top of page

Kate Middleton, pjesë e listës “Personi i Vitit” nga Time

  • Dec 16, 2024
  • 1 min read



Kate Middleton, pjesë e listës “Personi i Vitit” nga Time

21:16 09/12/24

ree

Kate Middleton është përzgjedhur në listën për “Personi i Vitit” nga Time.


Princesha e Uellsit, 42 vjeçe, iu bashkua listës së emrave të famshëm teksa u vlerësua për fillimin e një “bisedimi të rëndësishëm për privatësinë dhe shëndetin për figurat publike”.



Të tjerët në listën e ngushtë për titullin përfshijnë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, Elon Musk, Mark Zuckerberg, Zëvendës Presidentin Kamala Harris, Benjamin Netanyahu, Jerome Powell, Claudia Sheinbaum, Joe Rogan dhe Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë të opozitës rus, Alexei Navalny.


Çmimi i lakmuar i jepet një personi, grupi njerëzish ose një lëvizjeje që ka një ndikim të madh në botë. Lista e shkurtër e këtij viti 2024 u shpall të hënën në emisionin “Today”, ndërsa fituesi do të shpallet të enjten. Fituesi i këtij viti do të marrë stafetën nga këngëtarja Taylor Swift, e cila u emërua “Personi i Vitit” nga Time në 2023.


Princesha Catherine ka kaluar pjesën më të madhe të vitit me dyer të mbyllura . Pas njoftimit të saj për kancerin në mars, princesha qëndroi larg syrit të publikut për të prioritizuar procesin e saj të trajtimit.


Tre muaj më vonë, familja mbretërore shkroi në një letër se ajo “po bënte përparim të mirë”, por kishte “ditë të mira dhe ditë të këqija” ndërsa po kalonte kimioterapinë. Që atëherë, Kate është rikthyer duke ndërmarrë një sërë detyrash përballë publikut

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page