Fan Stilian Noli është një nga figurat më të shndritura të historisë shqiptare, një, mëndje dhe shpirt që mishëroi në vetvete kombin intelektual, patriotik dhe shpirtëror.
- Mar 13
- 4 min read
Updated: Mar 15

Fan Stilian Noli është një nga figurat më të shndritura të historisë shqiptare, një, mëndje dhe shpirt që mishëroi në vetvete kombin intelektual, patriotik dhe shpirtëror.Historian, politikan, diplomat, poet muzikant i shquar
Ai ishte euridit i kulturës, i dhënë pas letërsisë, historisë dhe muzikës; diplomat që ngriti zërin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare; patriot i palëkundur që i dha diasporës shqiptare një orientim të qartë; klerik dhe prift që themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare; letrar dhe gazetar, krijues i “Diellit” dhe përkthyes i veprave të mëdha botërore; kritik dhe filozof që godiste thelbin e çdo çështjeje me thellësi dhe maturi; kryeministër që udhëhoqi përpjekjet për reforma demokratike dhe modernizimin e shtetit; artist dhe muzikolog, mjeshtër i tingujve dhe harmonive që lidhnin shpirtin me kulturën; dhe mbi të gjitha, një vizionar që e shihte kombin shqiptar si pjesë të qytetërimit universal. Në çdo hap të jetës së tij.
Fan Noli ndërtoi liidhje ndërmjet fesë, dijes dhe shtetit, duke lënë një trashëgimi të pakrahasueshme që vazhdon të frymëzojë shqiptarët kudo në botë.
Fan Stilian Noli ; Patrioti, filozofi, artisti dhe shtetari i shquar shqiptar
Fan Stilian Noli lindi më 6 janar 1882 në Ibrik Tepe, pranë Edrenesë në Turqi, në një familje shqiptaro-ortodokse.Origjina e hershme ishte nga Kolonja.
Prindërit e tij, Stilian dhe Katina Noli, ishin të thjeshtë, por të përkushtuar ndaj edukimit dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Familja i ruante lidhjet me Shqipërinë, dhe në fëmijëri Fan Noli u ushqye me tregime për historinë dhe trimërinë e popullit të tij.
Ai kreu shkollën e mesme në vendlindje, duke treguar një dëshirë të madhe për dije dhe kulturë.
Pas përfundimit të shkollës, më 1904, Noli u largua nga kolonia e Egjiptit, ku punoi si mësues dhe u njoh me komunitetin patriot shqiptar. Aty përktheu veprën e Sami Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” në gjuhën greke, duke e bërë të njohur mendimin e Rilindjes shqiptare jashtë Shqipërisë.
Veprimtaria në Amerikë dhe organizimi i komunitetit shqiptar:
Në vitin 1907, Noli u vendos në Boston, ku krijoi shoqërinë patriotike “Besa-besë”. Këtu filloi të ndërtonte urat mes diasporës dhe Shqipërisë.
Nga 1909 deri në 1911, ai botoi gazetën “Dielli”, duke i dhënë zë kauzës kombëtare. Në vitin 1912, së bashku me Faik Konicën, themeloi Federatën Panshqiptare “Vatra”, një organizatë kyçe për ruajtjen e identitetit dhe promovimin e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare:
9 shkurt 1908: U bë diakon në Bruklin.
8 mars 1908: U shugurua si prift ortodoks nga Platoni, kryepeshkopi rus i Nju Jorkut.
22 mars 1908: Mbajti liturgjinë e parë në gjuhën shqipe në “Knights of Honor Hall”, Boston, duke shënuar hapin e parë drejt Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
1911: Shërbeu për kolonitë shqiptare në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.
1937: Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.
Kjo periudhë tregon Nolin si një themelues fetar me vizion kombëtar, duke lidhur shpirtin dhe kulturën e popullit me identitetin fetar dhe kombëtar shqiptar.
Arsimi i lartë dhe veprimtaria letrare dhe artistike:
1912: Përfundoi Fakultetin e Filozofisë, Universiteti Harvard, SHBA.
1938: Diplomoi në Konservatorin e Muzikës të Bostonit, duke treguar talentin e tij artistik.
1945: Marrë doktoraturën në histori nga Universiteti i Bostonit, me një disertacion mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Gjatë jetës, Noli përktheu dhe përhapte vepra klasike botërore: tragjeditë e Shekspirit, rubairat e Omar Khajamit, dhe romanin “Don Kishoti” të Servantesit.
Ai botoi artikuj dhe libra që lidhnin kulturën shqiptare me traditën botërore, duke treguar një vizion filozofik dhe intelektual të thellë.
Veprimtaria politike dhe diplomatike:
1920: Përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, duke ndihmuar njohjen ndërkombëtare të vendit.
1921: Botoi veprën “Historia e Skënderbeut”, duke vendosur një standard të lartë historik dhe patriotik.
Qershor 1924: U bë udhëheqës i Lëvizjes së Qershorit dhe kryeministër për gjashtë muaj, duke promovuar reforma demokratike dhe duke synuar modernizimin e Shqipërisë. Pas dështimit, mërgoi në Evropë dhe më pas në SHBA, ku vazhdoi veprimtarinë intelektuale dhe artistike.
Analiza intelektuale.
Fan Noli ishte një patriot, një Rilindas i plotë.
Ai kombinonte vizionin politik me fuqinë intelektuale dhe artistike.
Në planin intelektual, ai ndërtoi institucione, shkruante libra dhe përkthime që lidhnin Shqipërinë me kulturën botërore.
Në planin politik dhe diplomatik, ai përdorte mençuri dhe strategji për të fituar njohje ndërkombëtare për Shqipërinë.
Në planin fetar, promovoi një kishë që bashkonte shpirtin e kombit.
Në planin filozofik, ai e kuptonte identitetin shqiptar si një ndërthurje të kulturës, historisë, fesë dhe artit, dhe e shprehte këtë qartazi, me fjalë të goditura dhe veprime konkrete.
Kontributi për Shqipërinë:
Krijoi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, themeloi Vatrën, botoi gazetën Dielli, përktheu vepra botërore, përfaqësoi vendin në Lidhjen e Kombeve, udhëhoqi reforma demokratike dhe shkroi për historinë dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij është një model frymëzimi për shqiptarët kudo në botë.
Varrimi dhe trashëgimia:
Fan Noli u nda nga jeta më 13 mars 1965, në Fort Lauderdale, Florida, dhe u varros në Forrest Hill Cemetery, Boston. Kisha që krijoi u bë Kryedioqeza Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Trashëgimia e tij vazhdon të frymëzojë breza të tërë shqiptarësh, duke mbetur një simbol i lidhjes së thellë mes kombit, kulturës, artit dhe mendimit filozofik.
Pergatiti. LIliana Pete.


