top of page

Laura Mersini-Houghton (mb. i vajzërisë Mersini) është një kozmologe shqiptaro-amerikane, shkencëtare e fizikës teorike dhe profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut

  • Feb 19, 2024
  • 1 min read

Updated: Jun 3, 2024



ree

Laura Mersini-Houghton (mb. i vajzërisë Mersini) është një kozmologe shqiptaro-amerikane, shkencëtare e fizikës teorike dhe profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill (UNC). Ajo është ithtare e hipotezës së multiversit (shumë universeve) e cila konsideron se universi ynë është një nga shumë.] Ajo argumenton se anomalitë në strukturën e tanishme të universit shpjegohen më së miri si një tërheqje gravitacionale e ushtruar nga universet tjera. Dr.Laura Mersini Houghton nuk eshte e vetmja shkencetare qe beson ne teorine e multiversit. Shume shkencetare te tjere mbeshtesin kete teori,dhe per me teper kjo teori shpjegon edhe shume anomali qqe shkenca ende nuk eshte ne gjendje t'ju jape nje shpjegim.

Edukimi

Mersini-Houghton mori diplomën Baçelor të Shkencës nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri, dhe Master të Shkencës nga Universiteti i Maryland.[11] Ajo mori Ph.D. në vitin 2000 në Universitetin e Wisconsin–Milwaukee. Pas marrjes së doktoraturës, Mersini-Houghton ishte në një hulumtim pas-doktorature në institucionin italian të mësimit të lartë Scuola Normale Superiore di Pisa nga viti 2000 deri 2002. Në vitin 2002 kreu një hulumtim post-doktorature për dy vite në Syracuse University U punësua në Universitetin e Karolinës së Veriut ndërsa në janar të vitit 2004 filloi si profesore asistente në fizikë teorike dhe kozmologji në UNC. Më 2008 iu dha pozita e karrierës.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page