, Është si nata pa ylli." Vepra që ndërtuan shpirtin kombëtar Naim Frashëri nuk ishte thjesht poet, por ndërtues i shpirtit të kombit. Ai shkroi mbi natyrën, fenë, historinë dhe gjuhën shqipe, duke i dhënë popullit një gjuhë të ndritshme dhe një ndërgjegje kombëtare. Në “Bagëti e Bujqësi”, ai këndon me mall për Shqipërinë: "O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë, Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë." Në “Historia e Skënderbeut”, i dha kombit një figurë heroike e të pavdekshme: "Shqipëria ka pasë burra Që luftojnë për liri." Me “Qerbelanë”, shkroi një vepër universale për drejtësinë dhe sakrificën: "Dheu s’vlen pa njeri, Njeriu pa shpirt, s’vlen hiç." Në “Fletore e Bektashinjet”, Naimi ndërthur filozofinë, besimin dhe humanizmin: "Bota është një, të gjithë jemi vëllezër, Zoti është dashuri, jo ndasi e urrejtje." Ai ishte një poet profet, një filozof rilindës, një prift i shenjtë i kombit shqiptar. *Shpirti që digjej për Atdheun Në zemrën e tij, Naimi mbante mallin për Frashërin, për Shqipërinë që nuk e pa kurrë të lirë. Por ai e ndërtoi lirinë me penën dhe frymën e tij. Ai besonte në një Shqipëri të ndritur nga drita e dijes dhe bashkimit: "Dhe një ditë do të vijë ajo ditë e bekuar, Kur Shqipëria do jetë e bashkuar!" *Ikja dhe përjetësimi Naim Frashëri u nda nga jeta më 20 tetor 1900 në Stamboll. Por vdekja nuk e ndali. Në vitin 1937, eshtrat e tij u sollën në Tiranë dhe prehen sot në Varrezat e Dëshmorëve, si një orakull i gjallë i frymës kombëtare. Vepra e tij është përmendore që rri përjetë në gjuhën dhe zemrën shqiptare. "I vdekur jam për së gjalli, Po për së vdekuri jam gjallë!" Lavdi Naimit, poetit të shpirtit shqiptar, filozofit të dashurisë dhe dritës. Ai është zëri që ngjallet sa herë flitet shqip, sa herë dëgjohet zëri i lirisë, sa herë hapet një libër dhe ngrihet një flamur. Pergatiti: Revista Prestige. Liliana Pere.

  • Helena Noguerra Personaliteti multidimensional që frymëzon me elegancë dhe art

    Rubrika | Art, Bota & Yje Helena Noguerra – Personaliteti multidimensional që frymëzon me elegancë dhe art Helena Noguerra, si një stinë e bukur, si një parfum i lehtë paharrueshëm. Helena Noguerra ka bere qe prania e saj te jetë si një këngë franceze e dëgjuar në mbrëmje: e butë, sensuale, inteligjente dhe e mbushur me një melankoli elegante që të qëndron gjatë në shpirt. Helena Noguerra është një artiste e kompletuar: këngëtare, aktore, shkrimtare dhe prezantuese belge me origjinë portugeze. Që prej fundit të viteve ’80, ajo ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në muzikën dhe kinemanë frankofone, duke u dalluar për stilin e saj elegant dhe inteligjent. Fama e saj nuk është e zhurmshme, por e bazuar në talent dhe autenticitet. Në muzikë, albumet e saj kanë sjellë një univers intim dhe poetik, ndërsa në film ka lënë gjurmë me role të vlerësuara si ai në Alleluia, që i solli nominim në Magritte Awards. Si shkrimtare, ajo ka botuar romane që trajtojnë dashurinë dhe identitetin me ndjeshmëri të veçantë. Helena përfaqëson gruan moderne që bashkon bukurinë me kulturën dhe sensualitetin me inteligjencën. Ndikimi i saj kulturor qëndron te aftësia për të kaluar me natyrshmëri mes muzikës, filmit dhe letërsisë. Ajo konsiderohet një ikonë diskrete e elegancës frankofone. Helena Noguerra është dëshmi se arti më i qëndrueshëm lind nga finesa, liria e brendshme dhe besnikëria ndaj vetes. E lindur më 18 maj 1969 në Brussels, me emrin e plotë Hélène Barbara Ribeiro Furtado Velho Nogueira, Helena mbart në vetvete dy brigje të së njëjtës ndjeshmëri: qetësinë e Belgjikës dhe pasionin e thellë të Portugal. Në shtëpinë e saj, arti ishte një mënyrë natyrale e të jetuarit. Ajo është gjysmë-motra e Lio, një tjetër figurë ikonike e muzikës frankofone, dhe që herët kuptoi se krijimtaria nuk është zgjedhje, por thirrje e brendshme. Jeta e saj ka njohur edhe kapituj të heshtur, por të thellë. Në vitin 1991 u bë nënë e Tanel Derard, një përvojë që i solli një dimension të ri pjekurie dhe ndjeshmërie. Më vonë, lidhja e saj me këngëtarin dhe aktorin Philippe Katerine u bë një nga historitë më të njohura artistike të skenës franceze. Ishte një marrëdhënie e ushqyer nga humori, krijimtaria dhe liria shpirtërore — dëshmi se dashuria mund të jetë edhe një dialog mes dy imagjinatash. Karriera e saj nisi në fund të viteve ’80, kur Helena u shfaq si modele dhe këngëtare. Kënga “Lunettes noires” në vitin 1989 e prezantoi si një zë të veçantë: sensual, i përmbajtur dhe i sofistikuar. Që atëherë, ajo ka ndërtuar një univers muzikor ku pop-i francez, bossa nova dhe intimiteti emocional bashkëjetojnë në harmoni. Albumet Projet: Bikini (1998), Azul (2001), Née dans la nature (2004), Fraise Vanille (2007), Année Zéro (2013) dhe Nue (2019) janë si kapituj të një ditari personal, ku çdo këngë tingëllon si një mendim i thënë me zë të ulët. Në vitin 2009, zëri i saj fitoi jehonë ndërkombëtare përmes kolonës zanore të Bayonetta, ku interpretimet e saj i dhanë lojës një atmosferë të errët dhe kinematografike. Në ekran, Helena Noguerra nuk përpiqet të dominojë; ajo magjeps me finesë. Në filma si Heartbreaker, Alleluia, Fiston dhe Hôtel Normandy, ajo solli një prani që bashkon delikatesën dhe intensitetin. Interpretimi në Alleluia i solli një nominim për Magritte Awards, duke vulosur respektin e kritikës për talentin e saj. Si autore, Helena ka treguar të njëjtën ndershmëri emocionale. Në libra si L’ennemi est à l’intérieur, Et je me suis mise à table dhe Ciao Amore, ajo shkruan për dashurinë, humbjen dhe kërkimin e vetes me një stil të kthjellët dhe intim. Një nga ngjarjet më domethënëse të viteve të fundit ishte zgjedhja për t’u larguar nga ritmi i vrullshëm i qytetit dhe për të jetuar në Normandi, ku gjeti qetësinë e natyrës dhe një formë të re ekuilibri. Aty, mes detit dhe heshtjes, Helena duket se rigjeti atë që arti i vërtetë kërkon gjithmonë: autenticitetin. Në vitin 2026, ajo u rikthye në qendër të vëmendjes si bashkëprezantuese e Victoires de la Musique 2026, duke dëshmuar se karizma e saj mbetet po aq e natyrshme dhe e parezistueshme. Helena Noguerra nuk është artiste e zhurmshme. Ajo nuk e ka ndërtuar famën mbi skandalin, por mbi kulturën, finesën dhe qëndrueshmërinë. Bukuria e saj nuk qëndron vetëm në tiparet elegante, por në mënyrën se si mendon, si shkruan, si këndon dhe si e jeton jetën me qetësi dhe dinjitet. Ajo na tregon se eleganca është vetëdije. Se sensualiteti më i bukur është inteligjenca. Dhe se arti më i qëndrueshëm lind kur njeriu guxon të jetë plotësisht vetvetja. Helena mbetet një melodi e butë frankofone, një grua që e ka kthyer ndjeshmërinë në forcë dhe elegancën në një formë të pavdekshme arti.

