top of page

Akademik Artan Fuga është profesor i Filozofisë dhe i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Updated: Jun 7, 2024



ree



Artan Fuga

Akademik Artan Fuga është profesor i Filozofisë dhe i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Akademik Fuga ka shkruar disa libra në fushën e shkencave të komunikimit, të studimeve filozofike dhe letrare, e së fundi edhe vepër artistike.

Akademik Artan Fuga është diplomuar në filozofi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Në vitet 1981 - 1997 ka punuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike (më vonë Fakulteti i Shkencave Sociale) si pedagog, përgjegjës i sektorit shkencor të filozofisë dhe të sociologjisë, përgjegjës i katedrës së historisë së filozofisë dhe më pas si përgjegjës i departamentit të filozofisë e sociologjisë.

Në periudhen 1998 - 2003 punoi si lektor pranë departamentit të sociologjisë të Universitetit Paris - X - Nanterre në Francë.

Libra të shkruar

Artan Fuga është autor i shumë librave në fushën e filozofisë, sociologjisë, komunikimit dhe publicistikës,

"Shtigje drejt guvës së gjarpërit" (Ora, Tiranë, 2002)

"Ikja nga kompleksi i Rozafës" (Dukagjini, Peje, 2000);

"Majtas Jo Djathtas" (Ora, Tiranë, 2003);

"Shoqëria periferike" (Ora, Tiranë, 2004);

"Lexime në komunikim" (Ora, Tiranë, 2005);

"Rrota e Mundimit" ( Duda, Tiranë, 2007);

"L'Albanie entre la pensée totalitaire et la raison fragmentaire" (L'Harmatan, Paris, 1998);

"Identités périphériques en Albanie" (L'Harmatan, Paris 2000);

"Les mots dans communication politique en Albanie" (L'Harmatan, Paris, 2003).

Murgu (2016)

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page