top of page

Mira Murati, ish-shefe e teknologjisë në OpenAI, raportohet se po përgatitet të mbyllë një nisme të re.

Updated: May 3




ree


“Thinking Machines Lab”, nisma më e re në fushën e inteligjencës artificiale nga shqiptarja, Mira Murati, ish-shefe e teknologjisë në OpenAI, raportohet se po përgatitet të mbyllë një nga raundet më të mëdha të financimit fillestar ndonjëherë.

Sipas Business Insider, kompania ka dyfishuar objektivin e saj fillestar dhe tani synon të mbledhë 2 miliardë dollarë. Nëse ky raund realizohet me sukses, vlera e Thinking Machines Lab do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë, pavarësisht se startup-i ende nuk ka një produkt të konkretizuar apo të ardhura.

Ajo që e veçon këtë iniciativë është ekipi i Muratit i cili është i përbërë nga dhjetëra studiues të njohur të inteligjencës artificiale.

Ndër ta përfshihen emra të njohur si Bob McGreë, ish-drejtues i kërkimeve në OpenAI, dhe Alec Radford, një nga mendjet pas risive më të mëdha të asaj kompanie, të cilët tani shërbejnë si këshilltarë për Thinking Machines Lab.

Kompania ka deklaruar më parë se vizioni i saj është të ndërtojë sisteme AI që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të gjithanshme krahasuar me ato që ekzistojnë aktualisht.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page