top of page

Gjirokastër, më shumë se 50 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit

  • Oct 4, 2024
  • 1 min read

Updated: Oct 6, 2024

Gjirokastër, më shumë se 50 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit



ree



Nga

edlira.ruzi

-


TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër njoftoi se 50 818 persona u bënë pjesë e vizitave turistike në Kalanë e Gjirokastrës gjatë muajit shtator 2024.

Kjo shifër, bazuar në statistika, llogaritet të jetë 19 % më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Ju mirëpresim çdo ditë për të ndarë së bashku eksperiencën e të njohurit të historisë e kulturës ndërthurur me pamjen e mrekullueshme që kalaja ofron”, shkroi DRTK Gjirokastër në faqen e saj online.

Qyteti i Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, përzgjidhet për t’u vizituar nga pjesa më e madhe e turistëve që hyjnë në Shqipëri. Ata vlerësojnë traditat, bukuritë natyrore por dhe mikpritjen e kulinarinë vendase, pa lënë mënjanë objektin kryesor të qytetit, kalanë e Argjirosë.

Kalaja e Gjirokastrës ndodhet në rrugën e Zejtarëve, mbi një kodër me lartësi 335 m. Kalaja quhet Argjiro, në nder të legjendës sipas të cilës princesha Argjiro u hodh nga lartësitë e kështjellës për të mos rënë në duart e pushtuesit.

Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqiptar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë, pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.

/a.f/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Share

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
REVISTA PRESTIGE është e njohur dhe e referuar në 303 dokumente nga profesore elitare e akademike te ndryshem nga Universitete te Botes dhe midis tyre dhe CEO I ACADEMIA  EDU  Ricard Price, duke cituar  revisten  prestige si  reference me nivel dhe e e qndrueshme  me materialet e saj si intervista, analiza editorial etj

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

© Revista Prestige 2023 - 2025

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page