  • Robert Baird Shuman – Intelektuali që jetoi duke u bere prodhimtari qe la gjurme me studimet me te medha te kohes vet.

    Personalitet qe frymezon. Robert Baird Shuman – Intelektuali që jetoi duke u bere prodhimtari qe la gjurme me studimet me te medha te kohes vet. Robert Baird Shuman është një nga ato figura që e tejkalojnë përkufizimin e thjeshtë të “profesorit” apo “kritikut letrar”, sepse ai mishëron vetë idenë e intelektualit të përkushtuar ndaj dijes si një mision jetësor. I lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u formua në fushën e letërsisë angleze dhe ndërtoi një karrierë të gjatë akad emike në universitete prestigjioze si Duke University dhe University of Chicago, ku fitoi titullin Professor Emeritus. Jetoi dhe veproi në SHBA, duke u bërë një nga studiuesit më prodhimtarë të kohës së tij, autor i mbi 60 librave dhe mijëra artikujve, si dhe drejtues i projekteve madhore enciklopedike. Ai përfaqësonte intelektualin e palodhur, kritik, humanist dhe thellësisht të përulur, një figurë që e shihte dijen si proces të pafund dhe jo si privilegj. Në thelb, Shuman ishte një ndërmjetës mes letërsisë dhe jetës, mes tekstit dhe përvojës njerëzore. Intelektuali i madh nuk matet me titujt që mban, por me gjurmët që lë në mendjet e të tjerëve. Dija e vërtetë nuk është ajo që zotëron, por ajo që ndan pa u lodhur. Ai që jeton për librat, në fund bëhet vetë një libër për të tjerët. Madhështia e mendimit qëndron në thjeshtësinë e shpirtit që e bart. Intelektuali i vërtetë nuk kërkon pushtet, por kuptim. Të shkruash çdo ditë është një formë e heshtur e pavdekësisë. Ai që nuk ndalon së mësuari, nuk plaket kurrë në mendje. Dija pa përulësi nuk beget mesim ndërsa dija me përulësi bëhet dritë. Intelektuali i madh nuk jep përgjigje të lehta, por hap pyetje të thella. Trashëgimia më e madhe nuk janë librat, por mendjet që ke formuar. Robert Baird Shuman lindi në vitin 1929 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një kohë kur bota po përjetonte pasojat e Depresionit të Madh dhe po afrohej drejt një periudhe të trazuar historike. Ai u rrit në një shoqëri ku libri dhe mendimi kritik po bëheshin gjithnjë e më të rëndësishëm, dhe pikërisht në këtë klimë filloi të formohej si një lexues i pangopur dhe si një mendje që nuk kënaqej me sipërfaqen e gjërave. Që në rini, Shuman hyri në kontakt me figura të mëdha të kulturës amerikane. Një nga momentet më domethënëse ishte miqësia e tij me poetin Langston Hughes, një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë afro-amerikane të shekullit XX. Kjo lidhje, që daton që në vitet e tij të hershme si gjimnazist, tregon se ai nuk ishte një student i zakonshëm, por një individ që kishte hyrë shumë herët në orbitën e elitës intelektuale. Formimi i tij universitar u përqendrua në letërsinë angleze dhe amerikane, dhe më pas ai ndërtoi një karrierë akademike në universitete të mëdha si Duke University dhe University of Chicago, ku arriti titullin Professor Emeritus, një nga nderimet më të larta akademike në SHBA. Në këto institucione ai jo vetëm ligjëroi, por formoi breza të tërë studentësh, ndër ta edhe shkrimtarë të njohur si Richard Powers. Por ajo që e dallon Shumanin në mënyrë të jashtëzakonshme është prodhimtaria e tij. Gjatë jetës së tij ai botoi mbi 60 libra dhe mijëra artikuj shkencorë. Në vitet e fundit të jetës, sidomos pas daljes në pension, ai arrinte të botonte rreth 200 artikuj në vit, një ritëm pothuajse i pabesueshëm. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë studimet mbi dramaturgët amerikanë. Libri i tij për William Inge, fitues i çmimit Pulitzer, është një nga veprat më të njohura dhe është ribotuar 23 herë, duke dëshmuar për ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në studimet letrare. Po kështu, studimi për Robert E. Sherwood, një tjetër dramaturg i madh dhe katër herë fitues i Pulitzer-it, është ribotuar 10 herë. Ndërsa libri mbi Clifford Odets ka njohur 14 ribotime, duke e bërë një nga referencat kryesore për këtë autor. Ai nuk u ndal vetëm te dramaturgjia. Në një tjetër vepër të rëndësishme, “Nine Black Poets”, ai trajton poezinë afro-amerikane, një temë që lidhet drejtpërdrejt me ndikimin e hershëm të Langston Hughes. Kjo vepër është ribotuar 3 herë. Po ashtu, ai shkroi edhe për figura të artit si Georgia O’Keeffe, duke zgjeruar interesat e tij përtej letërsisë drejt artit pamor. Kulmi i punës së tij enciklopedike arrihet në vitin 2002, kur ai drejton dhe kontribuon në enciklopedinë monumentale me 13 vëllime “Great American Writers”, e cila është ribotuar 14 herë. Një vit më