top of page

Kalaja e Elbasanit! Me firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit me AADF-në, fillojmë procesin e projektimit për rikualifikimin dhe rijetëzimin e një tjetër zone historike.

  • Jan 22
  • 4 min read






Sot nis një kapitull i ri për Kalanë e Elbasanit! Me firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit me AADF-në, fillojmë procesin e projektimit për rikualifikimin dhe rijetëzimin e një tjetër zone historike me potencial biznesi e destinacioni turistik. Ky projekt do të zhvillohet në dy faza: studimi i plotë i zhvillimit të lagjes Kala dhe implementimi i projekteve specifike, që do ta kthejnë këtë zonë në një atraksion edhe më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, traditës e mikpritjes shqiptare si edhe një magnet për rritjen e numrit të vizitorëve e aktiviteteve social-ekonomike. 🇦🇱Shkruan Blendi Gonxhja Minister i kulturès dhe ekonomise


Historia

Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës së ngulitur shqiptare, është kalaja në qendër të qytetit. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe të mbarë Shqipërisë. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në fillim të shekullit III të erës sonë si një kështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për të siguruar kontrollin e rrugës Egnatia, që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake.Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e kështjellave, dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justinian, që e rindëroti kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë.

Muret w Kalase se ElbasanitKështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo hamami i vjetër i grave, ashtu si edhe kulla e sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë e kësaj Kalaje ka vulën e historisë. Por ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënë arkitetkturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Instituti i Monumenteve nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë Ardian Turku, u bë e mundur të realizohet një projekt me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan, Universiteti i Pizës dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti është emëruar “Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit”. Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që në fillimet e hedhjes së projektëve, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjo iniciativë i lë hapsirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë me karakteristikat e saj muzeale, që ka patur gjithmonë.


Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës së ngulitur shqiptare, është kalaja në qendër të qytetit. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe të mbarë Shqipërisë. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në fillim të shekullit III të erës sonë si një kështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për të siguruar kontrollin e rrugës Egnatia, që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake.Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e kështjellave, dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justinian, që e rindëroti kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë.

Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo hamami i vjetër i grave, ashtu si edhe kulla e sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë e kësaj Kalaje ka vulën e historisë. Por ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënë arkitetkturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Instituti i Monumenteve nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë Ardian Turku, u bë e mundur të realizohet një projekt me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan, Universiteti i Pizës dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti është emëruar “Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit”. Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që në fillimet e hedhjes së projektëve, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjo iniciativë i lë hapsirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page