top of page

Gjergj Fishta u lind në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Kur ishte 6 vjeç, zgjuarsia e tij i bie në sy famullitarit të fshatit, i cili e dërgoi në Seminarin Françeskan të Shkodrës

  • Feb 22
  • 3 min read



Gjergj Fishta u lind në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Kur ishte 6 vjeç, zgjuarsia e tij i bie në sy famullitarit të fshatit, i cili e dërgoi në Seminarin Françeskan të Shkodrës.

Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon mësimet në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë, afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim Nobel, prozator, poet, përkthyes; “Militant i letërsisë shqipe” – cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe “Poet kombëtar i shqiptarëve” nga Eqrem Çabej.

Poezinë e parë Gjergj Fishta e botoi në “Albania”, më 1899, me pseudonimin e popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila përveçse në librat, u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimtaria e tij përfshin 40 vite të jetës, ku ai përdori 24 pseudonime.

Si krijues Gjergj Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. “Lahutës së Malësisë”, veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa, vepra tjetër epike “Moisi Golemi dhe Deli Cena” u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve dhe rrethanave kanë bërë që Fishta si epik të quhej “Homer i Shqipërisë”.

Në krijimet e tij shprehte dëshpërimin me gjendjen dhe me atë me të cilën përballej populli shqiptar.

Njëra nga këto poezi të Gjergj Fishtës është “Nji gjamë disprimi”, të cilën ObserverKult ua sjell më poshtë:

Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk ka;Nuk ka ma burra, qi, me drrasë t’krahnoritMburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjáMbas sodit s’ka pse dron mâ prej Malcorit:Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,Pa Atme sot ka mbetë, pa plang, pa shpi!

2. N’shpi t’tij, po, djepat asht tu’i lkundun shkina;Arën e tij asht shkjau tu’e lavrue,E ushtari i Malit t’Zi ‘dhè, kualt stervinaPer ata Kryqa t’bekuem i ka pengue,Nen t’cillët pushojn, heu! Njata trima – rrféQi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.

3. O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,Natë e mnershme, si nata e fundit t’ferrit,Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,Qi, strukë nen t’zezen mblojë trathtare t’territ,Burrat e dheut do t’ xêtê n’gjumë pështetun,Porsi n’strofull luani xêhêt fjetun?!…

4. E ju, ‘dhè hyj t’shkelzyeshem, qi pre’EmpiritPërmallshem tue fërfllue me dritë t’kullueme,Porsi sy Zotit, vreni m’sharte t’nirit,Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’shemtuemeE kini pa tu’ndodhë n’mjedis t’njerzimit,E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?…

5. Po a kjo asht e Drejta, qi n’ketë shekull fisetE popujt rregullon e i mban ndër caqe?Anmikut t’njimijë vjetve me i lshue visetSa herë t’perligjuna me luftë e gjaqe….Mallkue kjoftë hera, n’t’cillen shkjau pik’s’paritVuni kambën dhunuese m’tokë t’Shqyptarit,

6..E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti,E e shoftë me fise, popuj e qytete;Edhè premtoftë qi, dersa t’endet moti,Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;Selit e saja grimë me grimë u theshin;Me gjak t’popujvet t’vet sunduest iu ushqeshin.

7. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thyeE prej Lirijet me ia ndalun hovin?Gopsija e kùj n’Malci ka mujtë m’u ushqye?Po a Hoti e Gruda mund t’a mbajn Moskovin?Nuk duhet, jo, qi t’mkambet Shqyptarija:Qé pse po i lshohet Malit t’Zi Malcija.

8. O gjak i atyne burrave fatosa,Qi per Liri t’Malcis kullove rrkajë,Vlo, vlo, ti sot qi maleve u erdh sosa,E para fronit t’Perendis me vajëLyp gjyq mbi do Kaina t’kunoruem,T’cillët kombin t’onë po duen me e pa t’sharruem!

9..Me parsme tona n’ata t’hershmet motaMburojë iu bam Evropës, pa dijtë shk’asht tuta,Atëbotë, kur pallen Skanderbeg KastriotaSiellte si rrfeja, e permbi shtroje t’butaU dridhte nji Sulltan, qi njaso hereBante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

10. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xumeTartarit, e pre’Evropet larg rrezikunPer disa kohë e mbajtëm: e poshtnumePor kurr Evropa n’ndihmë nji ushtar s’na nisi;Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ujdisi.

11. E kur per pesqind vjet na nder verigaNgelem t’robnis, nen themer t’huej tue kja,E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ligaNa reshte anmiku, tue na nxitë pa da,N’harresë Evropa edhe m’atëherë na qitiE doren kurr ajo n’kob t’onë s’na ngjiti.

12. Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,E t’miren nieri kurr s’t’a ka permendun,Sa t’keqen punë me t’cillen t’a keshë fye;Si edhè ma t ‘shumen, miq s’gjen nieri i shkretë,Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ketë jetë.

13. Veç sot pse Evropa, sot qi asht t’gjith uzdajaSe Shqyptarija e Lirë del zojë n’vetveti,Pse sot Evropa, – do Mbretni të Mdhaja –Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,E m’vende t’ona duen qi shkjau të shklasëE fisi i Shqypëtarit n’dhé t’humbasë?




 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page