top of page

1 nëntori, pse festohet Dita e ta Gjithë Shenjtorëve

  • Nov 1, 2024
  • 2 min read

Updated: Dec 6, 2024




ree



1 nëntori, pse festohet Dita e ta Gjithë Shenjtorëve



Muaji i parafundit i vitit sapo ka hyrë e në kalendarin liturgjik, data 1 nëntor shënohet si dita e kremtimit të të gjithë shenjtorëve.

Kjo vlen për besimet e bazuara tek Krishti. Në disa vende të botës, Dita e të Gjithë Shenjtorëve është festive e duke qenë se fill pas saj vjen Dita e të Vdekurve, shumë njerëz i përkujtojnë që më 1 nëntor të afërmit e tyre të ndarë nga jeta.

Dita e të Gjithë Shenjtorëve njihet ndryshe edhe si një ditë feste që vëzhgon jetën e shumë shenjtorëve për të cilët nuk ka ditë feste specifike gjatë vitit. Ajo është pjesë e treditëshit kushtuar kujtimit të të vdekurve, duke filluar me Halloween-in (më 31 tetor) e pasuar nga Dita e të Gjithë Shenjtorëve (1 nëntor), si dhe Dita e Gjithë Shpirtrave (më 2 nëntor).

Dita pasardhëse, 2 nëntori, shënon një moment lutjeje dhe përkujtimi për të afërmit, miqtë e po ashtu të huajt që nuk jetojnë më.

Fillimet e kësaj feste datojnë në shekullin IV. Në Antioki kremtohej të dielën e parë pas Rrëshajve. Në shekullin VII, data u caktua me 13 maj, dita e kushtimit të Panteonit Shën Marisë së martirëve, por Gregori IV e vendosi kremtimin në 1 nëntor, pas të korrave vjeshtore, kur dhe ishte më e lehtë të sigurohej ushqimi për shtegtarët e shumtë që pas punëve verore ktheheshin në pelegrinë, shkruan tar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA e në Kanada megjithëse festimet e Halloween-it kryhen më 31 tetor, përsëri lidhen me Ditën e Gjithë Shenjtorëve. Gjatë shekullit të 20-të, kjo festë u kthye pothuaj tërësisht në laike edhe pse ende mbeten grupe të caktuara të krishterësh që vazhdojnë ta kremtojnë. Gjithsesi, Halloween-i nuk është një festë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Kanada.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page