đđđż đŸđźđ·đź đđ»Ă« , Poezi
- Autor LP
- Sep 28
- 1 min read
đđđż đŸđźđ·đź đđ»đČ

Kur qaja unĂ«, me mua sâqau askush;
veç fija e barit në anë të udhës mbirë
dhe degâ e shelgut e lagur, e mĂ«rdhirĂ«,
që me dëborë e akull shpesh u mbush.
Kur qaja unĂ«, me mua sâqau askush!
Dhe me inat, kur shfryu veriu i ngrirë
dhe me dëborë çdo kaçubë u mbush,
prapâ qava unĂ«, me mua sâqau askush,
veç zogjtë e vegjël, të lagur, të mërdhirë,
veç ata qanë e tjetër jo, askush!
DHORI QIRIAZI