pas, në 2003, ai boton “Encyclopedia of Literary Places” në 3 vëllime, e cila gjithashtu është ribotuar disa herë. Në këto vepra ai nuk ishte thjesht redaktor, por edhe autor i dhjetëra artikujve, duke ndërtuar një hartë të tërë të letërsisë amerikane. Përveç librave, ai ishte edhe kryeredaktor i revistës “The Clearing House”, një revistë e rëndësishme akademike, ku ndikoi drejtpërdrejt në orientimin e studimeve letrare dhe pedagogjike. Megjithatë, përtej numrave dhe titujve, figura e tij merr një dimension tjetër kur shihet përmes syve të atyre që e njohën. Richard Powers shkruan se Shuman ishte “një nga rrëfimtarët më të mëdhenj” që kishte njohur ndonjëherë, një njeri që dinte të kthente përvojën njerëzore në histori të gjalla. Studentët e tij, si Dr. Donald E. Hall, tregojnë se ai i mësoi të punonin pa u lodhur, të shkruanin çdo ditë dhe të mendonin në mënyrë krijuese. Elita akademike e shihte si një fenomen të rrallë. Një profesor që jo vetëm prodhonte dije në mënyrë të pandërprerë, por edhe e shpërndante atë me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Megjithatë, ai vetë kishte një qëndrim kritik ndaj vetes dhe veprës së tij. Në fund të jetës, ai shprehej se ndoshta disa nga librat e tij “nuk do të duhej të ishin botuar fare”, një reflektim që tregon një vetëdije të thellë filozofike dhe një distancë nga egoja akademike. Ai ndërroi jetë më 12 gusht 2013, duke lënë pas jo vetëm një numër të madh veprash, por një mënyrë të të menduarit dhe të jetuarit që vazhdon të ndikojë. Sot, Shuman shihet si një nga figurat më produktive dhe më të rëndësishme në studimet letrare amerikane të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI. Trashëgimia e tij nuk është vetëm në 60 librat, në mijëra artikujt, në ribotimet e shumta, apo në enciklopeditë madhore të viteve 2002 dhe 2003, por në idenë se dija është një proces i pafund dhe se njeriu mund të jetojë përmes asaj që krijon. Ai mbetet një figurë që mishëron lidhjen mes punës së palodhur, pasionit për letërsinë dhe një thjeshtësie njerëzore që sfidon çdo madhështi formale. R. Baird Shuman, i njohur për të gjithë thjesht si “Bob”, ishte një nga ato figura të rralla që duket sikur jetojnë më shumë se një jetë brenda një të vetme. Ai u nda nga jeta më 12 gusht 2013, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme si studiues, profesor dhe rrëfimtar i lindur. Shkrimtari amerikan Richard Powers, dikur student i tij, e përshkruante si një njeri që botonte “sa për dhjetë a njëzet veta bashkë”, dhe kjo nuk ishte aspak një hiperbolë: Shuman kishte mbi 60 libra, enciklopedi dhe mijëra artikuj studimorë. Ai punoi si profesor në universitete prestigjioze si Duke University dhe University of Chicago, ndërsa njëkohësisht drejtonte edhe revistën “Clearing House”. Vepra të tij si studimet për dramaturgët William Inge, Robert E. Sherwood apo Clifford Odets, si dhe enciklopedia madhore “Great American Writers” (2002) në 13 volume, u ribotuan shumë herë, duke dëshmuar ndikimin e tij të thellë në botën akademike. Por përtej shifrave dhe arritjeve, Bobi mbetet i paharruar për energjinë dhe ritmin e pabesueshëm të punës. Një episod domethënës tregon se si ai mund të lexonte një libër prej rreth 500 faqesh dhe brenda të njëjtës ditë të shkruante një artikull për të, duke e dërguar në redaksi para orës 17:00. Ishte një njeri që jetonte me librin dhe për librin. Në jetën personale, ai ishte i lidhur ngushtë me miq shqiptarë, duke u bërë pothuajse pjesë e familjeve të tyre për afro dy dekada. Në mbrëmjet e përbashkëta, rrëfimet e tij plot humor dhe zgjuarsi ishin momentet më të pritura. Edhe kur tregonte histori të thjeshta, si ajo e një CD-je me muzikë shqiptare që e kishte habitur në Londër, ai arrinte t’i kthente në tregime plot jetë e ironi. Megjithëse mbante tituj të lartë si Professor Emeritus në Universitetin e Çikagos, ai i refuzonte formalitetet dhe kërkonte të thirrej thjesht “Bob”. Edhe në ditët e fundit, kur ndodhej në spital, nuk ankohej, por shprehte vetëm një dëshirë të qetë për t’u larguar nga kjo botë, sikur ta ndiente se kishte përmbushur misionin e tij. Një simbol i kësaj ndjenje mbetet poezia e pabotuar “Kërkesë” nga Langston Hughes, mik i tij që nga rinia, ku përmendet dëshira për të shkuar “atje ku mëngjesi dhe mbrëmja nuk do të shqetësojnë më”. Dhe pikërisht atje, më 12 gusht 2013, u nis edhe Bob Shuman. Ai u largua fizikisht, por mbeti në faqet e librave, në kujtimet e studentëve dhe në frymëzimin që u dha brezave të tërë. Siç thoshte ish-studenti i tij Donald E. Hall, Shuman i mësoi të punonin pa u lodhur dhe