top of page

Dritero Agolli. Geniu i letrave Shqipe.Agolli ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin Nderi i Kombit.

  • Jun 29, 2024
  • 7 min read

Updated: Jun 30, 2024

DRITËRO AGOLLI (13.10.1931-3.2.2017)




GJENIU LETRAVE SHQIPE, NDERI I KOMBIT DRITËRO AGOLLI


Ah, botë e mallkuar, e mbushur plot me rezilë, i miri shpon duart, i ligu fiton trëndafilë.



Poezi perla te Driteroit.


Nene Shqiperi.

Me ler te bie ne preherin tend te ngrohte

O hallemadhja ime shekullore!

Te puth duart e tua, me te mirat ne bote,

I ngazellyeer te hesht me heshtje foshnjore;

Duart e tua qe u rregjen nga puna

Dhe gishterinjte qe zune kallo nga kembezat e dyfekeve,

Dhe supet qe u varen nga xhokja e nga guna,

Dhe mesin qe u hollua nga gjerdanet e fishekeve,

Dhe ballin qe rrudh e u lerua nga mendimi,

Dhe beben e syrit qe u mpreh nga shenjestra,

Dhe kembet qe u zmadhuan nga ecja e mundimi

Dhe qerpiket qe u dogjen nga baruti ne shkrepa...


Ti syte lan ne mengjes me ujin e krojeve te maleve

Ti lleret lemon ne mengjes me shkumen e deteve,

Ti faqet fshin me peshqirin e madh te livadheve,

Ti floket lyen me lengun e luleve te bjeshkeve...

Dhe cdo mengjes behesh me e re dhe perze zhubra e

rudha

Ne rrime ne prehrin tend e doren na shkon ne floke

Thinjet na fshin kur gjunjet na dhembin nga udha,

Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi koke...


Qendroj para teje,

Ja tek me ke,

Ne krahet e tua,

Mua,

Birin tend, shembellimin e qenies tende,

Ate qe tha sa hapi syte

Ne djep:

"Te dua!"

Dhe fjalen e peshes se rende e ruajten malet e rende..


4.Gjithe dashurite per nenat qe jane e do vijne

Ne prehrin tend te madh i kam vene,

Gjithe dashurite per grate, per shoket e miqte

T'i kam sjelle t'i ngrohesh o nene!

Jeton dashuria per ty, se birin tend s'e thau

civilizimi


S'e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes ne hene;

Ne buzet e plasura s'iu vyshk belbezimi,

Belbezimi i foshnjes qe pergjerohet per nene.


Biri yt di te ulet ne sofren qe shtrojne fshataret

ne oborr,

Sic ulet ne banketet qe shtrojne kryeministrat;

Biri yt di te hyje ne laboratorin termoberthamor,

Sic hyn ne aren ku zgjatin mustaqet misrat...

Cdo gje qe me dhe trashegim e kam mbajtur

Kudo qe kam shkuar,

Kudo qe kam vajtur.


KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s' do te jem, do jem larguar;

Ne toke i tretur si te tjeret,

Ne kafenene e preferuar

Nuk do me shohin kamarieret.


Dhe neper udhet ku kam ecur,

S'do ndihet kolla ime e thate,

Mbi varrin tim do te rrije i heshtur

Nje qiparis si murg i ngrate.


Ti do trishtohesh atehere,

Se s'do me kesh ne dhome gjalle,

Dhe, kur ne xham te fryje ere,

Do qash me eren dalengadale.


Po kur te jesh merzitur shume.

Ne raft te librave kerkome,

Atje do te jem i fshehur une,

Ne ndonje varg a ndonje shkronje


Mjafton qe librin pak ta heqesh

Dhe une do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshesh,

Si nje blerim pas nje rrekeje.


Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën Asim Zeneli (Gjirokastër), ku bëri dhe sprovat e para letrare. Në v. 19521957 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Leningradit. Në v. 19571972 punoi si redaktor e gazetar në të përditshmen Zëri i popullit (shih). Në v. 19731992 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Agolli është një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të brezit të viteve 1960.

Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, solli në poezi ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjershërimit shqip. Ai është prurësi i poezisë së unit të fortë. Prirja për vetëpohim u duk qysh në vëllimin e tij të parë Në rrugë dola (1958), por u shpreh më qartë në poemat Devoll-Devoll dhe Poemë për babanë dhe për veten. Poezia e tij nuk e ndan të përgjithshmen nga vetjakja, bën sintezën e kolektives me individualen. Ai ruajti prej vlerave më të arrira të poezisë së traditës - frymën popullore. Ai krijoi një gjedhe të re vjershërimi, që ndiqte Naimin, duke mëtuar risinë. Rruga e rritjes së tij të shkallëshkallshme poetike shprehet në librat: Hapat e mija në asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditë (1968), Baballarët (1969), Nënë Shqipëri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhëtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypësi i kohës (1995), Fletorkat e mesnatës (1999). D.A. shfaqi në poezi një përfytyrim vetjak për temën e madhe, duke kërkuar madhështi poetike prej përjetimeve të subjektit të zakonshëm; duke zgjeruar shumëfish hapësirën e realitetit në poezi dhe duke i ndryshuar rrënjësisht raportet ndërmjet tyre. Kjo poezi ndikoi në tërësi për një klimë letrare më të butë në Shqipëri. Krijimtaria poetike e D.A. në thelbin e vet është liriko-epike, ndryshe nga ajo tradicionale, që mbahej kryesisht në lavdinë epike. Agolli e pruri poezinë shqipe prej shqetësimit të përgjithshëm tek shqetësimi i njeriut. Poezia e tij përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i prindit, i babait. Ajo sundohet nga bota e gjallë, shpirtëzimi i mjedisit, shenjtërimi i natyrës, i arës dhe bagëtisë. Në këtë tipar të poezisë së tij shfaqen gjurmë të botëkuptimit panteist bektashian. Ai krijoi në poezi imazhin e një Shqipërie ideale.

Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema Nënë Shqipëri. Gjatë gjithë rrugës së vet krijuese më se gjysmëshekullore, Agolli është poeti i dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore. I vëmendshëm ndaj dramave të mëdha të popullit, ai u bë njëherësh poeti i dhimbjes vetjake të njeriut. Njohu një ringjallje poetike në dy dekadat e fundme. Me vëllimet poetikë Pelegrini i vonuar, Lypësi i kohës, Fletorkat e mesnatës autori shpall sfidën e tij të re të mjeshtërisë. Në këto vëllime shpërfaqet poeti me ideal të tronditur, që duhet të gjejë vlerën dhe kuptimin e jetës së vet dhe të brezit që përfaqëson në kushtet e tronditjeve të mëdha të shoqërisë dhe të ndryshimeve rrënjësore të rrugës drejt së ardhmes së saj. Në tërësinë e vet poezia e tij nuk ka përthyerje që lidhen me këto ndryshime. Ajo është poezi e vlerave dhe shqetësimeve njerëzore, poezi e krenarisë dhe dramës, e lartësimit dhe goditjes, e nyjëtimit të gjendjeve poetike të imëta dhe fine. Përballoi me dinjitet sfidën për ti dhënë vlerën e merituar lirisë. Vepra më e hershme në prozë është vëllimi me tregime Zhurma e erërave të dikurshme (1964), që u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965). Këto tregime, një pjesë e të cilëve u ribotuan në fund të viteve 1980 në librin Njerëz të krisur, janë të mbushur me personazhe jotipike. Në to heronjtë paraqiten bashkë me cenet e tyre, duke iu shmangur skemës për heroin tipik pozitiv. Romani Komisari Memo (1970) është vepra më e angazhuar e Agollit në prozë. Në të autori poetizoi kohën e komisarëve, që ishte pjesë e kultit të luftës antifashiste, e cila sundoi për shumë kohë letërsinë shqipe. Figura më e plotë e romanit është komandanti Rrapo, i cili bën pjesë brenda llojit të njerëzve të krisur që përmban në tërësinë e vet letërsia e Agollit Në romanin Njeriu me top (1975) Agolli zbuloi një marrëdhënie tjetër, krejt të ndryshme nga ajo e Gjeneralit të ushtrisë së vdekur të I. Kadaresë (shih) sa i takon raportit të njeriut shqiptar me armën. Zot e rob i armës, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, personazhi qendror i librit bën çudira e marrëzira nga më të pabesueshmet. Ndonëse romani merr një temë nga lufta, nyja dramatike e tij qëndron në faktin universal se morali i një brezi ka ardhur në kundërshtim me atë të brezit të mëparshëm. Romani Trëndafil në gotë (1980) u prit me nënçmim nga mendimi letrar si një libër rozë. Me këtë vepër Agolli provoi të bënte një sfidë tjetër në letërsi, duke krijuar një personazh, drama e të cilit është se gjendet midis disa dashurish. Kontributi më i rëndësishëm letrar në prozë i tij konsiderohet Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo(1973). Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari, romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së pandashme të vartësit të tij. Produkt i njëri-tjetrit, dy personazhet kryesorë, Zyloja dhe Demka, sikurse ndodh pothuajse në të gjitha veprat me karakter humoristik, janë pasqyrë e anës qesharake dhe njëherësh dramatike të funksionimit të burokratizmit. Zyloja është një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimit me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën. Ndryshe nga shumë burokratë të tjerë skematikë që kishin përmbytur jo vetëm letërsinë shqipe, por edhe publicistikën, Zyloja është një burokrat me dramë. Në thelbin e kësaj vepre, si dhe te romani Arka e djallit, qëndron an-tiskematizmi. Këtë të fundit ai nisi ta shkruajë në fillim të viteve 1980, për ta përfunduar në fillim të v. 1990. Në jetën shqiptare kishte hyrë ndërkaq një kuptim tjetër i lirisë. Romani e përballoi horizontin e ri të pritjes. Arka e djallit është një vepër e shkruar me shkujdesje ndaj disiplinës. Ajo është dëshmi për faktin se personalitetet e fuqishëm të letërsisë shqipe kanë qenë më të lirë se metoda e tyre krijuese. Agolli, duke vendosur në qendër të romanit të tij kërkimin e një tabuje, duke kërkuar të ndaluarën, shfaqet me një përmasë mendimi që gjendet mbi lirinë shtetërore. Shkrimtari arrin një shkallë të lartë lirie me romanin brenda romanit, me arkën e djallit, ku gjendet vepra e ndaluar. Ajo quhet Shakaja e ndaluar, titull që të kujton romanin e njohur disident të M. Kunderës Shakaja. Në këtë shkallë të lirisë krijuese ai realizon një vepër ku nuk ka censurë dhe autocensurë. Disa prej veprave më të arrira të tij kanë qenë nën vëmendjen ideologjike të autoriteteve zyrtare. Romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, që botohej pjesë-pjesë në revistën Hosteni, u ndërpre në mënyrë të heshtur (në vitet 1990 autori botoi variantin e plotë të veprës). Për kundërvajtje ideologjike u qortuan edhe dramat Mosha e bardhë dhe Fytyra e dytë. Ndërsa për romanin Dështaku, që pruri tek lexuesit një realitet me dramë, u mbajt heshtje. Një pjesë e madhe e veprave të tij janë botuar në shumë gjuhë të huaja. Ka qenë deputet në Kuvendin Popullor dhe në Kuvendin e Shqipërisë për disa legjislatura (1974-2005). Agolli ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin Nderi i Kombit.

U shua në Tiranë, më 3.2.2017.


(Bibl.: R.Elsie HLSh,2002; Agolli, Vep.I , 1978; FESh I, 2009)

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page