top of page

“Gjuha, fjala dhe zemra e Dritëroit mbeten pasuri e çmuar për çdo shqiptar


 






ree

“Gjuha, fjala dhe zemra e Dritëroit mbeten pasuri e çmuar për çdo shqiptar. 

Gëzuar ditëlindjen i ndrituri ne kujesen 

 Historise dhe trashëgiminë tonë letrare!”

"Nënë Shqipëri" nga Dritëro Agolli që

 kërkove:

Më lër të bie në prehrin tënd të ngrohtë

O hallemadhja ime shekullore!

Të puth duart e tua, më të mirat në botë,

I ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore;

Duart e tua që u rregjën nga puna

Dhe gishtërinjtë që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekeve,

Dhe supet që u varën nga xhokja e nga guna,

Dhe mesin që u hollua nga gjerdanët e fishekëve,

Dhe ballin që u rrudh e u lërua nga mendimi,

Dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra,

Dhe këmbët që u zmadhuan nga ecja e mundimi

Dhe qerpikët që u dogjën nga baruti në shkrepa…

Ti sytë lan në mengjes me ujin e krojeve të maleve

Ti llërët lëmon në mëngjes me shkumën e deteve,

Ti faqet fshin me peshqirin e madh të livadheve,

Ti flokët lyen me lëngun e luleve të bjeshkëve…

Dhe çdo mëngjes bëhesh më e re dhe përzë zhubra e rudha

Ne rrimë ne prehrin tënd e dorën na shkon në flokë

Thinjat na fshin kur gjunjët na dhembin nga udha,

Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi kokë…

Qëndroj para teje,

Ja tek më ke,

Në krahët e tua,

Mua,

Birin tënd, shembëllimin e qenies sate,

Atë që tha sa hapi sytë

Në djep: “Të dua!”

Dhe fjalën e peshës së rëndë e ruajtën malet e rënda…

Gjithë dashuritë për nënat që janë e do vijnë

Në prehrin tënd të madh i kam vënë,

Gjithë dashuritë për gratë, për shokët e miqtë

T’i kam sjellë t’i ngrohësh, o nënë!

Jeton dashuria për ty, se birin tënd s’e thau civilizimi.

S’e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes në hënë;

Në buzët e plasura s’iu vyshk belbëzimi,

Belbëzimi i foshnjës që përgjerohët për nënë.

Biri yt di të ulet në sofrën që shtrojnë fshatarët në oborr,

Siç ulet në banketet që shtrojnë kryeministrat;

Biri yt di të hyjë në laboratorin termobërthamor,

Siç hyn në arën ku zgjatin mustaqet misrat…

Çdo gjë që më dhe trashëgim e kam mbajtur

Kudo që kam shkuar,

Kudo që kam vajtur.

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli ishte një shkrimtar, poet, publicist dhe politikan shqiptar, një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës dhe jetës shoqërore në Shqipëri gjatë shekullit XX. Ai lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit dhe që në rini tregoi dashurinë për fjalën e shkruar dhe për tokën që e rriti. Ishte një njeri që e deshi popullin dhe jetën e tij të thjeshtë, duke e kthyer atë në art të madh.

Dritëroi ishte poet, filozof i jetës, dhe një njeri që e deshi me shpirt gjuhën shqipe. Ai e ktheu fjalën në dritë dhe në urë midis zemrave. Vepra e tij mbetet një pasuri e gjallë shpirtërore për brezat që vijnë — një kujtesë se njeriu jeton më gjatë në fjalët që lë pas, sesa në vitet që kalon mbi tokë.

 Në veprat e tij, si në poezi, romane apo ese, ai ndërthurte natyrën me jetën, tokën me shpirtin, të zakonshmen me madhështoren. Me gjuhën e thjeshtë por plot urtësi, ai dinte të bënte që edhe një gur, një dru apo një rrugë e fshatit të fliste për jetën dhe fatin e njeriut.

Në poezitë e tij ndjehet një dashuri e thellë për vendin, njeriun e thjeshtë dhe lirinë e mendimit. Krijimtaria e tij është një thirrje për humanizëm, për mirësi dhe për qëndresë përballë kohëve të vështira.

Fjalët e tij kishin erën e arave dhe dritën e mendimit njerëzor, duke i dhënë letërsisë shqiptare një frymë të re poetike e filozofike. 

Dritëro Agolli mbetet një zë i pashuar i letërsisë sonë kombëtare, një njeri që e ngriti fjalën në art dhe e bëri njeriun të besojë në forcën njerezore te shpirtit. 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page