top of page

Atje, o mik, është shqipëria ime...!🇦🇱

  • 16 hours ago
  • 1 min read

ree


Atje, o mik, është shqipëria ime...!🇦🇱


Atje, në tokën time, mes shkëmbinjëve rrethuar

Pranverës, trëndelina, mbush me erë dynjanë...

Atje, ku shqiponjat me flamur, ndër duar...

Si shigjeta qiellit fluturojnë, anë e mbanë!


Atje, o mik, është toka ime... e bukura, toka ime!


Atje, ku në pyll zogjtë këndojnë, mijëra simfoni...

Atje, ku shpirti im ka lënë veç gëzime,

Atje, ku pemet pranverës, çelin lastarë të rinjë!


Atje, tej fushës, ku gjarpëron lumi...

atje tej Fëmijëria ime qëndron e pret ashtu pafaj,

Kur vendlindjes largohem, kokën pas e kthej...

Përmalluar kujtimesh, ulem mbi gur e qaj!


Atje, mik, në çati ngrinte akulli dimrit, me acar

Trumcakët çukisnin dritareve, çdo mëngjes!


Atje, ku mërgimtarët, kthehen çdo behar...

Atje, nënën ulur vetëm, shkallëve do ta gjesh!


Atje, mik, është toka ime, shekujve larë me gjak!

Ku shtëpia e vjetër më duket mbretëri,

Mbetëm shpërndarë botës, njëri- tjetrit larg...

Nuk e thërras vend, por të Zotit mrekulli!


Atje, o mik, është vendi im...

Shqipëria ime,

Ndoshta e varfër, ndoshta pak e mjerë...

Shpirti të më dalë lëndinave të tokës sime,

Amanet do t’ua lë brezave të tjerë!


-Anita Hoxha-



 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page