top of page

Leter nënës.Poezi nga: Sergei Yesenin

  • Oct 9, 2024
  • 1 min read

ree


Poezi nga: Sergei Yesenin

Përktheu: Ismail Kadare


Gjallë je, ti moj nënoçka ime?

Gjallë jam edhe unë… të përshëndes

Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje

Izbën tënde deri në mëngjes.


Mora vesh se ti je merakosur

Atje larg për mua përsëri

Se ti shpesh del rrugës e brengosur

Mbështjell me të vjetrin shall të zi.



Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,

Të fanitet ty gjithmonë sikur

Diku mua larg në një mejhane

Një i dehur thikën po ma ngul.


Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë

Ky nuk është veç vegim i zi

S’jam aq vagabond i pamëshirë

Sa të vdes pa të shikuar ty.


Unë i ëmbël jam prapë si më parë

Ëndërroj kur fushat larg vërej

Që së shpejti nga këto mejhane

Në shtëpinë e vogël prapë të kthej.


Do të kthej atëherë kur të mbushet

Kopështi ynë i bardhë me blerim

Vetëm ti si tetë vjet më parë

Mos më zgjo herët në agim.


Mos m’i zgjo ti ëndërrat që m’u zverdhën

Mos kujto atë që vate e shkoi…

Se në botë humbjet edhe lodhjet

Herët i provon nënë moj.


Mos mu lut t’i falem Zotit prapë!

Tek e shkuara nuk ka më kthim

Vetëm ti je gazi im i vetëm

Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.


Pra ti flaki brengat nëna ime

Mos u trishto për mua përsëri

Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe

Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page