top of page

Mikrosoft ka reaguar pas kaosit qè ka pushtuar botèn pas njè nderprerje te shèrbimeve te IT.

  • Jul 19, 2024
  • 1 min read

Updated: Jul 20, 2024

ree

Microsoft ka reaguar pas kaosit që ka pushtuar botën pas një ndërprerje të shërbimeve të IT. Bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, Bursat e Londrës, Microsoft, transmetuesit televizivë, radiofonikë dhe supermarketet janë prekur nga probleme të sistemeve të IT.

Microsoft ka dalë me një njoftim ku thotë se kompania po ndërmerr masa pas problemeve të shërbimit në të gjithë botën, duke shtuar se ndërprerja e shërbimit filloi pas mesnate.

Sky News. raporton se kompania thotë se po heton problemet me shërbimet cloud në SHBA dhe një problem që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.


Firma e sigurisë së IT-së Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Ëindoës të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.


“Faleminderit që kontaktuat me mbështetjen e Crowdstrike. Crowdstrike është në dijeni të raporteve të problemeve në Windows… lidhur me sensorin Falcon”.


Prej disa orësh, shumë vende të botës ndodhen në kolaps pasi ndërprerja e internetit ka bërë që shumë shërbime të bllokohen

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page