top of page

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit! EImmanuel Kant: “Njeriu bëhet njeri vetëm përmes edukimit.”

  • Mar 7
  • 1 min read




💫Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Mirënjohje për ata që ndriçojnë mendjet dhe formojnë të ardhmen,


sepse siç thoshte Immanuel Kant:

“Njeriu bëhet njeri vetëm përmes edukimit.”

💫Prof.Shpresa Delija pershendet te gjithe mesuesit me një poezi.


Sh. D. 7 Mars 2026


💫Mësues!

Dy rrokje janë pak

Por një kuptim të gjallë

Ndër deje na përshkojnë


Bukur tingëllojnë

Zemrën e gufojnë

Mendjen e ndriçojnë

Të vijnë ëmbël

Dhe të gjithë i dashurojnë


Mësues!

Kurrë nuk u mposhtët dhe nuk u mërzitët

Me gjithë dashuri dijen e rrezitët

Prandaj, meritoni buqetën e mirësisë,

Të respektit, të urtisë,

Të mirënjohjes dhe përulësisë!


Mësues!

O fjalë e sakrificës

Gjithmonë djeg shpirtin

E ndrit mijëra mendje

Që të presin me aq ëndje


Mësues!

Kjo fjalë më ngazëllen

Me dijen dhe mirësinë që na jep

Na dhuron siguri

Për më të thjeshtën fjalë, lumturi


Mësues!

O njeri i lindur për rrezatim

Meriton përulje, respekt, mirënjohje dhe dashuri!


Mësues!

Dy rrokje janë pak

Por një kuptim të gjallë

Ndër deje na përshkojnë


Bukur tingëllojnë

Zemrën e gufojnë

Mendjen e ndriçojnë

Të vijnë ëmbël

Dhe të gjithë i dashurojnë


Mësues!

Kurrë nuk u mposhtët dhe nuk u mërzitët

Me gjithë dashuri dijen e rrezitët

Prandaj, meritoni buqetën e mirësisë,

Të respektit, të urtisë,

Të mirënjohjes dhe përulësisë!


Mësues!

O fjalë e sakrificës

Gjithmonë djeg shpirtin

E ndrit mijëra mendje

Që të presin me aq ëndje


Mësues!

Kjo fjalë më ngazëllen

Me dijen dhe mirësinë që na jep

Na dhuron siguri

Për më të thjeshtën fjalë, lumturi


Mësues!

O njeri i lindur për rrezatim

Meriton përulje, respekt, mirënjohje dhe dashuri!


Shpresa Delija

Mars 7 2026

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page