të shkruanin çdo ditë. Prandaj, edhe pse nuk do të ketë më një Bob Shuman tjetër, gjurma e tij vazhdon të jetojë në çdo faqe që ai la pas. Figura e Robert Baird Shuman nuk kuptohet plotësisht nëse shihet vetëm përmes biografisë apo numrit të madh të botimeve të tij. Ai duhet lexuar si një fenomen intelektual, si një mënyrë e të jetuarit të dijes, ku njeriu dhe libri bëhen pothuajse e njëjta gjë. Në thelb, Shuman përfaqëson tipin e studiuesit që nuk e përdor letërsinë thjesht për ta analizuar, por për ta banuar atë, për të jetuar brenda saj dhe për ta kthyer në një dimension të vetë ekzistencës së tij. Në një plan filozofik, ai i përket atij lloji mendimtarësh që e shohin dijen jo si një përfundim, por si një proces të pafund. Prodhimtaria e tij e jashtëzakonshme – mbi 60 libra, mijëra artikuj, enciklopedi të tëra – nuk është vetëm një tregues disipline, por një shenjë e një etike të veçantë: etika e vazhdimësisë së mendimit. Ai nuk ndalet, sepse për të mendimi nuk ka fund. Në këtë kuptim, Shuman është afër figurës së “intelektualit asket”, një njeri që i kushtohet punës së tij me një përqendrim pothuajse shpirtëror. Por paradoksi i tij qëndron pikërisht këtu: ndërkohë që ndërtoi një autoritet të jashtëzakonshëm akademik, ai refuzonte titujt dhe hierarkitë. “Emri im është Bob” nuk është një shprehje e thjeshtë modestie, por një qëndrim filozofik kundër institucionalizimit të dijes. Ai dukej sikur thoshte se dija nuk duhet të kthehet në pushtet, se profesori nuk duhet të bëhet figurë e largët, por të mbetet njeri mes njerëzve. Kjo e vendos atë në një linjë mendimi që sfidon strukturat klasike të autoritetit akademik dhe e afron më shumë me një humanizëm të thellë. Ndikimi i tij duhet parë në disa nivele. Në nivelin e parë është ndikimi i drejtpërdrejtë akademik: librat e tij mbi dramaturgët amerikanë si William Inge, Robert E. Sherwood apo Clifford Odets u bënë tekste themelore për studimet letrare. Ribotimet e shumta nuk janë thjesht sukses editorial, por dëshmi e faktit që ai arriti të krijojë një gjuhë interpretimi që i mbijetoi kohës. Në një epokë ku kritika letrare shpesh bëhet e përkohshme, Shuman arriti të ndërtojë diçka më të qëndrueshme. Në nivelin e dytë është ndikimi pedagogjik. Studentët e tij nuk e kujtojnë vetëm si profesor, por si një forcë formuese. Ai u mësonte jo vetëm të lexonin, por të mendonin në mënyrë të pavarur dhe të shkruanin pa u lodhur. Ideja që duhet të shkruash çdo ditë, të prodhosh vazhdimisht, është një filozofi e punës që e tejkalon akademinë dhe hyn në etikën e jetës. Kjo është arsyeja pse shumë nga studentët e tij u bënë vetë figura të rëndësishme: ai nuk u dha vetëm dije, por një mënyrë të të qenit intelektual. Në një nivel më të thellë, ndikimi i tij është kulturor. Enciklopeditë që ai drejtoi, si “Great American Writers” në vitin 2002, nuk janë thjesht përmbledhje informacioni, por përpjekje për të ndërtuar një kanon, për të vendosur se cilët janë autorët që duhet të kujtohen dhe si duhet të lexohen. Kjo është një formë e fuqishme ndikimi, sepse prek mënyrën se si një shoqëri e kupton vetveten përmes letërsisë. Megjithatë, ajo që e bën figurën e tij vërtet interesante është tensioni mes prodhimtarisë dhe vetëdijes kritike. Në fund të jetës, ai shprehej se ndoshta disa nga librat e tij nuk duhej të ishin botuar. Kjo nuk është një shenjë dobësie, por një moment i rrallë reflektimi filozofik. Ai duket sikur e kupton se sasia nuk është gjithmonë sinonim i përkryerjes, se krijimi i pandërprerë mbart edhe një lloj rreziku: rrezikun e shpërndarjes së vetes në shumë drejtime. Ky mendim e bën figurën e tij më njerëzore dhe më komplekse. Rëndësia e Shuman sot nuk qëndron vetëm në atë që ka shkruar, por në modelin që përfaqëson. Në një kohë kur dija shpesh fragmentohet dhe humbet në sipërfaqe, ai mbetet një shembull i përkushtimit total ndaj mendimit. Ai tregon se është e mundur të jetosh një jetë të tërë brenda librave, pa humbur kontaktin me njerëzit, pa u bërë arrogant, pa u shkëputur nga thjeshtësia. Trashëgimia e tij është, në thelb, një ide: se intelektuali i vërtetë nuk është ai që di më shumë, por ai që nuk ndalon së kërkuari. Dhe në këtë kuptim, Robert Baird Shuman nuk është vetëm një studiues i letërsisë, por një figurë që mishëron vetë aktin e të menduarit si mënyrë jetese. Ai nuk la pas vetëm libra, por një ritëm mendimi, një disiplinë shpirtërore, një mënyrë për të qenë në botë që vazhdon të ndikojë edhe pas vitit 2013, kur ai u largua fizikisht, por mbeti i pranishëm në atë hapësirë të padukshme ku jetojnë idetë. Pergatiti: Liliana Pere.

