Angelina Jolie is a famous American actress, filmmaker, and humanitarian.
- Revista.Prestige

- 3 days ago
- 2 min read

Angelina Jolie is a famous American actress, filmmaker, and humanitarian.
Angelina Jolie e mrekullueshme në premierën e filmit “Couture”, ne Paris
Angelina Jolie u shfaq mahnitëse në premierën e filmit “Couture” në Paris, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq me një paraqitje elegante dhe plot finesë.
Aktorja zgjodhi një krijim të shtëpisë së modës Givenchy, një fustan gjysmë transparent, të zbukuruar me xixa vezulluese që refletonin dritat e eventit. Prerja asimetrike dhe detajet me thekë të punuara me rruaza i jepnin veshjes lëvizje dhe një efekt dramatik, ndërsa transparenca e kontrolluar linte të ekspozuara pjesë të trupit, duke krijuar një balancë mes sensualitetit dhe sofistikimit. Pamja u kompletua me taka të zeza klasike dhe bizhuteri të markës Garatti – një unazë me diamant të gjelbër 15 karatësh dhe vathë të koordinuar, që shtonin një prekje luksi të rafinuar.
Në filmin “Couture”, Jolie interpreton rolin e Maxine Walker, një regjisore e cila diagnostikohet me kancer në gji ndërsa punon me një shtëpi të madhe mode gjatë Javës së Modës në Paris. Historia ndërthur dramën personale me universin glamuroz të modës, duke ndjekur paralelisht edhe rrugëtimin e një modeleje dhe një grimieri që përpiqen të gjejnë vendin e tyre në një industri konkurruese dhe sfiduese.
Filmi është thellësisht i përqendruar në botën e modës. Traileri përfshin skena nga pasarelat prestigjioze, si dhe shkallët ikonike të Chanel në Rue Cambon, që çojnë drejt apartamentit privat të Coco Chanel. Regjisorja Alice Vinokur ka pasur akses të plotë në studiot, punëtoritë dhe hapësirat e Chanel – një privilegj i rrallë për një prodhim kinematografik, që i jep filmit autenticitet dhe peshë vizuale.
Lidhja e Angelina Jolie me modën nuk është vetëm artistike. Në vitin 2023, ajo themeloi Atelier Jolie, një kolektiv global artistësh që promovon qëndrueshmërinë, bashkëpunimin kreativ dhe sfidimin e kulturës së konsumit të tepërt. Projekti synon të ndërtojë një model më etik dhe të ndërgjegjshëm të prodhimit në industrinë e modës.
Aktorja ka folur gjithashtu hapur për përvojën e saj personale me kancerin. Në vitin 2013 ajo iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë parandaluese, ndërsa dy vite më vonë hoqi vezoret dhe tubat fallopiane, pasi analizat mjekësore treguan një rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjes. Nëna e saj, Marceline Bertrand, kishte ndërruar jetë nga kanceri i gjirit dhe i vezoreve – një histori familjare që ndikoi drejtpërdrejt në vendimet e aktores.
Me paraqitjen e saj në Paris, Jolie jo vetëm që konfirmoi statusin e saj si ikonë stili, por edhe solli në qendër të vëmendjes një film që ndërthur modën, forcën personale dhe përballjen me një realitet të vështirë jetësor.
Burimi: Topch


