top of page

Kur të jesh mërzitur shumë.

Dritero Agolli.




ree

Kur të jesh merzitur shumë


Ketu s' do të jem, do jem larguar;

Në tokë i tretur si të tjerët,

Në kafenene e preferuar

Nuk do më shohin kamarierët.


Dhe nëpër udhët ku kam ecur,

S'do ndihet kolla ime e thate,

Mbi varrin tim do të rrije i heshtur

Një qiparis si murg i ngratë.


Ti do trishtohesh atëherë,

Se s'do më kesh në dhomë gjallë,

Dhe, kur në xham të fryjë erë,

Do qash me erën dalëngadalë.


Po kur të jesh merzitur shumë,

Në raft të librave kërkome,

Atje do të jem i fshehur unë,

Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.


Mjafton që librin pak ta heqesh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshesh,

Si një blerim pas një rrekeje.



---


Nëse do, mund ta bëj edhe një analizë të shkurtër letrare për këtë poezi, për të nxjerrë mesazhin dhe ndjenjat që përcjell. Dëshiron ta bëj?

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page