  • ERMONELA JAHO NDEROHET NGA FRANCA ME TITULLIN “CHEVALIER DES ARTS ET DES LETTRES”

    ERMONELA JAHO NDEROHET NGA FRANCA ME TITULLIN “CHEVALIER DES ARTS ET DES LETTRES” Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, është nderuar nga Franca me titullin prestigjioz “Chevalier des Arts et des Lettres”, një nga dekoratat më të larta që u akordohet personaliteteve me kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë. Në mesazhin e saj emocionues pas ceremonisë, artistja u shpreh: “Marrja sot e titullit ‘Chevalier des Arts et des Lettres’ është për mua një emocion i jashtëzakonshëm dhe një nder shumë i çmuar për zemrën time, pasi Franca përfaqëson për mua dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë njerëzit që kanë shoqëruar rrugëtimin tim, veçanërisht për Dominique Riber, agjentin tim besnik prej shumë vitesh, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Jean-Philippe Thiellay, pasioni i sinqertë i të cilit për operën dhe përkushtimi bujar e bënë të mundur këtë moment kaq të çmuar. Nuk mund ta imagjinoja një ambient më të bukur për këtë ceremoni sesa i rrethuar nga miq të sinqertë, dashamirës të artit dhe një publik që i dha kuptim të gjitha sakrificave të jetës së një artisti. E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite zërin dhe zemrën time me kaq bujari.” E konsideruar si një nga sopranot më të vlerësuara të kohës sonë, Ermonela Jaho ka interpretuar në skena prestigjioze si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala, duke u shndërruar në një nga ambasadoret më të denja të artit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ky vlerësim i lartë nga Franca përbën një tjetër moment historik në karrierën e saj dhe një krenari të veçantë për kulturën shqiptare. Prestige Magazine ✦ Kur arti shqiptar ngjitet në majat e botës. ✨

  • Kanga e Rinise - Migjeni

    Rinia është forca që ndriçon të ardhmen. “Kanga e Rinís” është një himn i fuqishëm kushtuar energjisë, optimizmit dhe idealizmit të rinisë. Me një gjuhë të gjallë dhe ritëm entuziast, Migjeni e paraqet rininë si forcën që mund të ndryshojë botën. Poezia përcjell besim te e ardhmja dhe te fuqia krijuese e brezit të ri. Poezia Kanga e Rinís nga Migjeni: Kanga e Rinís Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull... Mos e freno kangën! Le të marri udhë. Thueja kangës, rini, pash syt e tu... Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashni. Të na ndezi zjarrin tand, rini... Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga. Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi, Kumbi i zanit tand të përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili e na të duem fort si të duem një diell. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

  • Mesazhit të Nënë Terezës “Bëje sidoqoftë”,

    Mesazhit të Nënë Terezës “Bëje sidoqoftë”, Edhe kur njerëzit s’janë të drejtë, fal gjithmonë. Edhe kur të keqkuptojnë, vazhdo të bësh mirë. Edhe kur nuk vlerësohesh, mbetesh i ndershëm. Edhe kur mundi yt harrohet, vazhdo të krijosh. Njerëzit janë të paarsyeshëm dhe egoistë. Fali, sidoqoftë. Nëse jeni i mirë, njerëzit mund t’ju akuzojnë për motive të fshehta. Bëhu i mirë, sidoqoftë. Nëse jeni i suksesshëm, do të fitosh miq të rremë dhe armiq të vërtetë. Bëhu i suksesshëm, sidoqoftë. Nëse jeni i ndershëm, njerëzit mund t’ju mashtrojnë. Bëhu i ndershëm, sidoqoftë. Në fund, gjithçka është mes teje dhe Zotit. Bëj mirë, sidoqoftë. Në fund, jeta jote vlen mes teje dhe Zotit. Zoti eshte gjykatesi me i mitë qe vonon pak pir nuk harron. Kjo poezi përcjell idenë e qëndrueshmërisë morale përballë padrejtësisë njerëzore. Nënë Tereza thekson se vlerat nuk varen nga miratimi i të tjerëve. Mirësia dhe ndershmëria duhen ruajtur edhe kur nuk shpërblehen. Mesazhi është shpirtëror dhe i thellë, duke e lidhur jetën me besimin. Është një thirrje për të mos u dorëzuar në asnjë rrethanë.

  • Ylli i bukurisë me gjak shqiptar. Faezia Fuad mbetet një nga figurat më magjepsëse të shekullit XX — një princeshë me bukuri legjendare, me rrënjë shqiptare dhe

