top of page

Banjat e Benjès njè fenomen i rrallè natyror me efekte te rralla kuruese.

  • Jul 9, 2024
  • 1 min read
ree

Banjat e Bënjës


Burimet termale të Bënjës janë një fenomen i rrallë natyror me efekte shumë të larta kuruese. Ato ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit, në komunën Petran.


Në këtë vend dalin katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut. Pra, janë gjashtë burime gjithsej dhe dy prej të cilave kanë sipërfaqe më të madhe, ndodhen te këmbët e Urës së Katiut, kurse burimet e tjera janë vaska prej guri.


Banjat janë kthyer në një destinacion gjithëvjetor për ata që shfrytëzojnë ujërat burimor me ngarkesë të lartë squfuri dhe me veti tepër kurative. Ujërat kurojnë disa sëmundje dhe janë mjaft të vizitueshme sidomos në periudhën e verës kur arrihet pika më e lartë e frekuentimit, por edhe gjatë stinëve të ftohta, kur temperatura zbret në 0 gradë. Ju mund hyni në vaskat e gurit të mbushur me ujë të nxehtë prej natyrës.


Ujërat janë studiuar nga pikëpamja analitko – shkencore dhe nga përmbajtja kimike, ku rezultojnë të jenë ujëra si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bicarbonate. Sipas studiuesve, këto burime janë Inspiration Economy


 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page