Filmi legjendar Top Gun feston 40-vjetorin e tij “Top Gun” na kujton se guximi i vërtetë ..
- Revista Prestige
- Jun 25
- 2 min read
Rubrika : Kinema.
Filmi legjendar Top Gun feston 40-vjetorin e tij
“Top Gun” na kujton se guximi i vërtetë nuk qëndron vetëm në fluturimin drejt qiellit, por në përballjen me frikërat tona më të thella. Njeriu bëhet i madh kur mëson të balancojë ambicien me p
ërgjegjësinë. Vetëm atëherë liria fiton kuptim të plotë.
Producenti Jerry Bruckheimer së bashku me skenaristin Jack Epps Jr. kanë zbuluar prapaskenat e realizimit të këtij suksesi të madh të Hollywood-it.
Sipas Jack Epps Jr., kur Tom Cruise u takua për herë të parë me pilotët e marinës amerikane, ata e morën në një fluturim testues shumë intensiv.
Aktori u ndje keq dhe vjelli gjatë fluturimit, por sapo zbriti tha: “Më pëlqeu shumë.”
Kjo i bindi realizuesit se ai ishte perfekt për rolin e Maverick.
Filmi u kthye në një fenomen botëror dhe dominoi arkën filmike, duke e shndërruar Tom Cruise në një superyll ndërkombëtar. Pamjet ajrore dhe skenat e aksionit u konsideruan aq spektakolare, sa ekipi i produksionit i përshkroi si “Star Wars në Tokë”.
Edhe pas katër dekadash, Top Gun: Maverick dëshmoi se magjia e historisë vazhdon të mbetet po aq e fuqishme për publikun në mbarë botën.
Top Gun është një film aksion-dramë që ndjek historinë e Pete “Maverick” Mitchell, një pilot i ri dhe shumë i talentuar i marinës amerikane, i interpretuar nga Tom Cruise.
Maverick dërgohet në shkollën elitare të pilotëve luftarakë “Top Gun”, ku konkurron me pilotët më të mirë të vendit. Filmi trajton rivalitetin, miqësinë, dashurinë dhe përballjen me humbjen, ndërsa Maverick përpiqet të provojë veten dhe të kapërcejë pasiguritë personale.
Përveç skenave spektakolare ajrore, filmi tregon edhe rrugëtimin e një të riu që mëson çfarë do të thotë përgjegjësi, guxim dhe sakrificë. Në thelb, është një histori për ambicien, pjekurinë dhe besimin në vetvete.
Nga . Rrevista Prestige.