    Rrevista Prestige #InspirationDaily Ylli i bukurisë me gjak shqiptar. Faezia Fuad mbetet një nga figurat më magjepsëse të shekullit XX — një princeshë me bukuri legjendare, me rrënjë shqiptare dhe me një elegancë që koha nuk e zbeh dot. Në të u bashkuan fisnikëria mbretërore, hijeshia e rrallë dhe trashëgimia e një dinastie shqiptare që la gjurmë të thella në historinë e Egjiptit modern. Edhe sot, emri i saj vazhdon të përmendet si simbol i bukurisë klasike dhe i një lidhjeje të veçantë mes Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Kush ishte princesha egjiptase me origjinë shqiptare? Në panteonin e bukurisë femërore të shekullit XX, emra si Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor dhe Greta Garbo mbeten simbole të elegancës dhe hijeshisë që koha nuk ka mundur t’i zbehë Megjithatë, sipas shumë kronikave të kohës, gruaja më e bukur në botë nuk ishte një aktore e Hollywood-it, as një modele apo figurë e zakonshme publike. Ajo ishte një princeshë — një grua e lindur në pallat, e rritur mes protokollit mbretëror dhe e njohur për një bukuri që mahniti Lindjen dhe Perëndimin. Emri i saj ishte Princess Fawzia Fuad of Egypt, e njohur në shqip edhe si Fevzia Fuat Ali ose Fevzia Fuat Shirin. Një princeshë me rrënjë shqiptare Fawzia ishte vajza e madhe e Fuad I of Egypt dhe motra e Farouk of Egypt. Familja e saj i përkiste dinastisë së themeluar nga Muhammad Ali of Egypt, figura historike me origjinë shqiptare nga Zëmblaku i Korçës, i cili ngriti shtetin modern egjiptian në fillim të shekullit XIX. Kjo dinasti, edhe pse sundoi Egjiptin për më shumë se një shekull, ruajti me krenari kujtesën e prejardhjes së saj shqiptare. Vetë Mehmet Aliu thuhet se deklaronte me krenari se ishte “shqiptar dhe bir shqiptari”, ndërsa Egjiptin e drejtoi drejt modernizimit, duke e afruar me Evropën dhe veçanërisht me Francën dhe Anglinë. Bukuria që mahniti botën E lindur më 5 nëntor 1921 në Aleksandri, Fawzia u konsiderua një nga gratë më të bukura të epokës së saj. Sytë e kaltër, fytyra aristokratike, qëndrimi fisnik dhe eleganca e rrallë e bënë një ikonë të vërtetë të bukurisë klasike. Fotografitë e saj u botuan në revistat më prestigjioze të botës, ndërsa shumë gazetarë dhe artistë e quanin “Venusi i Lindjes”. Mbretëresha e Iranit Në vitin 1939, Fawzia u martua me Mohammad Reza Pahlavi. Me këtë martesë ajo u bë Mbretëreshë e Iranit, në një ceremoni madhështore që tërhoqi vëmendjen e mbarë botës. Megjithatë, jeta në oborrin perandorak iranian nuk ishte aq e lumtur sa dukej. Pas disa vitesh dhe pas lindjes së vajzës së saj, martesa u ftoh dhe përfundoi me divorc në vitin 1948. Kthimi në Egjipt dhe jeta larg vëmendjes Pas divorcit, Fawzia u kthye në Egjipt dhe zgjodhi një jetë më të qetë, larg shkëlqimit të oborreve mbretërore. Ajo u martua përsëri dhe iu përkushtua familjes, duke ruajtur gjithmonë hijeshinë dhe dinjitetin që e karakterizuan. Edhe pse jetoi larg kamerave, emri i saj mbeti sinonim i bukurisë së përjetshme. Fundi i një epoke Princesha Fawzia u nda nga jeta më 2 korrik 2013, në moshën 91-vjeçare. Por kujtimi i saj vazhdon të jetojë si simbol i një kohe kur eleganca, finesa dhe fisnikëria përfaqësonin idealin e bukurisë femërore. Një emër që lidh Egjiptin me Shqipërinë Historia e Fawzia Fuadit është më shumë se historia e një gruaje të bukur. Ajo është dëshmi e lidhjes së veçantë mes Egjiptit dhe Shqipërisë, përmes dinastisë shqiptare të Mehmet Ali Pashës. Në të, bota pa jo vetëm një princeshë të jashtëzakonshme, por edhe një pasardhëse të një familjeje shqiptare që la gjurmë në historinë e Lindjes së Mesme. Faezia Fuad mbetet një nga figurat më magjepsëse të shekullit XX — një princeshë me bukuri legjendare, me gjak shqiptar dhe me një elegancë që koha nuk e zbeh dot.

  • Nicole Kidman dhe arti i të sfiduarit të pritshmërive.

    Nicole Kidman dhe arti i të sfiduarit të pritshmërive. Në një botë që ende i dikton grave rregulla të padukshme për mënyrën si duhet të duken me kalimin e viteve, Nicole Kidman sapo bëri një deklaratë të qartë, elegante, e heshtur, por me peshë kulturore. Në tapetin e kuq të Met Gala 2026, në moshën 58-vjeçare, ajo nuk solli thjesht një paraqitje të rafinuar, por një qëndrim: stili nuk njeh moshë, dhe identiteti nuk negociohet. Pamja e saj sfidon një narrativë të vjetëruar që për dekada ka orientuar gratë drejt “sigurisë” dhe konformizmit estetik. Në vend të kësaj, Kidman rikthen vëmendjen tek vetëbesimi si forma më e lartë e elegancës. Nuk është thjesht një zgjedhje estetike , është një akt i vogël rebelimi ndaj standardeve që kërkojnë të kufizojnë. Pas këtij momenti qëndron edhe një dimension personal: pjesëmarrja e saj në Met Gala së bashku me vajzën, Sunday Rose, duke i dhënë këtij paraqitjeje një simbolikë më të thellë një dialog mes brezave, ku stili bëhet shprehi e gjuhes. Mesazhi është i qartë: nuk ka rregulla të detyrueshme kur bëhet fjalë për identitetin. Ka vetëm zgjedhje. Profil i shkurtër: Kush është Nicole Kidman Nicole Kidman është një nga aktoret më të mëdha të kinemasë bashkëkohore, me një karrierë që shtrihet në mbi katër dekada. E lindur në Honolulu dhe e rritur në Australi, ajo u bë emër global në vitet ’90 me filma si Moulin Rouge, The Others dhe Eyes Wide Shut. Ka fituar çmimin Oscar për rolin në The Hours, si dhe shumë Golden Globe, BAFTA dhe Emmy, duke dëshmuar një gamë të jashtëzakonshme artistike. Kidman është e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme në role, duke kaluar nga dramat psikologjike te produksionet komerciale me lehtësi të rrallë. Në televizion, ajo ka shkëlqyer me projekte si Big Little Lies, që i solli vlerësim kritik dhe publik. Përtej aktrimit, ajo është edhe producente dhe mbështetëse aktive e kauzave sociale, veçanërisht për të drejtat e grave. Në vitin 2003 mori yllin në Hollywood Walk of Fame, ndërsa në 2017 u shpall një nga 100 njerëzit më me ndikim nga Time. Kidman mbetet simbol i elegancës, profesionalizmit dhe transformimit të vazhdueshëm artistik. Karriera e saj është një dëshmi se suksesi nuk është moment, por proces i qëndrueshëm. Sot, ajo konsiderohet një ikonë globale e kinemasë dhe stilit.

  • Prof. Dr. Petrit Gaçe – Themeluesi i Kardiologjisë Moderne.

