top of page

Arkiva e Marubëve shpallet trashëgimi botërore nga UNESKO.

  • Apr 23
  • 1 min read





ree

Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke hyrë në radhën e trashëgimive më të çmuara të njerëzimit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili e ka cilësuar këtë si një moment historik për kulturën shqiptare.

“Lajm i jashtëzakonshëm! UNESCO ka shpallur arkivën e Marubëve si pjesë të “Memory of the World International Register!”, shkroi Gonxhja në rrjetet sociale. Ai theksoi se kjo është një pasuri e rrallë fotografike që nga zemra e Shkodrës ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve.

Ky vlerësim ndërkombëtar nuk është vetëm një nderim për dinastinë Marubi, e cila hodhi themelet e fotografisë shqiptare, por edhe për qytetin e Shkodrës, që mbetet një epiqendër e artit dhe kulturës kombëtare.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, e përshkroi këtë si një lajm të madh për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe një hap të madh për vendosjen e gjurmës shqiptare në historinë botërore të fotografisë.

Programi “Memory of the World” i UNESCO-s synon të ruajë dhe promovojë dokumentet më të rëndësishme të historisë njerëzore në mbarë botën. Kjo përfshirje e arkivës Marubi në listën prestigjioze është një dëshmi e vlerës unike që ky fond fotografik përfaqëson për kujtesën kombëtare dhe botërore.

Diaspora

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page