top of page

Aktorja ikonë Angelina Jolie u fotografua në tapetin blu të ceremonisë së 77-të të çmimeve Tony të dielën duke treguar tatuazhin e saj të ri.

  • Jun 17, 2024
  • 1 min read

Updated: Nov 18, 2024

Angelina Jolie shfaqet me një tatuazh të ri, çfarë simbolizon ai?


ree

ree

ree

Aktorja ikonë Angelina Jolie u fotografua në tapetin blu të ceremonisë së 77-të të çmimeve Tony të dielën duke treguar tatuazhin e saj të ri. Aktorja u shfaq me vajzën e saj 15-vjeçare Vivienne dhe ishte e veshur me një fustan të gjatë velvet.


Në mes të gjoksit të aktores dallohej një harabel në fluturim. Meqenëse haraeli është simbol i lirisë, dashurisë dhe besimit, ndoshta tatuazhi i saj i ri shënon një epokë të re për të dhe familjen e saj pas divorcit nga Brad Pitt.


Një harabel ende qëndron si simbol për besnikërinë, mbrojtjen, kërkimin e një shtëpie dhe në fund të fundit, ai simbolizon dashurinë. Jolie ishte një nga yjet e mbrëmjes, pasi përveç paraqitjes së përbashkët me vajzën e saj, ajo fitoi edhe një Tony për produksionin e muzikalit, “Outsiders”, në të cilin merrte pjesë edhe Vivienne.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page