top of page

Këtu është një poezi nga Pablo Neruda që ka të bëjë fuqinë e fjalës, "Fjala" ("La palabra"):FjalaPablo NerudaFjala është një gur,një gur që






Këtu është një poezi nga Pablo Neruda që nuk ka të bëjë me dashurinë romantike, por për natyrën dhe fuqinë e fjalës, "Fjala" ("La palabra"):


Fjala

Pablo Neruda


Fjala është një gur,

një gur që rrjedh përmes ujit

dhe kthehet në shkëmb.

Fjala është një shkëlqim që ndrin dhe ndrit,

si dielli që lëshon dritë mbi qiellin pa re.


Fjala është një rrugë që udhëton përmes çdo qyteti,

përmes çdo fshati dhe fushash,

përmes malëve dhe lumenjve,

e duke kaluar mbi tokë, ndalet në çdo zemër.


Fjala është burimi që ushqen çdo shpirti,

ajo që rrjedh pa u lodhur dhe s'ka fund.

Një fjalë e thënë me zemër,

një fjalë që mbledh të gjitha dashuritë dhe dhimbjet.


Fjala është më e fortë se çdo gur,

më e thellë se çdo det,

më e shtrirë se çdo horizont,

është thjesht një pikë, një mendim i thjeshtë.


Fjala është jeta që jeton përmes nesh.



Kjo poezi flet për fuqinë e fjalës, mënyrën se si ajo mund të prekë dhe të formësojë botën tonë, duke krijuar lidhje të thella dhe duke u bërë një shenjë e pashlyeshme e shpirtit njerëzor.



Poema 20

Mundem me shkrue vargjet ma të trishta ket’ natë.Me shkrue, për shembull: “Nata asht e shndritshme,e dridhen yjet blu, prej së largti.”.

Era e natës endet në qiell dhe këndon.

Mundem me shkrue vargjet ma të trishta ket’ natë.Unë e kam dashtë e ndojherë edhe ajo më ka dashtë.

Në net’ si kjo e kam pasë në krahët e mi.E kam puthë shumë herë poshtë qiellit të pafund.

Ajo më ka dashtë, ndojherë edhe unë e doja.Si mos me i dashtë sytë e saj të mëdhej e të ngultë.

Mundem me shkrue vargjet ma të trishta ket’ natë.Me mendue që s’e kam. Me ndie që e kam humbë.

Me dëgjue natën e pafund, ma e pafund pa të.Dhe vargu bjen në shpirt si vesa në lëndinë.

Ç’rëndësi ka që dashnia ime nuk kish mujtë me e rujtë.Nata asht e shndritshme e ajo nuk asht me mue.

Kjo asht e gjitha. Prej së largu dikush këndon. Prej larg.Shpirti im nuk ngushllohet me humbjen e saj.

Si për me e lypë shikimi im e kërkon.Zemra ime e kërkon e ajo nuk asht me mue.

E njejta natë që ban me u zbardhë të njejtat pemëNe, ata të dikurit, tash nuk jemi të njejtit.

Tash nuk e due, asht e vërtetë, po sa e kam dashtë.Zani im kërkonte erën për me prekë veshin e saj.

E tjetrit. Ka me qenë e tjetrit. Si ma parë e puthjeve të mia.Zani i saj, kurmi i saj i njomë. Sytë e saj të pamatë.

Tash nuk e due, asht e vërtetë, por ndoshta e due.Asht aq e shkurtë dashnia e aq e gjatë harresa.

Sepse në net si kjo e kam pasë në krahët e mi.Shpirti im nuk ngushllohet me humbjen e saj.

Edhe sikur kjo të jetë dhimbja e fundit që ajo me shkakton,dhe këto të jenë vargjet e fundit që unë ia shkruej.

 

E bukur

E bukur,si në gurin e freskëttë burimit, ujihap nji vorbull shpërthyese shkume,ashtu asht buzëqeshja n’ftyrën tande,bukuroshe.

E bukur,me duer fine e kambë elegantesi nji kalë i artë,që kaloron, lule e botës,kështu t’shoh,bukuroshe.

E bukur,me nji fole t’kuqerremtë ngatërruen’kryet tand, nji folengjyrë e mjaltës, e trishtëku zemra ime rreh e pushon,bukuroshe.

E bukur,nuk t’i zë sytë ftyra,nuk t’i zë sytë toka.Ka qytete, ka lumenjn’sytë e tuatdheu im asht n’sytë e tu,unë eci nëpër ta,ata i japin dritë botësku unë eci,bukuroshe.

E bukur,gjinjtë e tu janë si dy bukë t’bameprej toke pjellore e hane ari,bukuroshe.

E bukur,fundshpina jotee bani krahun tim si lumë qëkaloi mijra vjet nëpër kurmin tand t’amël,bukuroshe.

E bukur,nuk ka asgja si kofshët tua,ndoshta toka kanë ndonji vend t’fshehtëformën e aromën e kurmit tand,ndoshta në ndonji vend,bukuroshe.

E bukur, e bukura ime,zani yt, l’kura jote, thonjtë e tu.e bukur, e bukura ime,qenia jote, drita jote, hija jote,e bukur,e gjithë kjo asht e imja, e bukur,e gjithë kjo asht e imja, e imja,kur ecën apo pushon,kur këndon apo flen,kur vuen apo andrron,gjithmonë,kur je afër apo larg,gjithmonë,je e imja, e bukura ime,gjithmonë.

 

Të due

Të due,të due në nji mënyrë t’pashpjegueshme,në nji formë t’parrëfyeshme,në nji mënyrë kontradiktore.

Të due,me gjendjet e mia shpirtnore që janë shumë,e që ndryshojnë humorin vazhdimisht,për ato që tashma i di,koha, jeta, vdekja.

Të due…me botën që nuk e kuptoj,me njerëzit që nuk kuptojnë,me dykahshmëninë e shpirtit tim,me inkoherencën e akteve t’mia,me fatalitetin e fatit,me intrigën e dëshirës,me dykuptueshmërinë e veprimeve.

Edhe kur t’them që nuk të due, të due,edhe kur t’mashtroj, nuk t’mashtroj,në thellësi po realizoj nji plan,për me t’dashtë ma mirë.

Të due…pa reflektue, pandërgjegjshmërisht,papërgjegjshmërisht, spontanisht,jovullnetarisht, nga instikti,nga impulsi, irracionalisht.

Në fakt nuk kam argumente logjike,as të improvizuem,për të themelue kët’ dashni që ndjej për ty,që leu misteriozisht prej asgjasëqë nuk ka zgjidhë magjikisht asgja,e që mrekullisht, nga pak, me pak e asgjaka përmirësue ma t’keqen time.

Të due,të due me nji kurm që nuk mendon,me nji zemër që nuk arsyeton,me nji kokë që nuk organizon.

Të due,pakuptueshmërisht,pa pyetë veten se pse të due,pa më interesue se pse të due,pa dyshue te vetja se pse të due.

Të due,thjesht sepse të due,unë vetë nuk e di pse të due…

Përktheu nga spanjishtja: Manjola BRAHAJ


bottom of page