top of page

“Klaudia Pepa një balerinë, një yll në shkelqim, ajo u bë e njohur në “Amici di Maria De Filippi në Canale 5.

Updated: Jun 20, 2024


ree




“Klaudia Pepa ka lindur në Tiranë, Shqipëri më 26 tetor të vitit 1992. Është balerinë profesioniste e cila u bë e njohur në “Amici di Maria De Filippi në Canale 5. Ajo njihet gjithashtu për punën si koreografe në X Factor Albania. Ajo pati mundësinë që të bashkëpunonte me Ricky Martin në Amici. Klaudia nisi të kërcente që në moshën 5-vjeçare”, thuhet në përshkrimin e balerinës së njohur. Klaudia Pepa balerina

që fluturon në ajër, por me këmbë në tokë! Ëndren e saj e ka mbeshtetur nëna e vet gjithmonë.

Udhëtoi drejt tokës së ëndërruar të artistëve, per objekiva me të medha! Të bëhej e famshme dhe ta njihnin të gjithë, edhe përtej kufijve shqiptarë.

Shumë sakrifca, mund, djersë, shumë prova e sprova e sfida, edhe dështime që e kanë mësuar dhe forcuar te vazhdojë rrugën e artit me sukses. Është e rëndësishme për ate dhe studimi nje formim me i plotë në Itali, ndërsa po studion për aktrim. Klaudia Pepa thotë se nuk do të ndalet derisa ajo të mundet për të bërë më të mirën.

Ajo është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”, për rolin e saj në “Lights Off”. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Klaudia, përmes një postimi në Instagram.“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time!

Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe.

Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”,

Po vërtet puna shpërblehet ne botën moderne!

I afti dhe profesionisti i mirë zë vëndin e merituar, pa parti, pa ndërhyrje.

Nje tipar në karakterin e saj është dhe mirësjllja, ëmbëlsia dhe ana njerëzore që e dallon nga te tjerët.

Ne emisionin Opinion ajo gjatë bisedes me gazetarin BF thotë se:

nëse realizohen projektet që ka në plan në bashkëpunim me koreografin mbarëbotëror, Daniel Ezralow, balerina Klaudia Pepa mund të kthehet në Shqipëri brenda vitit të ardhshëm për bashkëpunime. Klaudia Pepa ka treguar me detaje për jeten dhe karrierën e saj pak te veshtirë si fillim sepse nuk ishte shumë e mbështetur.

Klaudia është nje balerinë e shkëlqyer, një yll ne shkëlqim!



 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page