top of page

30 Mars dita e mjekut, dita e një mrekullie të madhe në mjekësi.

Updated: May 28, 2024




Pergatiti; Liliana Pere

Dita e mjekut, dita e një mrekullie të madhe në mjekësi.

Sot nè 30 Mars, u mbushën 176 vjet që u krye ndërhyrja e parë kirurgjikale, operacioni i një tumori në qafe, me anestezi në një pacient.

për shkak të kësaj ngjarjeje, të kësaj mrekullie të madhe Presidenti George W. Bush, zyrtarizoi në SHBA, ditën 30 Mars, si festë kombëtare dhe ditë pushimi.

30 Marsi, në një pjesë të shteteve, shënohet Dita Kombëtare e Mjekëve. Kjo ditë ka për qëllim njohjen dhe falënderimin ndaj personelit shëndetësor për punën që këta të fundit bëjnë në vazhdimësi.

Historia e shenjimit të Ditës së Mjekëve daton prej viteve të 30-ta nëpër botë.

Dita e parë e mjekëve në vitin 1933 përbëhej nga disa gra të mjekëve që vendosnin një drekë për mjekët lokalë në Ëinder, Gjeorgji, në verilindje të Atlanta. Kjo festë e vogël përfshinte krijimin e kartolinave përshëndetëse.

Më 30 mars 1958, “Dita e Përkujtimit të Mjekëve” u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1990, legjislacioni u prezantua në Dhomën dhe Senatin për të krijuar një Ditë Kombëtare të Mjekëve. Pas miratimit dërrmues nga të dyja dhomat e Kongresit, më 30 tetor 1990, Presidenti George Bush nënshkroi SJ RES. # 366 (i cili u bë Ligji Publik 101-473) duke e quajtur 30 Mars si “Ditën Kombëtare të Doktorit”.

Sot, ashtu si gjithnjë, mjekët përbëjnë ndër shtresën më aktive dhe te sakrificave të shoqërisë. Duke pasur parasysh situatën me pandeminë, roli i tyre gjatë asaj kohe ka qene primar roli kyc në shpëtimin e jetëve. Roli primar i mjekut ne sherbim eshte cdo minute e sekonde te dites.


Mjeket karakterizohen nga profesionalizmi, përkushtimi, humanizmi, duke bërë që me duart e mendjet e tyre, të përmirësojnē, shërojnë e shpëtojnë dhjetra e qindra jetë njerëzish.

Ne themel te punes se tyre qendron, inteligjenca e larte, betimi i hipokratit si dhe

marrëdhëniet e vlerësimit, besimit, respektit dhe partneritetit mjekë-pacientë, janë simbioza dhe baza e sistemit shëndetësor.

Me dhemb ku dègjoj qe ikin mjekè nga Shqipria, mbyllen spitale ne rrethe ?

Perse?

Ashtu sikurse gezohem dhe shikoj nje transformim te madh ne sherbim ne spitalet tona,

sherbim dhe kujdes i jashtzakonshem.

Mieket tane jane shtresa me inteligjente, humane, njerezore dhe pararoja e shoqerise.

Syte dhe vemendjen nuk duhet ta heqim asnjehere nga mjeket.

A mundet te permiresojme edhe me teper politikat e menaxhimit qeveritar per sistemin e mjekesise?

Te bejme nje trajtim me te mire per personelin mjekesor, ne menyre qe ata te mos largohen nga vendi?

Ne bashkepunim me te gjitha shtresat e interesit, Universitetet, Akademikeve, mendoj se do te arrihet me teper.



Pergatiti Liliana Pere.



0 views
bottom of page