    Prof. Dr. Petrit Gaçe – Themeluesi i Kardiologjisë Moderne Shqiptare Personalite i mjekesisë shqiptare që frymezon pertej kohrave. Prof. Dr. Petrit Gaçe ishte një nga ato figura të rralla që shfaqen në historinë e një kombi si një bashkim i harmonishëm i dijes, talentit dhe humanizmit. Ai nuk u mjaftua të ushtrojë mjekësinë; ai e ngriti atë në rangun e një arti, ku çdo ndërhyrje kirurgjikale ishte një akt besimi te jeta dhe një sfidë e qetë ndaj vdekjes. Në duart e tij, zemra njerëzore nuk ishte vetëm një organ anatomik, por qendra simbolike e shpresës, e dashurisë dhe e vetë ekzistencës. Prof. Dr. Petrit Gaçe ishte Arkitekti i Kardiologjisë Moderne Shqiptare “Prof. Dr. Petrit Gaçe ishte nga ata mjekë që nuk u mjaftuan të shëronin zemrat e pacientëve, por ndërtuan vetë zemrën e kardiologjisë shqiptare.” Prof. Dr. Petrit Gaçe (1927–1996) është një nga figurat themelore të mjekësisë shqiptare dhe konsiderohet gjerësisht si një nga themeluesit e kardiologjisë moderne në Shqipëri. Në një kohë kur ky specialitet sapo po konsolidohej, ai ngriti standarde të reja klinike, akademike dhe njerëzore, duke lënë pas një trashëgimi që vijon të jetojë në çdo repart kardiologjie dhe në çdo mjek që u formua nën ndikimin e tij. Ashtu si arkitekti që vendos gurin e parë të një katedraleje pa e ditur sa breza do të strehohen nën kupolën e saj, Prof. Gaçe ndërtoi themelet e një disipline që do të shpëtonte mijëra jetë njerëzish. Në historinë e mjekësisë shqiptare, emri i tij mbetet sinonim i dijes, qetësisë dhe autoritetit të fituar me punë të heshtur. Origjina dhe formimi Petrit Gaçe lindi më 13 gusht 1927 në Elbasan, një qytet me tradita të thella arsimore, patriotike dhe kulturore. Elbasani, me qetësinë e rrugëve të tij dhe dritën e shkollave të tij, dukej sikur e kishte përgatitur që në heshtje për një mision të madh. Ky qytet i vendlindjes dhe i dha karakterin; Petrit Gaçes. Ai kreu studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit shqiptar. Në auditorët e kësaj shkolle u formua disiplina e tij mendore dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj dijes. Arsimi i vërtetë nuk konsiston vetëm në atë që mësojmë, por në mënyrën si mësojmë të mendojmë dhe të shërbejmë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ndërpreu studimet dhe iu bashkua Brigadës së 17-të Sulmuese. Në rini mësoi se liria dhe jeta kërkojnë guxim. Kush ka parë nga afër dhimbjen e historisë, e kupton më thellë vlerën e çdo jete njerëzore. Arsimi universitar (1947–1953) Në vitin 1947 filloi studimet në Institutin e Parë të Mjekësisë në Leningrad (sot Universiteti Pavlov në Saint Petersburg). Në vitin 1953 u diplomua me rezultate të shkëlqyera si mjek kirurg. Leningradi i dha rigorozitetin e shkencës dhe horizontin e mendimit modern. Dija e madhe e bën njeriun më të aftë, por edhe më të përulur përballë misterit të jetës. Specializimet Pas diplomimit, u specializua në: • Kirurgji të përgjithshme • Kirurgji torakale • Kirurgji vaskulare • Kardiokirurgji • Kirurgji pediatrike • Kirurgji plastike dhe trajtimin e djegieve Çdo specializim ishte si një rreth i ri në trungun e dijes së tij. Njeriu i jashtëzakonshëm nuk ndalet në një majë, por vazhdon të ngjitet drejt horizonteve të reja. Fillimi i karrierës profesionale (1953–1957) Pas kthimit në Shqipëri, punoi si kirurg në Spitalin Nr. 2 në Tiranë dhe si pedagog në Katedrën e Anatomisë Normale. Në këtë periudhë të hershme, ai bashkoi dy dashuritë e mëdha të jetës së tij: kirurgjinë dhe mësimdhënien. Kur dija ndahet me të tjerët, ajo nuk zvogëlohet; ajo bëhet dritë për shumë mendje. Profesor në Fakultetin e Mjekësisë (1960–1992) Nga viti 1960 deri në vitin 1992, shërbeu si profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Për më shumë se tri dekada, zëri i tij udhëhoqi breza të tërë studentësh drejt së vërtetës shkencore dhe përgjegjësisë morale. Mësuesi i madh vazhdon të jetojë në mendjen e nxënësve të tij Përgjegjës i Katedrës së Kirurgjisë (1975–1992) Nga viti 1975 deri në vitin 1992, drejtoi Katedrën e Kirurgjisë së Përgjithshme. Ai e shndërroi këtë katedër në një laborator të mendimit kirurgjikal shqiptar. Institucionet marrin përmasa historike kur drejtohen nga njerëz me vizion dhe integritet. Themelues i kardiokirurgjisë shqiptare Prof. Gaçe krijoi Shërbimin e parë të Kirurgjisë Kardiovaskulare në Shqipëri dhe konsiderohet themeluesi i kardiokirurgjisë shqiptare. Ai i dha mjekësisë shqiptare mundësinë të prekte zemrën me siguri dhe dinjitet. Ka njerëz që ndërtojnë ndërtesa, dhe ka njerëz që ndërtojnë epoka. Përgjegjës i Shërbimit të Kirurgjisë Kardiovaskulare (1992–1993) Në vitet 1992–1993, drejtoi Shërbimin e Kirurgjisë Kardiovaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Edhe në fund të karrierës së tij, ai mbeti në vijën e parë të inovacionit. Mjeshtri i vërtetë nuk largohet nga vepra e tij; ai e përsos atë deri në fund. Ai realizoi për herë të parë në Shqipëri: • Operacione të zemrës së hapur • Zëvendësime valvulare • Korrigjime të defekteve kongjenitale • Bypass aortokoronar • Kirurgji vaskulare moderne • Transplantime të lëkurës Çdo “herë e parë” ishte një fitore e guximit mbi kufizimet. Pionierët e vërtetë shohin mundësi aty ku të tjerët shohin vetëm pengesa. Librat dhe tekstet universitare Prof. Gaçe ishte bashkautor i teksteve themelore: • 1973 — Kirurgjia e Përgjithshme • 1976 — Kirurgjia e Përgjithshme për Stomatologjinë • 1981 — Sëmundjet Kirurgjikale Librat e tij u bënë udhërrëfyes për studentët dhe mjekët e rinj. Të shkruash një libër do të thotë t’i japësh dijes mundësinë të jetojë përtej kohës. Motoja e tij “I sëmuri është i shenjtë.” Në këtë shprehje përmblidhet e gjithë etika e një mjeku të madh. Kur pacienti trajtohet me nderim, mjekësia bëhet një formë e lartë e humanizmit. Titujt dhe dekoratat Prof. Petrit Gaçe u nderua me titujt: • Profesor • Akademik i Akademia e Shkencave e Shqipërisë • Hero i Punës Socialiste • Urdhri i Flamurit i Klasit I • “Nderi i Kombit” (pas vdekjes, më 24 qershor 2021) Dekoratat janë shprehja publike e mirënjohjes për një jetë të jetuar me dinjitet. Por nderimi më i madh për një mjek mbetet kujtesa e pacientëve që ai ndihmoi të jetojnë. Ndarja nga jeta Prof. Dr. Petrit Gaçe u nda nga jeta në vitin 1996. Disa zemra pushojnë së rrahuri, por ndikimi i tyre vazhdon të pulsojë në kohë. Vepra e tij mbetet një ritëm i qetë dhe i përhershëm në historinë e mjekësisë shqiptare. Përfundim Prof. Dr. Petrit Gaçe ishte një luftëtar që mbrojti atdheun, një humanist që nderoi njeriun, një kirurg që sfidoi të pamundurën, një profesor që formoi breza, një studiues që la vepra të qëndrueshme dhe një drejtues që ndërtoi institucione. Ai ishte një zemër e madhe që bëri të rrahë më fort zemrën e mjekësisë shqiptare. Dhe si çdo zemër e vërtetë, ndikimi i tij vazhdon të pulsojë edhe sot, në kujtesën e kombit dhe në duart e mjekëve që ndjekin gjurmët e tij.

