top of page

Elon Musk planifikon ndërtimin e një superkompjuteri për të fuqizuar chatbotin AI Grok

  • May 28, 2024
  • 1 min read

Elon Musk planifikon ndërtimin e një superkompjuteri për të fuqizuar chatbotin AI Grok


ree

Publikuar një ditë më parë, 27 Maj 2024


Sipas The Information, Musk dëshiron që superkompjuteri të jetë funksional në Vjeshtën e 2025 dhe mund të bashkëpunojë me Oracle për zhvillimin e tij.

Elon Musk planifikon ndërtimin e një superkompjuteri për të fuqizuar chatbotin AI Grok

Biznesmeni Amerikan Elon Musk mësohet tu ketë thënë së fundi investitorëve të tij se startupi i inteligjencës artificiale xAI planifikon të ndërtojë një superkompjuter i cili do të fuqizojë versionin e ardhshëm të chatbotit AI Grok.


Sipas The Information, Musk dëshiron që superkompjuteri të jetë funksional në Vjeshtën e 2025 dhe mund të bashkëpunojë me Oracle për zhvillimin e tij.


Kur të përfundohet, grupi i çipeve të ndërlidhura – të cilat janë çipet H100 të Nvidia dedikuar proceseve të inteligjencës artificiale – do të jetë katër herë më i madh sesa superkompjuterët e ngjashëm me të përbërë nga çipe grafike.


Familja e çipeve të fuqishme H100 të Nvidia dominon tregun e çipeve AI dhe kërkesa e lartë ka bërë të vështirë gjetjen e tij.


Musk themeloi xAI vitin e kaluar për të sfiduar Microsoft dhe Google. Në fillim të këtij viti Musk tha se trajnimi i modelit Grok 2 është bërë me duke përdorur 20 mijë çipe grafike Nvidia H100 duke shtuar se Grok 3 do të ketë nevojë për 100 çipe të tilla.


/PCWorld Albanian

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page