top of page

🌾 Gruri – Buka e duarve tona Editorial i Revista Prestige Me rastin e "Festës së Grurit" Gruri është jetë, është mardhënje e njeriut me tokën.

Updated: Jun 21


ree

🌾 Gruri – Buka e duarve tona

Editorial i Revista Prestige

Me rastin e "Festës së Grurit"

Gruri është jetë, është mardhënje e njeriut me tokën.

Dora e njeriut, mbjell grurin dhe mbi të – toka e ngrohtë, e gatshme të japë jetë.

Gruri është më shumë se një kulturë bujqësore. Ai është simboli i jetës që ringjallet, i punës që shpërblehet dhe i shpresës që nuk shuhet kurrë.

Në Shqipëri, në fushat e arta të Myzeqesë, ku toka frymon me ritmin e stinëve, gruri është mbret dhe shenjtëri. Në çdo kallëz gruri fshihet një histori dashurie: njeriu që e mbjell me durim, dielli që e rrit, shiu që e lag, dhe kombajna që e korr me tinguj të gëzimit. Aty është buka jonë, dora e nënës që e gatuar me zemër, tryeza që bashkon familjen, jeta që vazhdon.

Toka na thërret – dhe ne i japim gaz!

Këmbët zbathur në dhe, duart të nxira nga puna, fytyra të lodhura por të ndritura nga krenaria. Kështu vjen festa: jo me drita të rreme, por me dritën e vërtetë të një kombi që nderon punën dhe tokën. Kur kombajnat ndizën dhe korrin arat e verdha, është sikur vetë toka këndon një këngë mirënjohjeje.

Buka është energji.

Ajo nuk vjen thjesht nga furra – ajo vjen nga përkushtimi, nga bashkëjetesa shekullore mes njeriut dhe natyrës. Në çdo fetë buke është gjyshja që e mbulon me napë, babai që zgjohet herët për të vaditur, fëmija që mëson të çmojë çdo kokërr.

Prandaj Festën e Grurit e kremtojmë me krenari.

Sepse ajo është festa e të gjithëve.

Është festa e jetës, punës, tokës dhe dashurisë së vërtetë për natyrën.

Është momenti kur i themi vetes dhe njëri-tjetrit: "Hambaret le t’i mbushim plot,

🌾 Gruri është

bukë, jetë

Gruri është baze  ushqimi.

 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page