  • Kate Moss frymëzon një trëndafil të ri në Chelsea Flower Show.

    Rrevista Prestige #InspirationDaily Kate Moss frymëzon një trëndafil të ri në Chelsea Flower Show. Ikona britanike e modës Kate Moss është nderuar me një trëndafil të ri që mban emrin e saj, një krijim që mishëron elegancën e heshtur dhe thjeshtësinë e rafinuar që e kanë shoqëruar përgjatë karrierës së saj. Trëndafili “Kate Moss”, me nuanca të bardha dhe limoni, do të prezantohet në edicionin e këtij viti të Chelsea Flower Show, një nga ngjarjet më prestigjioze të botës së hortikulturës, organizuar nga Royal Horticultural Society në ambientet e Royal Hospital Chelsea. Kultivuar nga Peter Beales Roses, trëndafili përshkruhet si “një studim i elegancës moderne” – një lule që i flet atyre që vlerësojnë finesën, minimalizmin dhe bukurinë pa teprime. Vetë Kate Moss ishte e pranishme në prezantimin paraprak të eventit, ku realizoi disa fotografi me trëndafilin që tashmë mban emrin e saj, duke shtuar një tjetër simbolikë të veçantë në historinë e saj si ikonë e stilit. Ky dedikim konfirmon edhe një herë ndikimin e vazhdueshëm të Kate Moss në kulturën bashkëkohore, ku moda, natyra dhe estetika bashkohen në mënyrë harmonike. Burimi: Daily Mail, përshtatur nga Prestige.

  • Kate Middleton rikthehet në skenën ndërkombëtare me vizitë historike në Itali.

    Rrevista Prestige 👑 Kate Middleton rikthehet në skenën ndërkombëtare me vizitë historike në Itali. Princesha e Uellsit, Catherine, Princess of Wales, është pritur me entuziazëm në Reggio Emilia, në vizitën e saj të parë zyrtare jashtë United Kingdom që pas diagnostikimit me kancer. Kate ka nisur një mision dyditor në kuadër të punës së The Royal Foundation Centre for Early Childhood, qendra që ajo themeloi në vitin 2021 për të promovuar rëndësinë e zhvillimit dhe edukimit në vitet e para të jetës së një fëmije. Vizita në Itali fokusohet te modeli i njohur pedagogjik i Reggio Emilias, i konsideruar ndër më inovativët në botë për arsimin e hershëm. Pikërisht kjo qasje e veçantë e ka bërë qytetin italian një pikë referimi ndërkombëtare dhe një destinacion simbolik për misionin e princeshës. Ky udhëtim shënon një etapë të rëndësishme në rikthimin gradual të Kate Middleton në angazhimet publike dhe konfirmon vendosmërinë e saj për të çuar përpara kauzat që lidhen me mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve. Me elegancën dhe qetësinë që e karakterizon, Kate u shfaq në formë të shkëlqyer, duke dhënë një mesazh force, shprese dhe përkushtimi. #KateMiddleton #PrincessOfWales #ReggioEmilia #EarlyChildhood #RoyalFoundation #PrestigeMagazine

  • Letra e rrallë/ Urimi i Migjenit për Vitin e Ri 1937.

    Letra e rrallë/ Urimi i Migjenit për Vitin e Ri 1937 Ai nuk shkruante urime, por ka bërë një përjashtim. Më poshtë mund të lexoni një urim që ka bërë “poeti i mjerimit, Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni. “Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj festë tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që n’ato ditë tan bota ban, nuk dij a plotësohen një per qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kësaj here due të hyj në rradhen e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve të mi Motmotin e Ri 1937. – Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barren e kryqave të vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve në ketë jetë. Të mos ndëgjosh bumbullimen e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos ndëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga të ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq? E gjuha në vend të dhëmballes përgjegjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohtë, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun. -Së dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizem, të puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht). Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Në rast se s’ke zjarm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonjë ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rrugë bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht! E kur të të vijë në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smundë patalogjisht.” Migjeni – Urim për vitin 1937

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

​

REVISTA PRESTIGE eshte pjese e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.

 

revistpresttige@gmail.com
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

bottom of page