top of page

ERMONELA JAHO NDEROHET NGA FRANCA ME TITULLIN “CHEVALIER DES ARTS ET DES LETTRES”

  • 6 days ago
  • 2 min read

ERMONELA JAHO NDEROHET NGA FRANCA ME TITULLIN “CHEVALIER DES ARTS ET DES LETTRES”


Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, është nderuar nga Franca me titullin prestigjioz “Chevalier des Arts et des Lettres”, një nga dekoratat më të larta që u akordohet personaliteteve me kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë.


Në mesazhin e saj emocionues pas ceremonisë, artistja u shpreh:

“Marrja sot e titullit ‘Chevalier des Arts et des Lettres’ është për mua një emocion i jashtëzakonshëm dhe një nder shumë i çmuar për zemrën time, pasi Franca përfaqëson për mua dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë njerëzit që kanë shoqëruar rrugëtimin tim, veçanërisht për Dominique Riber, agjentin tim besnik prej shumë vitesh, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Jean-Philippe Thiellay, pasioni i sinqertë i të cilit për operën dhe përkushtimi bujar e bënë të mundur këtë moment kaq të çmuar.

Nuk mund ta imagjinoja një ambient më të bukur për këtë ceremoni sesa i rrethuar nga miq të sinqertë, dashamirës të artit dhe një publik që i dha kuptim të gjitha sakrificave të jetës së një artisti.


E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite zërin dhe zemrën time me kaq bujari.”

E konsideruar si një nga sopranot më të vlerësuara të kohës sonë, Ermonela Jaho ka interpretuar në skena prestigjioze si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala, duke u shndërruar në një nga ambasadoret më të denja të artit shqiptar në arenën ndërkombëtare.


Ky vlerësim i lartë nga Franca përbën një tjetër moment historik në karrierën e saj dhe një krenari të veçantë për kulturën shqiptare.


Prestige Magazine ✦

Kur arti shqiptar ngjitet në majat e botës. ✨

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page