top of page

55 vjet më parë u dërgua mesazhi i parë me internet, rrjeti pësoi “crash”

  • Nov 23, 2024
  • 1 min read

ree


55 vjet më parë u dërgua mesazhi i parë me internet, rrjeti pësoi “crash”


Më 29 tetor 1969, 55 vjet më parë, studenti i Universitetit të Kalifornisë, Charley Kline, u përpoq të transmetonte tekstin “login” në një kompjuter në Institutin e Kërkimeve Stanford nëpërmjet lidhjes së parë në Arpanet, pararendësi i Internetit modern, i përdorur nga Ministria e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Por rrjeti bëri “crash” duke u prishur sapo ai shtypi shkronjën “o”. Dhe kështu marrësi, profesori Bill Duval në Universitetin e Stanfordit, fillimisht mori vetëm dy shkronja: “lo”.Dhe kjo “lo” është bërë mesazhi i parë i dërguar ndonjëherë në internet nga ekipi i vogël i universitetit amerikan UCLA i përbërë nga profesori Leonard Kleinrock dhe studenti Charley Kline. Rreth një orë më vonë, me rikuperimin e rrjetit, fjala e plotë “login” u dërgua me sukses.

Në vitin 1969 vetëm 4 universitete kishin kompjuterë të lidhur në internet: UCLA, Stanford, Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara dhe Universiteti i Jutës. Sistemi Arpanet lidhi universitetet që punonin për Departamentin e Mbrojtjes nën programin Arpa (tani Darpa) për teknologjitë e reja ushtarake.

Dy vjet më vonë, në vitin 1971, e-maili i parë u dërgua nga studiuesi i MIT Ray Tomlinson, ndërsa World Wide Web siç e njohim ne sot u imagjinua në formë teorike në vitin 1989 nga shkencëtari britanik i kompjuterave Tim Berners-Lee në Cern të Gjenevës ndërsa faqja e parë e internetit u publikua në vitin 1991.

Të mendosh për evolucionin e sotëm është marramendëse. Vetëm në WhatsApp, një nga kanalet ku mund të dërgohen mesazhe tashmë ka 2 miliardë përdorues dhe 100 miliardë mesazhe të dërguara çdo ditë. ©LAPSI.al

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
REVISTA PRESTIGE është e njohur dhe e referuar në 303 dokumente nga profesore elitare e akademike te ndryshem nga Universitete te Botes dhe midis tyre dhe CEO I ACADEMIA  EDU  Ricard Price, duke cituar  revisten  prestige si  reference me nivel dhe e e qndrueshme  me materialet e saj si intervista, analiza editorial etj

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

© Revista Prestige 2023 - 2025

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page