top of page

Me 19 Tetor 2003 u bë lumturimi i shenjtores Nënë Tereza.

  • Oct 20, 2024
  • 1 min read

Updated: Nov 1, 2024



ree


Sot 21 vite nga lumturimi i shenjtores Nënë Tereza

Shkruar nga Liberale


Sot mbushen 21 vite nga lumturimi i shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. 

Më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II. Nënë Tereza, siç e njohi bota mbarë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo u kushtoi jetën.

Ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës u mbajt në maj 2011, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951). Për këtë përulësi të pashembullt, do të vlerësohej në vitin 1979 me çmimin Nobel për Paqe, prej nga ku u mësua faqe globit kombësia e saj shqiptare.

Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ’80, përmblidheshin: kujdestaria e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960,000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47,000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3,400 të moshuarëve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.

Nënë Tereza, pas shumë kërkesash të refuzuara, u pranua të vizitonte Shqipërinë në 1989-n. Më 16 gusht të po atij viti, mundi të shkelte për herë të parë në vendin e origjinës.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page